NOA, pjesë e “Innvest summit” - Spahiu: Sfida e të ardhmes mbetet digjitalizimi i shërbimeve financiare!

Edicioni i 6-të i samitit të përvitshëm “Innvest” u zhvillua sot pranë mjediseve të Piramidës, në Tiranë. Si një iniciativë e përvitshme dedikuar inovacionit, sipërmarrjes dhe sektorit financiar, samiti mbledh që nga viti 2018 liderë, sipërmarrës dhe vendimarrës publikë vizionarë me qëllim inkurajimin e inovacionit dhe të bashkëpunimit në shërbim të një zhvillimi ambicioz e të qëndrueshëm për vendin e rajonin.
I titulluar “E ardhmja e Financës në Ballkanin Perëndimor”, ky edicioni mblodhi së bashku rreth 200 përfaqësues të spikatur të sektorit financiar në Ballkan. Me mbështetjen e Fondacionit Visa dhe të NOA, panelistët u ndalën gjerësisht rreth të ardhmes së financave në rajon, transformimit dixhital dhe sfidave dhe oportuniteteve që sjellin risi të tilla si pagesat elektronike, aplikacionet digjitale financiare, aplikimet për financime digjitale etj.
“NOA si një institucion financiar jo bankë mori pjesë në panelin për krijimin e një të ardhme të qëndrueshme për financat, duke i dhënë më shumë rëndësi jo vetëm financimit që ne bëjmë për ekonominë shqiptare por edhe më shumë fokus edukimit dhe impaktit që ne japim në kuadër të dixhitalizimit të shërbimeve financiare”, thotë Herjola Spahiu, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i NOA.
Spahiu thekson se sfida e së ardhmes mbetet dixhitalizimi i shërbimeve financiare, me synimin që t'i krijohen mundësi aksesi në financë të gjitha bizneseve dhe jo vetëm. “Mbetet një nga vështirësitë kryesore udhëtimi i përbashkët i shërbimeve financiare me dixhitalizimin, nuk është shumë e thjeshtë, nuk ka qenë dhe nuk besoj se do të jetë. Ne mundohemi gjithmonë e më tepër ti përshtatemi nevojave të tyre, duke ua lehtësuar mënyrën e aksesimit në financa, pavarësisht vendodhje gjeografike, pavarësisht biznesit të tyre apo nevojave që ata mund të ketë.
Kemi shumë rrugë përpara sidomos në edukimin e bizneseve të vogla sepse edukimi financiar, rrugëtimi financiar dhe dixhital duhet të jetë i përbashkët. Ne presim që edhe bizneset të kërkojnë ti dixhitalizojnë shërbime sepse krijon eficenca më të mira për një biznes por edhe një mundësi më të mirë për të kaluar në tregjet ndërkombëtare dhe jo vetëm lokale”, pohon drejtoresha ekzekutive e NOA. Si një event ekskluziv, samiti nxit një të menduar strategjik me qëllim për të ndikuar në zbatimin e praktikave më të reja në sektorin financiar në shërbim të rritjes së aksesit në financë dhe të qëndrueshmërisë së aktivitetit për start-upet, mikrobizneset dhe NVM-etë shqiptare e ballkanike.
Me një pjesëmarrje aktorësh privatë (në nivel CEO) dhe publikë (në nivel ministri), samiti solli një ballafaqim unik mbi propozime konkrete e shëmbuj faktik nga praktikat e përditshme të sektorit financiar.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

3 trilion euro: A është borxhi i Francës jashtë kontrollit?
Borxhi i Francës shkoi nga 1 trilion euro në 2003 në 3 trilion euro këtë vit. Çfarë ndodhi? Ministri i Ekonomisë i Francës, Bruno Le Maire, thotë se dëshiron......

“Fondacioni Mane”, laborator modern TIK për gjimnazin “Raqi Qirinxhi” - 560 nxënës dhe 40 mësues, përfitues të drejtpërdrejt të infrastrukturës teknologjike
Viti i ri mësimor i ka gjetur nxënësit e gjimnazit “Raqi Qirinxhi” të Korçës me një laborator modern të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit,......

Çmimet europiane të banesave regjistrojnë rënie për herë të parë në pothuajse një dekadë!
Çmimet e banesave kanë rënë me 1.7% në eurozonë krahasuar me një vit më parë dhe me 1.1% në Bashkimin Europian në tremujorin e dytë të 2023, sipas Eurostat.......

Shqipëria fiton vendin e 3-të në barometrin global të turizmit!
Kryeministri vendit ka ndarë në rrjetet e tij sociale njoftimin e Organizatës Botërore Të Turizmit (UNWTO) sipas së cilës Shqipëria ka arritur në vendin e 3-të......

Formula, sa do të jetë taksa e banesës për sipërfaqe? - Shembuj të zbritjes për shtëpinë e parë sipas vlerës
Projektligji për taksimin e pasurive të paluajtshme po avancon edhe më tej për t’u bërë gati për miratim. Nëse niveli i taksës së aplikuar për ndërtesat me......

Shqetësimet e bizneseve ndaj qeverisë - Nga ligji i konsultimit publik, tek kthimi i përgjigjeve
Bizneset dhe përfaqësuesit e dhomave të tregtisë kanë ngritur shqetësime të ndryshme lidhur me procedurat me të cilat përballen, duke kërkuar ndërhyrjen e......

Paralajmërohet rritje çmimesh për dhomat e hoteleve - Rama: Do të vendosim referencë për njësitë akomoduese
Qeveria planifikon që të vendosë çmime reference për dhomat e hoteleve dhe apartamentet që jepen me qira për pushuesit vendas dhe turistët e huaj. Gjatë një......

Shqiptarët jashtë për turizëm, kartoni jeshil rritje 45% - U paguan rreth 1.2 milionë euro për sigurimin e makinave që udhëtuan jashtë kufijve
Rritja shifrave të turizmit gjatë kësaj vere konfirmohen edhe nga të dhënat e tregut të sigurimeve, të cilat flasin për një shtim të fortë të numrit të......