Ministri Mete takim me Përfaqësuesin e FMN – Në diskutim reforma e financave publike dhe konsolidimi fiskal

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin e Përhershëm të FMN-së për Ballkanin Perendimor, Sebastian Sosa ku disa nga çështjet e diskutuara kanë qenë vijimi i reformave të financave publike dhe konsolidimi i mëtejshëm fiskal.
Në takim u vlerësua bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe FMN-së dhe mbështetja që ky institucion ka dhënë e vijon të japë për vendin tonë në drejtim të forcimit të financave publike dhe reformave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare.
Diskutimi mes palëve u përqendrua në zhvillimet më të fundit ekonomike dhe pritshmëritë për situatën makroekonomike dhe fiskale. Ministri i Financave konfirmoi angazhimin për të vijuar konsolidimin fiskal dhe zbatimin e reformave të mëtejshme.
Në takim u vlerësua ecuria e reformave të financave publike, përfshirë edhe adresimi i sfidave të reja për ekonominë e gjelbër.
Përfaqësuesi i Përhershëm Rajonal i Fondit Monetar Ndërkombëtar z. Sebastian Sosa shprehu angazhimin për të vijuar bashkëpunimin dhe mbështetjen për institucionet shqiptare.
SCAN
Sondazh

Spanja goditet rëndë nga rritja e çmimit të vajit të ullirit - Çfarë impakti do të ketë kjo në Europë?!
Thatësira dhe valët ekstreme të të nxehtit kanë përgjysmuar prodhimin spanjoll të vajit të ullirit. Çmimi në origjinë është rritur me 112 % që nga viti i......

Ekonomia e dytë më e madhe në botë nuk është rritur kaq ngadalë që nga viti 1990!
Ekonomia e dytë më e madhe në botë nuk është rritur aq ngadalë që nga viti 1990, përveç viteve të pandemisë. Banka Botërore parashikon një normë rritjeje prej......

Sfida e “gjelbër” e Bankës Botërore - Çdo dollar i investuar në parandalim dhe qendrueshmëri kursen 4 dollarë
Vendet mund të bëjnë shumë pak në mënyrë individuale për të trajtuar ndryshimet klimatike, humbjen e biodiversitetit dhe pandemitë. Efektet e këtyre krizave......

Nuk ka ulje taksash në Britani - Ministri i Financave, Hunt përjashton mundësinë
Ministri i Financave i Mbretërisë së Bashkuar, Jeremy Hunt përjashtoi mundësinë e uljes së taksave në afat të shkurtër, duke argumentuar se një vendim i tillë......

Familja më e pasur në Europë - Fondet e oborrit mbretëror, më shumë se 334 miliardë dollarë
Familja mbretërore më e pasur e Kontinentit të Vjetër lidhet me një nga vendet më të vogla në botë, por edhe me një dinasti disa miliardë dollarëshe, e cila ka......

Rikuperon Dollari amerikan ndërsa Euro dhe Paundi humbasin ndjeshëm pikë!
Dollari amerikan vazhdon paqëndrueshmërinë e tij teksa nga humbja e djeshme ka regjistruar sërish rritje këtë mëngjes duke u blerë sot me 100.5 lekë dhe duke u......

"Avullojnë" studentët nëpër auditorë - Regjistrimet, në rënie vit pas viti. Universiteti "Eqrem Çabej" i Gjirokastrës, në "rrezik"
Shifrat zyrtare mbi arsimin e lartë referuar “Institutit të Statistikave” tregojnë se universitet po boshatisen nga viti në vit. Në vitin akademik 2022-2023 u......

Tetori nis me pesimizëm për ekonominë - Vrojtimi i BSH/ Bizneset raportojnë situatë të mirë financiare. Presin rënie të kërkesës e punësimit
Muaji tetor i ka gjetur bizneset e konsumatorët pesimistë lidhur me pritshmëritë ekonomike. Sondazhi periodik i Bankës së Shqipërisë konkludon që treguesi i......