Europa Postuar më 4 Tetor 2023, 10:44

Italia zvogëlon garancitë shtetërore - Vendi fokusohet në infrastrukturën bazë  

Nga SCAN TV
Italia zvogëlon garancitë shtetërore - Vendi fokusohet në

Italia synon të zvogëlojë paketën aktuale të garancive shtetërore dhe të krijojë një skemë të re për të nxitur investimet private në infrastrukturën strategjike. Deklarata u bë nga ministri i Ekonomisë, Giancarlo Giorgetti.

Masa është pjesë e përpjekjeve të Romës për të hequr gradualisht politikat ekspansioniste të miratuara që nga viti 2020 në vazhdën e pandemisë COVID-19 dhe krizës energjetike të përkeqësuar nga pushtimi i Ukrainës nga Moska.

Më 31 dhjetor 2022, garancitë shtetërore arritën në 15.8% të produktit të brendshëm bruto të Italisë, pak më poshtë se 16.1% e vitit 2021. Giorgetti u shpreh se qeveria është duke punuar për një nismë sistematike që do të shënojë një ndryshim vendimtar në mënyrën se si financohen shpenzimet e investimeve në infrastrukturë.

Ai shtoi se garancitë shtetërore nuk duhet të përdoren më për të injektuar likuiditet masiv në sistemin ekonomik, siç bëri Italia gjatë pandemisë, por në vend të kësaj duhen financuar “ndërhyrje selektive”. Qeveria planifikon të krijojë edhe një fond garancie për mbrojtjen e të siguruarve, të financuar me kontribute nga grupet e sigurimeve.

Një fond i tillë do të “siguronte mbrojtjen e policave, veçanërisht në sektorin e sigurimeve të jetës, në mënyrë që të mbështesë besimin e tyre në treg dhe të kontribuojë në stabilitetin e sistemit financiar”, shtoi ministri.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 4 Tetor

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore!

Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 100.7 lekë dhe është shitur me 101.7 lekë sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat