Qeveria greke monitoron çmimet në supermarkete - Vendimi përfshin ushqimet bazë që do të mbahen nën kontroll

Supermarketet e mëdha në Greqi do të duhet të informojnë autoritetet për listat e çmimeve të furnizuesve të tyre për ushqimet bazë, në mënyrë që të mundësihet kontrolli për çmimet e këtyre produkteve.
Ministria e Zhvillimit theksoi se qeveria nuk ka ndërmend të fshihet pas statistikave, pasi askush nuk mund të jetë i lumtur kur ka familje që mezi përballojnë gjërat elementare. Gjithashtu sipas vendimit bëhet e qartë se zinxhirët e mëdhenj të supermarketeve duhet të njoftojnë autoritetet për çmimet e vendosura nga furnitorët e tyre, gjë që vlen veçanërisht për frutat dhe perimet.
Objektivi kryesor mbetet rënia e përhershme dhe e dukshme e çmimeve dhe nxitja e konkurrencës, ndërkohë që është paralajmëruar se supermarketet që ofrojnë zbritje false do të duhet të paguajnë gjoba shumë të larta.
Inflacioni në Greqi, që arriti nivele rekord gjatë pandemisë, është qetësuar dhe në gusht ishte 3.5 %. Pavarësisht kësaj, çmimet e ushqimeve u rritën me 10.8 % nga viti në vit në gusht dhe shumë familje kanë probleme me furnizimet bazë.
Duke filluar nga muaji shkurt i këtij viti, qeveria greke ofroi një ndihmë mujore për personat me të ardhura të ulëta për t'i ndihmuar ata me shpenzimet bazë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kur do të barazohet euro me dollarin? - Rritja e çmimeve të naftës dhe inflacioni, faktorët që ndikojnë më së shumti
Rigjallërimi i çmimeve të naftës që dëmton një ekonomi në përkeqësim dhe shqetësimet në rritje për pozicionin fiskal të Italisë nënkuptojnë se erërat e......

Bilanci i sezonit turistik/ Balluku: 2024, viti i certifikimit të Shqipërisë si një vend turistik!
Zv. Kryeministrja dhe njëkohësisht Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në takimin vjetor mbi bilancin e sezonit......

Ekonomitë e Azisë Qendrore po lulëzojnë falë Rusisë: Ja përse!
Kohët e mira ekonomike të Azisë Qendrore nuk janë pa të meta, mes akuzave që disa vende në rajon po ndihmojnë Moskën të shmangë sanksionet. Kohët janë të......

Ujëra të trazuar në Europë mes rivalitetit Kinë-SHBA - 27 vendet e BE-së përbëjnë bllokun më të madh tregtar në botë!
Së bashku, 27 vendet e Bashkimit Europian përbëjnë bllokun më të madh tregtar në botë, duke zënë 16% të importeve dhe eksporteve botërore. Në një ngjarje të......

Varshava dhe Kievi bien dakord për eksportin e drithërave!
Polonia dhe Ukraina arritën një marrëveshje lidhur me kalimin përmes territorit të Polonisë të automjeteve që eksportojnë grurë nga Ukraina. Në marrëveshje......

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 100.7 lekë dhe është shitur me 101.7 lekë sipas......

Turizmi, Rama: Suksesi i këtij viti mund të kthehet në bumerang nëse nuk përgatitemi. Balluku: Do ndërhyjmë në transportin publik, 50% e Hekurudhës Tiranë-Durrës ka përfunduar
Në takimin e organizuar për të bërë bilancin e sezonit turistik 2023, Kreu i Qeverisë Edi Rama tha se suksesi i këtij viti mund të kthehet në bumerang nëse nuk......

Zhvlerësim i rublës ruse përballë valutave të forta - Valuta ruse përballet me luhatje të mëdha çdo fillim muaji
Rubla ruse është dobësuar sërish kundrejt dollarit amerikan në fillim të muajit tetor, pavarësisht një përmirësimi të lehtë të martën. Këmbimi i një dollari......