Shqiptarët jashtë për turizëm, kartoni jeshil rritje 45% - U paguan rreth 1.2 milionë euro për sigurimin e makinave që udhëtuan jashtë kufijve

Rritja shifrave të turizmit gjatë kësaj vere konfirmohen edhe nga të dhënat e tregut të sigurimeve, të cilat flasin për një shtim të fortë të numrit të shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë kufijve për të kaluar pushimet.
Kontratat e kartonit jeshil, sigurimi që paguan çdo mjet me targa shqiptare që kalon jashtë kufijve, rezultojnë në 45% më shumë se një vit më parë në muajin gusht. Të dhënat vijnë përmes Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, i cili raporton se Produkti Karton Jeshil në muajin janar-gusht 2023 pati një rritje prej 3.26% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 45.38% krahasuar me muajin janar-gusht 2022. Në total, shqiptarët paguan rreth 1.2 milionë euro për t’u siguruar nga aksidentet jashtë kufijve.
Po ashtu në rritje është edhe produkti i sigurimit kufitar. AMF bën me dije se Produkti Sigurim Kufitar, për periudhën janar-gusht 2023, pati një rritje 0.61% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar-gusht 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 12.52%.
Ndërkaq rritje të konsiderueshme ka pasur këtë verë i gjithë segmenti i sigurimit të detyrueshëm të automjeteve.
Produkti MTPL e brendshme, në muajin janar-gusht 2023, pati një rritje prej 8.55% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.78% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-gusht 2023 arritën rreth 9 miliardë lekë, ose 7.39% më shumë se në muajin janar-gusht 2022.
Tregu vijon të mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.98% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 7.94% dhe risigurimi 0.08 %. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 40.84% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 59.16% të totalit të tregut.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Fund përjashtimeve nga taksat për pensionistët e huaj - Vendimi i qeverisë portugeze nga viti 2024. Synohet frenimi i rritjes së çmimit të banesave
Portugalia do të ndalojë dhënien e përjashtimeve nga taksat për pensionistët e huaj duke filluar nga viti 2024. Vendimi u njoftua nga kryeministri Antonio......

Nobeli për fizikë ndahet në ‘tresh’ - Triumfojnë SHBA, Gjermania dhe Suedia
Çmimi Nobel i këtij viti për Fizikë është ndarë mes Pierre Agostini nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ferenc Keausz nga Gjermania dhe Anne L’Huillier nga......

Temperaturat e larta në tetor: Sa nxehtë do të jetë në Europë këtë muaj?
Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe regjistruan të gjitha shtatorin e tyre më të nxehtë ndonjëherë, muajin e kaluar. Vendet në të gjithë Europën përjetuan......

Biznesi, miliarda lekë investime në turizëm - Vetëm në gjysmën e parë të vitit vlera ishte 5,6 miliardë lekë
Sektori i turizmit në Shqipëri, sidomos gjatë këtij viti, përjetoi një “boom” të vërtetë. Rreth 7,2 milionë turistë të huaj hynë në vend deri në fund të 8......

Paundi britanik pësoi muajin e tij më të keq në një vit dhe strategët presin një rënie të mëtejshme!
Paundi britanik pësoi muajin e tij më të keq kundrejt dollarit amerikan në një vit në shtator dhe strategët tregojnë pak optimizëm për pjesën tjetër të vitit,......

Protestojnë mjekët në Gjermani - Kosto e lartë e jetesës dhe rritja e inflacionit, arsyet kryesore
Mijëra mjekë dolën në rrugë në qytete të ndryshme të Gjermanisë duke u ankuar për koston e lartë të jetesës mes rritjes së inflacionit që ka prekur shumë vende......

Ministri Mete takim me Përfaqësuesin e FMN – Në diskutim reforma e financave publike dhe konsolidimi fiskal
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin e Përhershëm të FMN-së për Ballkanin Perendimor, Sebastian Sosa ku disa......

Spanja goditet rëndë nga rritja e çmimit të vajit të ullirit - Çfarë impakti do të ketë kjo në Europë?!
Thatësira dhe valët ekstreme të të nxehtit kanë përgjysmuar prodhimin spanjoll të vajit të ullirit. Çmimi në origjinë është rritur me 112 % që nga viti i......