Europa Postuar më 4 Tetor 2023, 13:45

Rekord në Mynih: 7.2 milion persona morën pjesë në “Oktoberfest’ - Kjo është hera e tretë në histori pas viteve 1984  dhe 1985

Nga SCAN TV
Rekord në Mynih: 7.2 milion persona morën pjesë në

“Oktoberfest” festa e birrës në Mynih të Gjermanisë mblodhi një numër rekord vizitorësh këtë vit: 7.2 milionë.

Kjo është vetëm hera e tretë në histori, pas vitit 1984 dhe 1985 që ky eveniment u ndoq nga më shumë se 7 milionë njerëz. Shifrat janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet vendase.

“Oktoberfest” zgjati 18 ditë këtë vit, dy ditë më shumë se zakonisht, për shkak të festës kombëtare të “Ditës së Unitetit të Gjermanisë” e cila festohet në 3 tetor.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat