Ndryshime në Ligjin për Turizmin, 1 muaj në konsultim publik - Rëndohen gjobat për abuzuesit, mbështetje me investime pa tendera

Qeveria ka vendosur të bëjë ndryshime të thella në administrimin ligjor të sektorit të turizmit. Planifikohet të rëndohen gjobat për të gjithë subjektet abuzuese por në të njëtën kohë shtohen edhe mundësitë për të financuar projekte me mbështetje buxhetore. Madje në rastin e dytë, projektet në turizëm parashikohet të jenë të përjashtuara nga procedurat standarte të tenderimit publik. Këto ndryshime janë vetëm një pjesë e vogël e transformimit të 28 neneve të ligjit në fuqi për turizmin i miratuar në vitin 2015. Drafti me ndryshimet ligjore është nxjerrë tashmë për konsultim publik, dhe qytetarët mund të shprehin vërejtjet e tyre deri në fund të këtij muaji.
Sa i takon dënimit të kundërvajtjeve administrative gjithcka është e përfshirë në ndryshimet e nënit 71 të ligjit aktual. Kështu me ndryshimet e reja parashikohet që kur subjektet hoteliere e ushtrojnë aktivitetin pa certifikatë kategorizimi dënimi financiar me gjobë shkon nga 20 000 deri në 400 000 lekë të reja. Po ashtu gjoba të larta ka edhe për përdorimin e paautorizuar të shenjave dalluese në strukturën akomoduese, hapjen e pikave të agroturizmit pa licensë ose certifikatë përkatëse, mosafishimi në mënyrë të dukshme të kërkesave të sigurisë në plazhe, moszbatimi i kërkesave për kushtet e higjenës, mungesa e rojeve në plazhe dhe mosdeklarimin e saktë të të dhënave. Në të gjithë këto raste gjobat janë deri në 200 mijë lekë të reja.
Por ligji përvec rëndimit në gjoba parashikon edhe mbështetje për sektorin. Kështu sipas nenit 31 parashikohet që “Ministria përgjegjëse për turizmin dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit, financojnë nga fondi buxhetor i miratuar çdo vit projekte të paraqitura nga persona fizikë, juridikë, vendas ose të huaj, projekte në fushën e turizmit me rëndësi të veçantë dhe projekte të ideuara nga vetë Ministria dhe në këtë rast sipas pikës dy të ligjit “Ky fond nuk i nënshtrohet legjislacionit të prokurimit publik”. Parashikohet që për realizmin e projekteve dhe veprimtarive në fushën e turizmit, financimit të shkojë deri në 100% të mbulimit të kostove. Të gjithë këto financime do të miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Ndërkohë ndryshimet e tjera ligjore kanë të bëjnë me përcaktimet e termave turistikë si edhe me dhënien më shumë kompetenca për ministrinë e turizmit.
Disa nga këto ndryshime ligjore u paralajmëruan edhe nga kryeministri Edi Rama në një takim që zhvilloi me sipërmarrësit.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

NOA, pjesë e “Innvest summit” - Spahiu: Sfida e të ardhmes mbetet digjitalizimi i shërbimeve financiare!
Edicioni i 6-të i samitit të përvitshëm “Innvest” u zhvillua sot pranë mjediseve të Piramidës, në Tiranë. Si një iniciativë e përvitshme dedikuar inovacionit,......

3 trilion euro: A është borxhi i Francës jashtë kontrollit?
Borxhi i Francës shkoi nga 1 trilion euro në 2003 në 3 trilion euro këtë vit. Çfarë ndodhi? Ministri i Ekonomisë i Francës, Bruno Le Maire, thotë se dëshiron......

“Fondacioni Mane”, laborator modern TIK për gjimnazin “Raqi Qirinxhi” - 560 nxënës dhe 40 mësues, përfitues të drejtpërdrejt të infrastrukturës teknologjike
Viti i ri mësimor i ka gjetur nxënësit e gjimnazit “Raqi Qirinxhi” të Korçës me një laborator modern të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit,......

Çmimet europiane të banesave regjistrojnë rënie për herë të parë në pothuajse një dekadë!
Çmimet e banesave kanë rënë me 1.7% në eurozonë krahasuar me një vit më parë dhe me 1.1% në Bashkimin Europian në tremujorin e dytë të 2023, sipas Eurostat.......

Shqipëria fiton vendin e 3-të në barometrin global të turizmit!
Kryeministri vendit ka ndarë në rrjetet e tij sociale njoftimin e Organizatës Botërore Të Turizmit (UNWTO) sipas së cilës Shqipëria ka arritur në vendin e 3-të......

Formula, sa do të jetë taksa e banesës për sipërfaqe? - Shembuj të zbritjes për shtëpinë e parë sipas vlerës
Projektligji për taksimin e pasurive të paluajtshme po avancon edhe më tej për t’u bërë gati për miratim. Nëse niveli i taksës së aplikuar për ndërtesat me......

Shqetësimet e bizneseve ndaj qeverisë - Nga ligji i konsultimit publik, tek kthimi i përgjigjeve
Bizneset dhe përfaqësuesit e dhomave të tregtisë kanë ngritur shqetësime të ndryshme lidhur me procedurat me të cilat përballen, duke kërkuar ndërhyrjen e......

Paralajmërohet rritje çmimesh për dhomat e hoteleve - Rama: Do të vendosim referencë për njësitë akomoduese
Qeveria planifikon që të vendosë çmime reference për dhomat e hoteleve dhe apartamentet që jepen me qira për pushuesit vendas dhe turistët e huaj. Gjatë një......