Shqipëria Postuar më 4 Tetor 2023, 08:41

Turizmi, Rama: Suksesi i këtij viti mund të kthehet në bumerang nëse nuk përgatitemi. Balluku: Do ndërhyjmë në transportin publik, 50% e Hekurudhës Tiranë-Durrës ka përfunduar

Nga SCAN TV
Turizmi, Rama: Suksesi i këtij viti mund të kthehet në bumerang

Në takimin e organizuar për të bërë bilancin e sezonit turistik 2023, Kreu i Qeverisë Edi Rama tha se suksesi i këtij viti mund të kthehet në bumerang nëse nuk përgatitemi në kohë për të përballuar flukset në rritje që vitin e ardhshëm. Ai tha se tashmë kemi shenjat që mund të ndërtojmë një Shqipëri turistike 365 ditë të vitit, ndërkohë që deri në dhjetor pritet të arrihet shifra rekord e 9 milionë turistëve.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se sezoni turistik i këtij viti ka sjellë me vete urgjencën për të ndërhyrë te transporti publik, i preferuar veçanërisht nga vizitorët perëndimorë. Ajo tha se aktualisht është kryer mbi 50% e volumit të punimeve për ndërtimin e Hekurudhës Tiranë-Durrës.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se do të krijohet një agjenci e posaçme policore dedikuar turizmit. Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro tha se 8,3 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 9 mujorin e vitit 2023.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat