Bota Postuar më 3 Tetor 2023, 16:49

Zhvlerësim i rublës ruse përballë valutave të forta - Valuta ruse përballet me luhatje të mëdha çdo fillim muaji

Nga SCAN TV
Zhvlerësim i rublës ruse përballë valutave të forta -

Rubla ruse është dobësuar sërish kundrejt dollarit amerikan në fillim të muajit tetor, pavarësisht një përmirësimi të lehtë të martën. Këmbimi

i një dollari amerikan me më shumë se 100 rubla në muajin gusht, e pati nxitur Bankën Qendrore të Rusisë që ta rrisë normën e interesit në 13 për qind. Në mëngjesin e së martës, një dollar amerikan është tregtuar me 99.41 rubla ruse, ndërsa një euro me 104.11 rubla.

Valuta ruse përballet me luhatje të mëdha çdo fillim të muajit. Sipas ekspertëve ky fenomen përcillet nga konvertimi i të ardhurave të eksportuesve rusë, për të shlyer detyrimet financiare.

Këshilltarët ekonomikë të presidentit rus, Vladimir Putin kritikuan Bankën Qendrore për politika jo të duhura për gjendjen aktuale të rublës.

Rubla e ka përjetuar goditjen e madhe qysh prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022. Atë periudhë është shënuar rekord i tregtimit të valutës, pasi një dollarë amerikan është tregtuar për 120 rubla ruse. Rënia e eksporteve, sanksionet e Perëndimit dhe ndryshimi i kahes së tregtisë botërore, janë disa prej shkaktarëve të dobësimit të valutës ruse. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat