Formula, sa do të jetë taksa e banesës për sipërfaqe? - Shembuj të zbritjes për shtëpinë e parë sipas vlerës

Projektligji për taksimin e pasurive të paluajtshme po avancon edhe më tej për t’u bërë gati për miratim. Nëse niveli i taksës së aplikuar për ndërtesat me ligjin aktual është 0.05 %, propozimi i bërë është që kjo taksë të variojë nga 0.1 % -0.2%. Baza e taksës së pasurisë është vlera e taksueshme e pasurisë së paluajtshme dhe për banesën e parë, qytetarët përfitojnë zbritje. Por konkretisht sa do të jetë kjo vlerë? SCAN TV ka siguruar shembujt e marrë nga Ministria e Financave për të dhënë një pasqyrë më të qartë se sa do të paguajnë qytetarët shqiptarë.
Kështu, për një apartament 72 m2 në Tiranë me vlerë 100 milionë lekë, zbritja e zbatueshme llogaritet në 3.6 milionë lekë, shkalla e taksës 0.12 %, taksa për tu paguar aktualisht 3600 lekë, taksa për tu paguar në të ardhmen 4320 lekë. Diferenca llogaritet në +18 për qind.
Ndërsa për një banesë po ë Tiranë, me sipërfaqe 100 m2 dhe vlerë 150 milionë lekë, zbritja e zbatueshme llogaritet në 4.5 milionë lekë, shkalla e taksës 0.12 %, taksa për tu paguar aktualisht 7500 lekë, taksa për tu paguar në të ardhmen 12.600 lekë. Me një kapërcim që llogaritet në 50 %.
Sipas formulës, taksa ndryshon në varësi të sipërfaqes dhe vlerës së pronës, ku sa më lartë vlera, aq më shumë duhet të paguajnë qytetaret. Nëse do të marrim shembullin e një banese në Vlorë, me sipërfaqe 110 m2 dhe vlerë 90 milionë lekë, zbritja e zbatueshme llogaritet në 3 milionë lekë, shkalla e taksës 0.12 %, taksa për tu paguar aktualisht 4950 lekë, taksa për tu paguar në të ardhmen 8280 lekë. rritja kalkulohet në 50 %. Për një apartament me vlerë 62 milionë lekë po në këtë njësi, taksa që do të paguhet do të jetë 18 për qind më e lartë, ose rreth 20.46 lekë.
Qytetarët në bashki ku vlera e pronës është më e ulët do të paguajnë më pak. Si për shembull në Memaliaj, taksa do të variojë nga 576 lekë në 2 mijë lekë, për apartamente nga 60 m2 – 120 m 2. Taksa për banesat pritet të hyjë në fuqi nga 1 Janari 2026.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Shqetësimet e bizneseve ndaj qeverisë - Nga ligji i konsultimit publik, tek kthimi i përgjigjeve
Bizneset dhe përfaqësuesit e dhomave të tregtisë kanë ngritur shqetësime të ndryshme lidhur me procedurat me të cilat përballen, duke kërkuar ndërhyrjen e......

Paralajmërohet rritje çmimesh për dhomat e hoteleve - Rama: Do të vendosim referencë për njësitë akomoduese
Qeveria planifikon që të vendosë çmime reference për dhomat e hoteleve dhe apartamentet që jepen me qira për pushuesit vendas dhe turistët e huaj. Gjatë një......

Shqiptarët jashtë për turizëm, kartoni jeshil rritje 45% - U paguan rreth 1.2 milionë euro për sigurimin e makinave që udhëtuan jashtë kufijve
Rritja shifrave të turizmit gjatë kësaj vere konfirmohen edhe nga të dhënat e tregut të sigurimeve, të cilat flasin për një shtim të fortë të numrit të......

Fund përjashtimeve nga taksat për pensionistët e huaj - Vendimi i qeverisë portugeze nga viti 2024. Synohet frenimi i rritjes së çmimit të banesave
Portugalia do të ndalojë dhënien e përjashtimeve nga taksat për pensionistët e huaj duke filluar nga viti 2024. Vendimi u njoftua nga kryeministri Antonio......

Nobeli për fizikë ndahet në ‘tresh’ - Triumfojnë SHBA, Gjermania dhe Suedia
Çmimi Nobel i këtij viti për Fizikë është ndarë mes Pierre Agostini nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ferenc Keausz nga Gjermania dhe Anne L’Huillier nga......

Temperaturat e larta në tetor: Sa nxehtë do të jetë në Europë këtë muaj?
Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe regjistruan të gjitha shtatorin e tyre më të nxehtë ndonjëherë, muajin e kaluar. Vendet në të gjithë Europën përjetuan......

Biznesi, miliarda lekë investime në turizëm - Vetëm në gjysmën e parë të vitit vlera ishte 5,6 miliardë lekë
Sektori i turizmit në Shqipëri, sidomos gjatë këtij viti, përjetoi një “boom” të vërtetë. Rreth 7,2 milionë turistë të huaj hynë në vend deri në fund të 8......

Paundi britanik pësoi muajin e tij më të keq në një vit dhe strategët presin një rënie të mëtejshme!
Paundi britanik pësoi muajin e tij më të keq kundrejt dollarit amerikan në një vit në shtator dhe strategët tregojnë pak optimizëm për pjesën tjetër të vitit,......