Shqipëria Postuar më 4 Tetor 2023, 15:02

Sa do të paguajnë bizneset si taksë prone? - Krahasimi në bashki të ndryshme: Sa më e madhe vlera, aq më i lartë detyrimi!

Nga SCAN TV

Projektligji i ri për taksimin e pasurive të paluajtshme parashikon ndryshime dhe sa i takon detyrimit që kanë njësitë e shërbimit.  Nivelet e propozuara të taksës për ndërtesat kategori tregtare variojnë nga 0.15 % - 0.25 %.  SCAN TV ka siguruar shembujt konkretë të ndërmarrë nga Ministria e Financave, për të kuptuar më mirë se sa do të jenë taksat për qytetarët që kanë në pronësi një ambient tregtar.

Konkretisht, për kategorinë  e pronës dyqan në Tiranë, me një vlerë 300 milionë lekë dhe sipërfaqe 50 m2, shkalla e taksës aktuale është 0.2 %, taksa vjetore që paguhet aktualisht është 30 mijë lekë, ndërsa me nivelet e propozuara, detyrimi për tu paguar varion nga 22.500 lekë - 37.500 lekë, me një rritje maksimale që regjistrohet në  7500 lekë.

Për kategorinë e pronës dyqan në Vlorë, me një vlerë 150 milionë lekë dhe sipërfaqe 50 m2, shkalla e taksës aktuale është 0.2 %, taksa vjetore që paguhet aktualisht është 15 mijë lekë, ndërsa me nivelet e propozuara, detyrimi për tu paguar varion nga 11.250 lekë - 18.750 lekë, me një rritje maksimale që regjistrohet në  3750 lekë.

Për kategorinë e pronës dyqan në qytetin e Fierit me një vlerë 100 milionë lekë dhe sipërfaqe 50 m2, shkalla e taksës aktuale është 0,2 %, taksa vjetore që paguhet aktualisht është 10 mijë lekë, ndërsa me nivelet e propozuara, detyrimi për tu paguar varion nga 7500 lekë - 12.500 lekë, me një rritje maksimale që regjistrohet në  2500  lekë.

Pra e thënën ndryshe, sa më e ulët të jetë vlera e një prone, aq më e ulët është taksa që paguhet mbi njësi. Duke qenë se  në kryeqytet vlera e pronës është më e lartë, detyrimet do të jenë më të “kripura”, ndërsa në bashki të tjera do të paguhet më pak.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video