Biznesi, miliarda lekë investime në turizëm - Vetëm në gjysmën e parë të vitit vlera ishte 5,6 miliardë lekë
Sektori i turizmit në Shqipëri, sidomos gjatë këtij viti, përjetoi një “boom” të vërtetë. Rreth 7,2 milionë turistë të huaj hynë në vend deri në fund të 8 muajve të këtij viti. Ndërkohë, kërkesave në rritje po i përgjigjet edhe një infrastrukturë gjithnjë e më shumë modern. Të dhënat zyrtare bëjnë të ditur se në vitet e fundit është rritur interesi i biznesit për të operuar në fushën e turizmit.
Vëtëm në gjysmën e parë të këtij viti janë dhënë 35 leje ndërtimi për hotele dhe struktura të ngjashme akomoduese, me një sipërfaqe totale prej rreth 62 mijë metër katrorë. Biznesi llogaritet të investojë për ngritjen e këtyre strukturave një vlerë prej 5,6 miliardë lekë. Ndonëse sipërfaqja e ndërtimit është më e vogël se viti paraardhës, vlera e investuar është 18 % më shumë, çka mund të tregojë rritjen e cilësisë të strukturave.
Gjysma e parë e vitit 2019 vijon të mbajë rekord përsa i përket lejeve dhe sipërfaqeve të ndërtimit në këtë sektor, por mbi të gjitha të vlerës së këtyre investimeve që u përllogarit në rreth 11 miliardë lekë. Por, viti 2020 i pandemisë, ndër të tjera frenoi edhe këtë ecuri dhe dy vitet pasardhëse regjistruan një rritje trë ngadaltë, për të kulmuar në vitin aktual.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në total për gjysmën e parë të vitit 2023, të ardhurat nga turizmi ishin 1.55 miliardë euro, ose 420 milionë euro më shumë se një vit më parë.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Paundi britanik pësoi muajin e tij më të keq në një vit dhe strategët presin një rënie të mëtejshme!
Paundi britanik pësoi muajin e tij më të keq kundrejt dollarit amerikan në një vit në shtator dhe strategët tregojnë pak optimizëm për pjesën tjetër të vitit,......

Protestojnë mjekët në Gjermani - Kosto e lartë e jetesës dhe rritja e inflacionit, arsyet kryesore
Mijëra mjekë dolën në rrugë në qytete të ndryshme të Gjermanisë duke u ankuar për koston e lartë të jetesës mes rritjes së inflacionit që ka prekur shumë vende......

Ministri Mete takim me Përfaqësuesin e FMN – Në diskutim reforma e financave publike dhe konsolidimi fiskal
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin e Përhershëm të FMN-së për Ballkanin Perendimor, Sebastian Sosa ku disa......

Spanja goditet rëndë nga rritja e çmimit të vajit të ullirit - Çfarë impakti do të ketë kjo në Europë?!
Thatësira dhe valët ekstreme të të nxehtit kanë përgjysmuar prodhimin spanjoll të vajit të ullirit. Çmimi në origjinë është rritur me 112 % që nga viti i......

Ekonomia e dytë më e madhe në botë nuk është rritur kaq ngadalë që nga viti 1990!
Ekonomia e dytë më e madhe në botë nuk është rritur aq ngadalë që nga viti 1990, përveç viteve të pandemisë. Banka Botërore parashikon një normë rritjeje prej......

Sfida e “gjelbër” e Bankës Botërore - Çdo dollar i investuar në parandalim dhe qendrueshmëri kursen 4 dollarë
Vendet mund të bëjnë shumë pak në mënyrë individuale për të trajtuar ndryshimet klimatike, humbjen e biodiversitetit dhe pandemitë. Efektet e këtyre krizave......

Nuk ka ulje taksash në Britani - Ministri i Financave, Hunt përjashton mundësinë
Ministri i Financave i Mbretërisë së Bashkuar, Jeremy Hunt përjashtoi mundësinë e uljes së taksave në afat të shkurtër, duke argumentuar se një vendim i tillë......

Familja më e pasur në Europë - Fondet e oborrit mbretëror, më shumë se 334 miliardë dollarë
Familja mbretërore më e pasur e Kontinentit të Vjetër lidhet me një nga vendet më të vogla në botë, por edhe me një dinasti disa miliardë dollarëshe, e cila ka......