Bota Postuar më 3 Tetor 2023, 14:57

Nobeli për fizikë ndahet në ‘tresh’ - Triumfojnë SHBA, Gjermania dhe Suedia

Nga SCAN TV
Nobeli për fizikë ndahet në ‘tresh’ - Triumfojnë

Çmimi Nobel i këtij viti për Fizikë është ndarë mes Pierre Agostini nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ferenc Keausz nga Gjermania dhe Anne L’Huillier nga Suedia. Të tre fituesve iu njohën merita të barabarta për metodat eksperimentale që gjenerojnë impulse drite attosekondë për studimin e dinamikës së elektroneve në materie.

Çmimi Nobel në Fizikë, i vendosur me vullnetin e shpikësit dhe industrialistit Alfred Nobel në 1895, është një nga çmimet më prestigjioze që u jepet studiuesve dhe shkencëtarëve që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e fizikës dhe kanë bërë zbulime që zgjerojnë të kuptuarit njerëzor të universit fizik.

Çmimi Nobel për Fizikë jepet çdo vit që nga viti 1901 dhe është një nga Nobelët më të vjetër që është dhënë.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat