“Fondacioni Mane”, laborator modern TIK për gjimnazin “Raqi Qirinxhi” - 560 nxënës dhe 40 mësues, përfitues të drejtpërdrejt të infrastrukturës teknologjike

Viti i ri mësimor i ka gjetur nxënësit e gjimnazit “Raqi Qirinxhi” të Korçës me një laborator modern të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, mundësuar nga Fondacioni Mane në kuadër të angazhimit për të kontribuar në edukim dhe tek të rinjtë. 560 nxënës dhe 40 mësues pritet të jenë përfitues të drejtpërdrejt të infrastrukturës teknologjike dhe ky laborator mundëson.
Në përurimin e laboratorit ishte i pranishëm themeluesi i Fondacionit Mane, Samir Mane i cili ndau përvojën e tij si ish-nxënës i kësaj shkolle, ndërsa inkurajoi nxënësit të guxojnë dhe ndjekin ëndrrat e tyre, të cilat mund të krijohen që gjatë gjimnazit. Ai i këshilloi të studiojnë dhe të jenë kurioz ndaj ndryshimeve që e ardhmja sjell.
Drejtoresha Keti Qirinxhi vlerësoi mbështetjen e Fondacionit Mane për gjimnazin. Për drejtoreshën, ky investim është shumë i rëndësishëm që nxënësit të kenë mundësi të zhvillojnë idetë dhe projektet e tyre dhe të aftësohen për të bërë profesionistë të zotë apo sipërmarrës të denjë, si shembulli i Presidentit të Grupit BALFIN.
Fondacioni Mane e konsideron edukimin si alternativën më të mirë për të përgatitur qytetarët e nesërm dhe mbështet institucionet arsimore për të rritur cilësinë e mësimdhënies dhe për t’u ofruar të rinjve mundësitë e zhvillimit akademik dhe profesional.
Ada Hazizolli/SCAN
Sondazh

Çmimet europiane të banesave regjistrojnë rënie për herë të parë në pothuajse një dekadë!
Çmimet e banesave kanë rënë me 1.7% në eurozonë krahasuar me një vit më parë dhe me 1.1% në Bashkimin Europian në tremujorin e dytë të 2023, sipas Eurostat.......

Shqipëria fiton vendin e 3-të në barometrin global të turizmit!
Kryeministri vendit ka ndarë në rrjetet e tij sociale njoftimin e Organizatës Botërore Të Turizmit (UNWTO) sipas së cilës Shqipëria ka arritur në vendin e 3-të......

Formula, sa do të jetë taksa e banesës për sipërfaqe? - Shembuj të zbritjes për shtëpinë e parë sipas vlerës
Projektligji për taksimin e pasurive të paluajtshme po avancon edhe më tej për t’u bërë gati për miratim. Nëse niveli i taksës së aplikuar për ndërtesat me......

Shqetësimet e bizneseve ndaj qeverisë - Nga ligji i konsultimit publik, tek kthimi i përgjigjeve
Bizneset dhe përfaqësuesit e dhomave të tregtisë kanë ngritur shqetësime të ndryshme lidhur me procedurat me të cilat përballen, duke kërkuar ndërhyrjen e......

Paralajmërohet rritje çmimesh për dhomat e hoteleve - Rama: Do të vendosim referencë për njësitë akomoduese
Qeveria planifikon që të vendosë çmime reference për dhomat e hoteleve dhe apartamentet që jepen me qira për pushuesit vendas dhe turistët e huaj. Gjatë një......

Shqiptarët jashtë për turizëm, kartoni jeshil rritje 45% - U paguan rreth 1.2 milionë euro për sigurimin e makinave që udhëtuan jashtë kufijve
Rritja shifrave të turizmit gjatë kësaj vere konfirmohen edhe nga të dhënat e tregut të sigurimeve, të cilat flasin për një shtim të fortë të numrit të......

Fund përjashtimeve nga taksat për pensionistët e huaj - Vendimi i qeverisë portugeze nga viti 2024. Synohet frenimi i rritjes së çmimit të banesave
Portugalia do të ndalojë dhënien e përjashtimeve nga taksat për pensionistët e huaj duke filluar nga viti 2024. Vendimi u njoftua nga kryeministri Antonio......

Nobeli për fizikë ndahet në ‘tresh’ - Triumfojnë SHBA, Gjermania dhe Suedia
Çmimi Nobel i këtij viti për Fizikë është ndarë mes Pierre Agostini nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ferenc Keausz nga Gjermania dhe Anne L’Huillier nga......