Shqipëria Postuar më 4 Tetor 2023, 15:08

8.3 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 9 muaj - Vilma Bello: Synojmë turizmin elitar, 40% e turistëve zgjodhën zonat malore

Nga SCAN TV
8.3 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 9 muaj -

8.3 milionë turistë vizituan shqipërinë në periudhën Janar-Shator 2023. Pas shifrave rekord  të regjistruara, Zv ministrja e turizmit Vilma Bello, e ftuar në emisionin Start theksoi se rritja  e numrit të turistëve shton presionin mbi kapacitetet akomoduese. Ndër të tjera ajo shtoi se në këtë situatë jemi para zgjidhjes së dy problemeve  për sezonin e ardhshëm turistik.

Sipas zv ministres, turizmi duhet të kthehet në një sektor të qëndrueshëm dhe të orientohet drejt atij elitar dhe shtoi gjithashtu se këtë vit 40 përqind e turistëve vizituan zonat malore.

Lidhur me çmimet e larta për qytetarët shqiptarë gjatë pikut të sezonit turistik Zv. Ministrja sugjeroi të ketë një riformatim të pushimeve për të gjetur çmime më të përballueshme.

Në barometrin botëror të turizmit Shqipëria u rendit në vend të tretë.

Vjola Gremi/SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=bXPiYweI7xY

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat