Spanja goditet rëndë nga rritja e çmimit të vajit të ullirit - Çfarë impakti do të ketë kjo në Europë?!

Thatësira dhe valët ekstreme të të nxehtit kanë përgjysmuar prodhimin spanjoll të vajit të ullirit. Çmimi në origjinë është rritur me 112 % që nga viti i kaluar.
Vaji i ullirit është një nga produktet më të konsumuara në botë dhe një përbërës thelbësor i dietës mesdhetare. Por muajt e fundit kanë parë që çmimi i tij ka arritur nivele të larta historike. Askund në Bashkimin Europian nuk është goditur më shumë se Spanja, pavarësisht se është prodhuesi kryesor në botë i produkteve thelbësore për dyqanet dhe marketet.
Thatësira dhe valët ekstreme të të nxehtit kanë përgjysmuar prodhimin spanjoll të vajit të ullirit. Çmimi në origjinë është rritur me 112 % që nga viti i kaluar,
Një litër vaj në dyqanet spanjolle është rritur me 52.5 % në një vit, shumë mbi mesataren europiane prej 38.3 % dhe të vendeve të tjera prodhuese si Italia, Greqia dhe Portugalia.
Rritja e kostos së vajit të ullirit po rrit edhe çmimin e produkteve të tjera, duke përfshirë edhe mallrat e konservuara. Tani në Spanjë, përbërësi më i shtrenjtë në një kanaçe sardele është vaji i ullirit që përmban.
Spanja eksporton 70 % të prodhimit të saj të vajit të ullirit, që do të thotë se konsumatorët spanjollë tani duhet të konkurrojnë për këtë mall në një treg global gjithnjë e më konkurrues.
"Në Spanjë, ne jemi mësuar që çmimet e vajit të ullirit të jenë më të ulëta se pjesa tjetër e botës," thotë Jaime Lillo, zëvendësdrejtor në Këshillin Ndërkombëtar të Ullirit. Dhe kështu ajo që ka ndodhur është se në Spanjë, ku çmimet ishin më të ulëta, ata kanë lëvizur më shumë në përputhje me çmimet italiane, me çmime të paguara në Shtetet e Bashkuara, në Francë, në Greqi.
Prodhimi i këtij viti pritet të jetë i ngjashëm me atë të vitit të kaluar. Një ulje e mundshme e çmimit të vajit të ullirit do të vijë vetëm me një rritje të prodhimit dhe një lehtësim nga moti ekstrem që vendet mesdhetare i janë nënshtruar gjithnjë e më shumë së fundmi.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Ekonomia e dytë më e madhe në botë nuk është rritur kaq ngadalë që nga viti 1990!
Ekonomia e dytë më e madhe në botë nuk është rritur aq ngadalë që nga viti 1990, përveç viteve të pandemisë. Banka Botërore parashikon një normë rritjeje prej......

Sfida e “gjelbër” e Bankës Botërore - Çdo dollar i investuar në parandalim dhe qendrueshmëri kursen 4 dollarë
Vendet mund të bëjnë shumë pak në mënyrë individuale për të trajtuar ndryshimet klimatike, humbjen e biodiversitetit dhe pandemitë. Efektet e këtyre krizave......

Nuk ka ulje taksash në Britani - Ministri i Financave, Hunt përjashton mundësinë
Ministri i Financave i Mbretërisë së Bashkuar, Jeremy Hunt përjashtoi mundësinë e uljes së taksave në afat të shkurtër, duke argumentuar se një vendim i tillë......

Familja më e pasur në Europë - Fondet e oborrit mbretëror, më shumë se 334 miliardë dollarë
Familja mbretërore më e pasur e Kontinentit të Vjetër lidhet me një nga vendet më të vogla në botë, por edhe me një dinasti disa miliardë dollarëshe, e cila ka......

Rikuperon Dollari amerikan ndërsa Euro dhe Paundi humbasin ndjeshëm pikë!
Dollari amerikan vazhdon paqëndrueshmërinë e tij teksa nga humbja e djeshme ka regjistruar sërish rritje këtë mëngjes duke u blerë sot me 100.5 lekë dhe duke u......

"Avullojnë" studentët nëpër auditorë - Regjistrimet, në rënie vit pas viti. Universiteti "Eqrem Çabej" i Gjirokastrës, në "rrezik"
Shifrat zyrtare mbi arsimin e lartë referuar “Institutit të Statistikave” tregojnë se universitet po boshatisen nga viti në vit. Në vitin akademik 2022-2023 u......

Tetori nis me pesimizëm për ekonominë - Vrojtimi i BSH/ Bizneset raportojnë situatë të mirë financiare. Presin rënie të kërkesës e punësimit
Muaji tetor i ka gjetur bizneset e konsumatorët pesimistë lidhur me pritshmëritë ekonomike. Sondazhi periodik i Bankës së Shqipërisë konkludon që treguesi i......

Internet i shpejtë në celular, 300 mijë përdorues më pak - AKEP: Numri i abonentëve me akses broadband ra në rreth 2 milionë në mes të vitit
Numri i përdoruesve të internetit të shpejtë nëpër celularë ka shënuar një rënie drastike këtë vit. AKEP raporton se aktualisht numri i pajtimtarëve me akses......