Tkurren depozitat bankare, - Bien me 0.7% në nëntor, rënia e parë pas 20 muajsh

Gjatë nëntorit të këtij vitit, sasia e depozitave në sektorin bankar ka pësuar një tkurrje për të parën herë që prej muajit prill të vititi 2020. Asokohe efektet e pandemisë u reflektuan në thuajse çdo tregues ekonomik dhe financiar. Rënia mujore fiksohet në 0.7%, nga 1.19 trilionë lekë që ishin depozitat në paranë e gjerë në tetor, në 1.18 trilionë lekë në muajin nëntor. Gjithsesi, në terma sezonale, nëntori disa herë është karakterizuar nga një tkurrje e depozitave, pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe në vitet 2019, 2018, 2007. Tkurrja e depozitave në sektorin bankar gjatë nëntorit vihet re e njëtrajtshme si në monedhën vendase ashtu edhe në valutë. Kështu, depozitat në lekë kanë zbritur në 529 miliardë lekë gjatë nëntorit, nga 532 miliardë lekë që ishin në tetor, ndërkohë që ato në valutë kanë zbritur në 656 miliardë lekë, nga 662 miliardë që ishin në muajin paraardhës.
Nga ana tjetër, sa i përket sasisë së depozitave të reja, ato në lekë gjatë nëntorit fiksohet në 164 miliardë lekë, në rënie krahasuar me muajin tetor, kur fiksoheshin në 169 miliardë lekë. Ndërsa depozitat e reja në euro fiksohen në 1.01 miliardë euro, nga 894 milionë euro që ishin gjatë muajit paraardhës. Kështu, në total gjatë nëntorit, në sektorin bankar janë depozituar rreth 2.4 miliardë euro në lekë dhe në euro, pavarësisht se totali i depozitave në paranë e gjerë ka pësuar një tkurrje. Kjo tkurrje duket të ketë ardhur nga nevoja më e lartë për likuiditet në prag të fundvitit, si për individët ashtu edhe për bizneset.
Sondazh

Kreditimi, rekord i ri gjatë nëntorit, - Arrin në 26.3 mld lekë, “falë” huasë së re për ndërmarrjet publike
Huaja e re për ekonominë gjatë muajit nëntor fiksohet në 26.3 miliardë lekë tregojnë shifrat më të fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Kjo shifër është më e......

68% e shqiptarëve paguhen nën pagën mesatare, - Analiza e pagave: 0.06% e më të mirëpaguarve zë 3.66% të pagave
Publikimi i të dhënave personale të cilat kanë një ndjeshmëri të lartë, si pagat, patjetër që përbën një kërcënim serioz për cilindo prej nesh. Por, nga ana......

Shqiptarët, të dytët në botë për optimizmin, - Gallup: 70%, optimistë dhe me shpresë për vitin 2022
Fundi i vitit është si një pasqyrë për të gjithë ne, pasi mund të kthehemi pas për të bërë bilancet tona. Dy vitet e fundit kanë qenë të vështira për mbarë......

Të huajt punësojnë 1 në 6 shqiptarë/ Thuajse gjysma e tyre punësohen nga ndërmarrje me pronësi italiane
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar treguesit krysorë ekonomikë të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta. Të dhënat janë marrë nga "Instituti i......

Tremujori i tretë "ringjall" investimet e huaja/ IHD prekin rekord që nga T4 2019, falë pasurive të paluajtshme
Investimet e huaja direkte në vendin tonë gjatë tremujorit të tretë të këtij viti rezultojnë me vlerën më të lartë që prej tremujorit të katërt të vitit......

Lodrat, rekord importesh/ Muaji nëntor 2021 prek vlerën e 636 mln lekëve, ndjehet rritja e çmimeve
Periudha e festave ndikon në importin e produkteve të ndryshme dhe sidomos në tregun e lodrave dhe produkteve piroteknike. Tregu i tyre pëson një rritje të......

Pandemia ul peshën e ndërmarrjeve të huaja/ Të huaja dhë të përbashkëta zënë 3.6% të totalit, nga 4% në 2019-ën
Publikimi i Institutit të Statistikave mbi “Ndërmarrjet e huaja në Shqipëri”, përmes të dhënave tregon se është ulur numri ndërmarrjeve të huaja e të......

Ngadalësohet rritja ekonomike/ Zbret në 6.99% në T3. Sezoni veror rriti ekonominë me vetëm 0.73%
Të dhënat më të fundit nga tremujori i tretë i vitit tregojnë se, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) është rritur me 6.99% kundrejt së njëjtës periudhë të......