Europa Postuar më 3 Tetor 2023, 10:02

Protestojnë mjekët në Gjermani - Kosto e lartë e jetesës dhe rritja e inflacionit, arsyet kryesore

Nga SCAN TV
Protestojnë mjekët në Gjermani - Kosto e lartë e

Mijëra mjekë dolën në rrugë në qytete të ndryshme të Gjermanisë duke u ankuar për koston e lartë të jetesës mes rritjes së inflacionit që ka prekur shumë vende europiane. Mjekët në Berlin u mblodhën jashtë selisë së Ministrisë Federale të Shëndetësisë, duke kërkuar më shumë mbështetje financiare.

Me moton "Kriza e Klinikës", në këtë grevë mbarëkombëtare morën pjesë rreth 20 shoqata mjekësore, organizata statutore të sigurimeve shëndetësore dhe një numër i madh farmacish.

Organizatorët thanë se kostot në rritje të energjisë, përpjekjet e dështuara të digjitalizimit dhe mungesa e profesionistëve të aftë i kanë lënë klinikat në kufijtë e sfidave së pakapërcyeshme.

Buxheti i rreptë i qeverisë vetëm sa ka komplikuar gjendjen e tyre ekonomike dhe mbylljet e njëpasnjëshme të klinikave mund të kthehen në normalitet nëse situata aktuale nuk ndryshon.

Në pamundësi për të përballuar jetesën, mjaft klinika janë të detyruara të përballojnë një ngarkesë të tepërt të pacientëve, që jo vetëm rrit në mënyrë dramatike ngarkesën e mjekëve, por gjithashtu ndikon në cilësinë e kujdesit të ofruar për shkak të kohës më të paktë dhe të kufizuar të konsultimit.

Sipas stafit mjekësor, ata nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të protestojnë, sepse duhet të sigurohen që të kenë para’ deri në fund të muajit për të paguar qiranë e shtëpive. Pagat mesatare të mjekëve fillestarë variojnë nga rreth 5 mijë euro deri në 7 mijë euro në muaj në varësi të specialitetit.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat