Varshava dhe Kievi bien dakord për eksportin e drithërave!

Polonia dhe Ukraina arritën një marrëveshje lidhur me kalimin përmes territorit të Polonisë të automjeteve që eksportojnë grurë nga Ukraina. Në marrëveshje edhe me Lituaninë Polonia dhe Ukraina ranë dakord që të përshpejtojnë tranzitin e eksporteve për tregjet në Afrikë dhe Lindjen e Mesme përmes Polonisë.
Duke filluar nga dita e sotme (4 tetor) automjetet që do të transportojnë drithëra nga Ukraina për në portet lituaneze nuk do të kontrollohen më në kufirin polako-ukrainas, u shpjegoi gazetarëve ministri i Bujqësisë i Polonisë, Robert Telus.
Sipas marrëveshjes "përgjegjësinë e plotë" për kontrollin e mallrave do ta marrë Lituania. Polonia do të vazhdojë të lejojë korridoret për kalimin tranzit "sepse kjo është e mirë për fermerët polakë, për Ukrainën, për Bashkimin Evropian dhe për të gjithë botën", tha Telus.
Për shkak të luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës rruga klasike për eksportimin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi është bllokuar pasi Moska e anuloi marrëveshjen për eksportin e drithërave në korrik.
BE-ja vendosi kufizime tregtare ndaj Ukrainës për transportin e drithërave me rrugë tokësore, në mënyrë që të mbronte fermerët në vendet tranzit - ku bëjnë pjesë edhe Polonia, Hungaria, Bullgaria dhe Rumania. Drithërat nga Ukraina lejohej që të transportoheshin nëpër këto vende, por jo të shiteshin atje. Kur mbaroi afati i kufizimeve për shitjen e drithërave në këto vende Polonia, Hungaria dhe Sllovakia e zgjatën ndalimin duke shkaktuar tensione diplomatike me Kievin. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 100.7 lekë dhe është shitur me 101.7 lekë sipas......

Turizmi, Rama: Suksesi i këtij viti mund të kthehet në bumerang nëse nuk përgatitemi. Balluku: Do ndërhyjmë në transportin publik, 50% e Hekurudhës Tiranë-Durrës ka përfunduar
Në takimin e organizuar për të bërë bilancin e sezonit turistik 2023, Kreu i Qeverisë Edi Rama tha se suksesi i këtij viti mund të kthehet në bumerang nëse nuk......

Zhvlerësim i rublës ruse përballë valutave të forta - Valuta ruse përballet me luhatje të mëdha çdo fillim muaji
Rubla ruse është dobësuar sërish kundrejt dollarit amerikan në fillim të muajit tetor, pavarësisht një përmirësimi të lehtë të martën. Këmbimi i një dollari......

Ndryshime në Ligjin për Turizmin, 1 muaj në konsultim publik - Rëndohen gjobat për abuzuesit, mbështetje me investime pa tendera
Qeveria ka vendosur të bëjë ndryshime të thella në administrimin ligjor të sektorit të turizmit. Planifikohet të rëndohen gjobat për të gjithë subjektet......

NOA, pjesë e “Innvest summit” - Spahiu: Sfida e të ardhmes mbetet digjitalizimi i shërbimeve financiare!
Edicioni i 6-të i samitit të përvitshëm “Innvest” u zhvillua sot pranë mjediseve të Piramidës, në Tiranë. Si një iniciativë e përvitshme dedikuar inovacionit,......

3 trilion euro: A është borxhi i Francës jashtë kontrollit?
Borxhi i Francës shkoi nga 1 trilion euro në 2003 në 3 trilion euro këtë vit. Çfarë ndodhi? Ministri i Ekonomisë i Francës, Bruno Le Maire, thotë se dëshiron......

“Fondacioni Mane”, laborator modern TIK për gjimnazin “Raqi Qirinxhi” - 560 nxënës dhe 40 mësues, përfitues të drejtpërdrejt të infrastrukturës teknologjike
Viti i ri mësimor i ka gjetur nxënësit e gjimnazit “Raqi Qirinxhi” të Korçës me një laborator modern të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit,......

Çmimet europiane të banesave regjistrojnë rënie për herë të parë në pothuajse një dekadë!
Çmimet e banesave kanë rënë me 1.7% në eurozonë krahasuar me një vit më parë dhe me 1.1% në Bashkimin Europian në tremujorin e dytë të 2023, sipas Eurostat.......