Shqipëria Postuar më 3 Tetor 2023, 15:02

Paralajmërohet rritje çmimesh për dhomat e hoteleve - Rama: Do të vendosim referencë për njësitë akomoduese

Nga SCAN TV
Paralajmërohet rritje çmimesh për dhomat e hoteleve - Rama: Do

Qeveria planifikon që  të vendosë çmime reference për dhomat e hoteleve dhe apartamentet që jepen me qira për pushuesit vendas dhe turistët e huaj. Gjatë një tryeze me bizneset, kryeministri Edi Rama paralajmëroi këtë iniciativë, duke thënë se deri në fund të vitit numri i turistëve pritet të arrijë në 10 milionë, ndërsa të ardhurat e në arkën e shtetit nga ky sektor nuk janë në proporcion të drejtë për shkak të evazionit.

Rama u ndal edhe në sektorin e ndërtimit duke u kthyer përgjigje kërkesave të shoqatës lidhur me çmimet e referencës dhe 3 % për banesat sociale. Rama tha se çmimet e referencës janë rritur në raport me vlerën e tregut dhe se përqindja për shtresat në nevojë është detyrim. Kryeministri theksoi se sa  takon sektorit do ndërhyhet në shkurtimin e burokracive për lejet e ndërtimit.

Gjatë konferencës mbi nismën e re të qeverisë për një rishikim tërësor të procedurave administrative të biznesit dhe shkurtim të burokracive, Rama theksoi se sistemi i prokurimeve do t’i “dorëzohet” inteligjencës artificiale.

Bizneseve do tu dorëzohet një pyetësor në mënyrë që të dalin në pah problematikat që hasin.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat