Europa Postuar më 3 Tetor 2023, 14:59

Fund përjashtimeve nga taksat për pensionistët e huaj - Vendimi i qeverisë portugeze nga viti 2024. Synohet frenimi i rritjes së çmimit të banesave

Nga SCAN TV
Fund përjashtimeve nga taksat për pensionistët e huaj - Vendimi i

Portugalia do të ndalojë dhënien e përjashtimeve nga taksat për pensionistët e huaj duke filluar nga viti 2024. Vendimi u njoftua nga kryeministri Antonio Costa, duke shpjeguar se vazhdimi i lehtësive tatimore do të ndihmonte në rritjen e çmimeve të pronave në mes të një krize të pasurive të paluajtshme.

Sipas kryeministrit, mbajtja në fuqi e një mase të tillë në të ardhmen do të përbënte zgjatjen e një padrejtësie fiskale të pajustifikuar dhe do të ishte një mënyrë indirekte për të vazhduar rritjen e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme.

Kosta saktësoi se përjashtimet e dhëna tashmë do të mbeten në fuqi. I prezantuar për të huajt që jetojnë të paktën gjysmën e vitit në Portugali, ky përjashtim për dhjetë vjet ishte I plotë deri në vitin 2020. Që nga ai vit, të ardhurit e rinj mund të përfitojnë nga një normë e reduktuar tatimore prej 10%. Masa u prezantua në vitin 2012 për të tërhequr kapitalin e huaj në Portugali, e cila më pas u godit rëndë nga kriza e borxhit.

Rreth 10,000 persona përfituan prej tij, kryesisht pensionistë francezë, britanikë ose italianë, të cilët u vendosën kryesisht në rajonin e Lisbonës, ose në vendpushimet bregdetare të Algarve dhe që kontribuan efektivisht në rimëkëmbjen e tregut të pasurive të paluajtshme.

Sipas një studimi, midis viteve 2012 dhe 2021 kostoja e strehimit në Portugali u rrit me 78%, krahasuar me 35% në të gjithë Bashkimin Europian. Në tremujorin e dytë të vitit 2023, qiraja mesatare u rrit edhe me 11% në bazë vjetore, sipas të dhënave zyrtare të publikuara së fundmi.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video