Sfida e “gjelbër” e Bankës Botërore - Çdo dollar i investuar në parandalim dhe qendrueshmëri kursen 4 dollarë

Vendet mund të bëjnë shumë pak në mënyrë individuale për të trajtuar ndryshimet klimatike, humbjen e biodiversitetit dhe pandemitë. Efektet e këtyre krizave nuk ndalojnë në kufijtë e vendeve, ndaj komuniteti global duhet t'i trajtojë këto çështje së bashku. Kjo kushton para dhe këtu hyn në lojë Banka Botërore. Ajo është gjithashtu organizata më e madhe e financimit të zhvillimit në botë dhe për këtë arsye ushtron një ndikim të rëndësishëm në lirimin e fondeve për të luftuar krizën klimatike dhe sfidat e tjera globale. Përballë këtyre, Banka Botërore duhet të përshtatë modelin e saj aktual të biznesit si dhe duhet të mbështesë vendet që të adoptojnë mënyra më të qëndrueshme të jetesës, prodhimit dhe konsumit.
Qëllimi është gjithashtu që vendet të përgatiten më mirë për rreziqet klimatike, pandemitë e ardhshme dhe kriza të tjera, sepse rritja me çdo kusht nuk është një opsion. Një mjedis i pastër, një klimë e qëndrueshme, paqja dhe shëndeti global janë të mira publike globale të nevojshme për të gjithë ne për të mbijetuar. Sigurimi ose mbrojtja e të mirave publike globale në Jugun global do të kushtojë rreth 2.4 trilion dollarë çdo vit deri në vitin 2030. Ky numër mund të tingëllojë mjaft alarmant.
Por, siç thekson Banka Botërore, kjo është një kosto e vogël në krahasim me kostot e mosveprimit të plotë, sepse sa më shpejt që komuniteti global t'i adresojë këto sfida, aq më të ulëta janë pasojat dhe kostot negative. Studimet tregojnë se çdo dollar i investuar në parandalimin dhe qëndrueshmërinë kursen katër dollarë në përgjigjen ndaj krizës në afat të gjatë. Banka Botërore mund të aksesojë fondet e nevojshme duke modifikuar strukturat dhe mënyrat e funksionimit, por veçanërisht duke përdorur më shumë kapital privat. Do të ndihmonte gjithashtu në ndryshimin e kritereve të huadhënies dhe do të ofronte, për shembull, kredi më të favorshme për të mbrojtur të mirat publike.
Investimi në burimet e rinovueshme të energjisë ia vlen, sepse ato po bëhen gjithnjë e më shumë opsioni më i lirë dhe, të paktën teorikisht, opsioni më i mirë financiar. Koncepti i grupit të vetëm të Bankës Botërore / One World Bank Group, do të thotë që të gjitha institucionet u ofrojnë vendeve huamarrëse mbështetje të koordinuar, bazuar në analiza të përbashkëta ose plotësuese.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Nuk ka ulje taksash në Britani - Ministri i Financave, Hunt përjashton mundësinë
Ministri i Financave i Mbretërisë së Bashkuar, Jeremy Hunt përjashtoi mundësinë e uljes së taksave në afat të shkurtër, duke argumentuar se një vendim i tillë......

Familja më e pasur në Europë - Fondet e oborrit mbretëror, më shumë se 334 miliardë dollarë
Familja mbretërore më e pasur e Kontinentit të Vjetër lidhet me një nga vendet më të vogla në botë, por edhe me një dinasti disa miliardë dollarëshe, e cila ka......

Rikuperon Dollari amerikan ndërsa Euro dhe Paundi humbasin ndjeshëm pikë!
Dollari amerikan vazhdon paqëndrueshmërinë e tij teksa nga humbja e djeshme ka regjistruar sërish rritje këtë mëngjes duke u blerë sot me 100.5 lekë dhe duke u......

"Avullojnë" studentët nëpër auditorë - Regjistrimet, në rënie vit pas viti. Universiteti "Eqrem Çabej" i Gjirokastrës, në "rrezik"
Shifrat zyrtare mbi arsimin e lartë referuar “Institutit të Statistikave” tregojnë se universitet po boshatisen nga viti në vit. Në vitin akademik 2022-2023 u......

Tetori nis me pesimizëm për ekonominë - Vrojtimi i BSH/ Bizneset raportojnë situatë të mirë financiare. Presin rënie të kërkesës e punësimit
Muaji tetor i ka gjetur bizneset e konsumatorët pesimistë lidhur me pritshmëritë ekonomike. Sondazhi periodik i Bankës së Shqipërisë konkludon që treguesi i......

Internet i shpejtë në celular, 300 mijë përdorues më pak - AKEP: Numri i abonentëve me akses broadband ra në rreth 2 milionë në mes të vitit
Numri i përdoruesve të internetit të shpejtë nëpër celularë ka shënuar një rënie drastike këtë vit. AKEP raporton se aktualisht numri i pajtimtarëve me akses......

1 në 4 të rritur në Shqipëri “zhvatet” nga duhani - “Rritja e akcizës në 90 euro për 1 mijë cigare, do reduktonte duhanpirjen”
Një në katër të rritur në Shqipëri konsumojnë duhan apo e thënë ndryshe 25 për qind e popullsisë madhore, duke i shkaktuar vetes dëme shëndetësore dhe......

50 mln euro kredi franceze për energjinë - Do të përdoret për funksionimin e bursës dhe statusin e klientit në nevojë
Përmbushja e reformës në sektorin elektroenergjetik e nisur në vitin 2015, duket se kërkon financime shtesë, teksa një marrëveshje kredie prej 50 mln euro, ka......