Kryeqyteti europian me transport falas dhe ambicie për një ‘qytet 15-minutësh’!

Transporti publik nuk vjen nga hiçi. Në kryeqytetin e Estonisë, Talin, origjina historike është veçanërisht e qartë për t'u parë pasi autobusët ende udhëtojnë në rrugë të gjata dhe të drejta të hartuara në kohët sovjetike kur qyteti ishte i ndarë në rrethe/lagje/zona të caktuara.
Rrugët e krijuara fillimisht për t'i çuar punëtorët në shtëpi nga fabrikat duhet qartësisht të rimendohen dhe politikanët e qytetit kanë disa ide të shkëlqyera se si t'u shërbejnë më mirë banorëve.
"Ajo që qyteti po përpiqet të bëjë tani, me besimin në konceptin e qytetit 15-minutësh, është të diversifikojë qëllimin e lagjeve/zonave," thotë nënkryetari i bashkisë së qytetit të Talinit Vladimir Svet. Krijimi i një sistemi ku punët, strehimi, shërbimet dhe argëtimi janë të përziera dhe afër njëra tjetrës, "do të thotë gjithashtu se ne duhet të rimendojmë të gjithë rrjetin e transportit publik," thotë ai.
Transporti publik në Talin është falas që nga viti 2013; një vendim politik i marrë për të ndihmuar në lehtësimin e kostos së jetesës për qytetarët. Motivimet mjedisore ishin dytësore, por ndërsa gjithnjë e më shumë vende kërkojnë të dekarbonizohen në këtë mënyrë, pionieri europian është bërë një pionier i papritur.
Talin u kurorëzua Kryeqyteti i Gjelbër Europian për vitin 2023. Një dekadë më vonë, banorët e Talinit janë mësuar me idenë se ata po paguajnë për autobusët, tramvajet, trolejbusët dhe trenat e qytetit me taksat e tyre. Një leje transporti e vetme me 'karton jeshil' i bën gjërat të thjeshta, por nuk është një sukses i plotë.
Shifrat zyrtare tregojnë një rritje prej 6.5 për qind të udhëtimeve në vitin 2013, me vetëm luhatje të vogla në vitet deri në vitin 2019.
“Transporti publik falas nuk është një çelës i artë dhe një zgjidhje për të gjitha problemet,” thotë Svet. Megjithëse ishte një "hap radikal" për të ulur pragun për njerëzit, krijimi i një alternative vërtet tërheqëse për makinat kërkon më shumë punë.
“Nuk është një ilaç. Kështu që duhet të mendoni edhe për zhvillimin e rrjetit. Duhet të mendoni për infrastrukturën e këmbësorëve të lidhur me infrastrukturën e transportit publik.”
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

India paralajmëron për 'kaos të organizuar' nëse nafta kalon 100 dollarë për fuçi!
Ministri i naftës dhe gazit natyror i Indisë, Hardeep Singh Puri paralajmëroi se do të ketë "kaos të organizuar" nëse çmimet e naftës arrijnë mbi 100 dollarë......

Lehtësim procedurash për 754 shërbime ndaj bizneseve - Ministrja Delina Ibrahimaj: Do të fillohet me sektorin e turizmit
Janë gati 754 shërbime qe ofrohen ndaj bizneseve të cilat do të lehtësohen, jo vetëm në aspektin e dokumentacionit por edhe të afateve. E ftuar në emisionin......

Hap dyert së shpejti Qendra e Inovacionit të Ministrisë së Mbrojtjes – Projekti shërben në nxitjen e projekteve inovative për institucionet e sigurisë në vend
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se së shpejti hap dyert Qendra e Inovacionit të Ministrisë së......

Liria e lëvizjes me kartë identiteti në Ballkanin Perëndimor / Balla: Rreth 8.5 milion hyrje-dalje janë kryer në Republikën e Shqipërisë
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka qenë i pranishëm në seancën dëgjimore në Komisionin për Çështjet Europiane ku ka folur për Marrëveshjen për lirinë e......

Facebook dhe Instagram me pagesë?! - Një tarifë prej 14 dollarë në muaj synon shmangien e reklamave
Gjiganti i mediave sociale Meta mund të fillojë t'i tarifojë përdoruesit europianë rreth 14 dollarë në muaj për një abonim pa reklama në Instagram dhe......

Italia zvogëlon garancitë shtetërore - Vendi fokusohet në infrastrukturën bazë
Italia synon të zvogëlojë paketën aktuale të garancive shtetërore dhe të krijojë një skemë të re për të nxitur investimet private në infrastrukturën......

Qeveria greke monitoron çmimet në supermarkete - Vendimi përfshin ushqimet bazë që do të mbahen nën kontroll
Supermarketet e mëdha në Greqi do të duhet të informojnë autoritetet për listat e çmimeve të furnizuesve të tyre për ushqimet bazë, në mënyrë që të mundësihet......

Kur do të barazohet euro me dollarin? - Rritja e çmimeve të naftës dhe inflacioni, faktorët që ndikojnë më së shumti
Rigjallërimi i çmimeve të naftës që dëmton një ekonomi në përkeqësim dhe shqetësimet në rritje për pozicionin fiskal të Italisë nënkuptojnë se erërat e......