Shqipëria Postuar më 3 Nëntor 2023, 13:17

Tkurret tregu sekondar i bonove dhe obligacioneve - 9-mujori, bie volumi i dy transaksioneve. 6 milionë euro më pak se në 2022

Nga SCAN TV
Tkurret tregu sekondar i bonove dhe obligacioneve - 9-mujori, bie volumi i dy

Tregu sekondar i letrave letrave me vlerë të Qeverisë ka shënuar një tkurrje të dukshme gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare mbi Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Titujve të Qeverisë për periudhën janar – shtator 2023, në totalin e transaksioneve të llojit “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” dhe “Blerje para afatit të maturimit” të marra së bashku, vihet re një ulje në vlerë absolute me rreth 649.40 milionë lekë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Më specifikisht, Transaksioni “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar-shtator 2023, ka pasur një ulje prej 494.16 milionë lekë, ose 11.86% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, por numri i transaksioneve është rritur në masën 37.05%.

Ndërkaq, transaksioni “Blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar-shtator 2023, ka pasur një ulje prej 155.24 milionë lekë, edhe pse nga ana tjetër është shënuar rritje e numrit të transaksioneve. AMF raporton një rritje të numrit të transaksioneve në masën 44.91%, krahasuar me periudhën janar - shtator 2022.

Vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë për periudhën janar-shtator 2023, u dominua në masën 67.03% nga transaksione në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe 32.97% nga transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione). Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 85.13% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të titujve të Qeverisë për periudhën janar - shtator 2023, flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 46.81% dhe 41.99% kundrejt vëllimit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë, për periudhën janar - shtator 2023 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 99.19% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat