Shqiptarët, të dytët në botë për optimizmin, - Gallup: 70%, optimistë dhe me shpresë për vitin 2022
Fundi i vitit është si një pasqyrë për të gjithë ne, pasi mund të kthehemi pas për të bërë bilancet tona. Dy vitet e fundit kanë qenë të vështira për mbarë vendet e botës për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19. Frika nga vështirësitë e ekonomike që na presin është e madhe dhe kjo i bën njerëzit të pasigurt për të ardhmen e tyre. Sondazhi global i publikuar nga “Gallup Interntional”, me titull “Fundi i Vitit”, mat shpresën dhe lumturinë për vitin e ri që po vjen, në mbarë botën si dhe pritjet për situatën ekonomike. A do të sjellë viti 2022 shpresë për një të ardhme më të ndritur nëpër botë? Indeksi tregon se, në fund të vitit 2021, shpresa dhe lumturia globale po zvogëlohet krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë, ka dallime nga vendi në vend.
Indeksi Global i Shpresës për vitin 2022
Pavarësisht problemeve të shumta ekonomike, vendi ynë renditet vendi i dytë në botë me përqindjen më të lartë të personave që janë optimistë për vitin që vjen. Janë 70% e njërëzve në vendin tonë të cilët presin një vit më të mirë dhe vetëm 5% e tyre janë pesimistë. Mesatarja globale e optimizmit llogaritet në 38% dhe nga kjo kuptojmë se vendi ynë është 32 pikë përqindje më optimist se mesatarja globale. Në vend të parë renditet Indonezia, me 76% të popullsisë optimiste. Po ashtu, të dhënat për pritshmëritë për ekonominë nuk është se tregojnë ankth. Përsëri vendi ynë renditet mes vendeve të para sa i përket prosperitetit ekonomik. Renditemi në vend të pestë pas Nigerisë, Indonezisë, Vietnamit dhe Azebajxhanit, ku 49% e njerëzve janë optimistë. Nga ana tjetër, 28% e tyre janë pesimistë dhe 23% janë shprehur se e presin situatën ekonomike gjatë vitit 2022 të njejtë si ajo e vitit 2021.
Indeksi Global i Shpresës, Shqipëria
Indeksi Global i Shpresës, Shqipëria
Indeksi i Prosperitetit Ekonomik
Optimizmi i Shqiptarëve ka lënë pas dhe vendet e rajonit. Vendi me më pak shpresë dhe lumturi për vitin 2022, në rajon, është Maqedonia e Veriut me 21%. Kosova është vendi i dytë pas Shqipërisë, me përqindjen më të lartë të pesonave optimistë. 56% e personave në Kosovë janë me shpresë dhe të lumtur për vitin që po vjen. Në fund të rajonit, renditet Bosnje Hercegovina dhe Serbia. Edhe sa i përket prosperitetit ekonomik, përsëri vendi ynë ka lënë pas vendet e rajonit.
Indeksi Global i Shpresës për vitin 2022
Pavarësisht pandemisë dhe vështrësive ekonomike dhe politike, lumturia personale duhet sikur mbizotëron gjithmonë. Megjithatë, vendet e Amerikës Latine, Afrikës dhe Azisë Lindore janë ndër vendet më të lumtura në botë, ndërsa Europa, Lindja e Mesme dhe Rusia janë ndër vendet më të zymta.
Indeksi Global i Shpresës për vitin 2022
Sondazh

Të huajt punësojnë 1 në 6 shqiptarë/ Thuajse gjysma e tyre punësohen nga ndërmarrje me pronësi italiane
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar treguesit krysorë ekonomikë të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta. Të dhënat janë marrë nga "Instituti i......

Tremujori i tretë "ringjall" investimet e huaja/ IHD prekin rekord që nga T4 2019, falë pasurive të paluajtshme
Investimet e huaja direkte në vendin tonë gjatë tremujorit të tretë të këtij viti rezultojnë me vlerën më të lartë që prej tremujorit të katërt të vitit......

Lodrat, rekord importesh/ Muaji nëntor 2021 prek vlerën e 636 mln lekëve, ndjehet rritja e çmimeve
Periudha e festave ndikon në importin e produkteve të ndryshme dhe sidomos në tregun e lodrave dhe produkteve piroteknike. Tregu i tyre pëson një rritje të......

Pandemia ul peshën e ndërmarrjeve të huaja/ Të huaja dhë të përbashkëta zënë 3.6% të totalit, nga 4% në 2019-ën
Publikimi i Institutit të Statistikave mbi “Ndërmarrjet e huaja në Shqipëri”, përmes të dhënave tregon se është ulur numri ndërmarrjeve të huaja e të......

Ngadalësohet rritja ekonomike/ Zbret në 6.99% në T3. Sezoni veror rriti ekonominë me vetëm 0.73%
Të dhënat më të fundit nga tremujori i tretë i vitit tregojnë se, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) është rritur me 6.99% kundrejt së njëjtës periudhë të......

Pandemia uli rrezikun e varfërisë?! Bie norma për të gjithë treguesit, megjithatë jemi 4.7 pikë larg mesatares së BE-së
Ndërkohë që pandemia në shumë vende të botës ka rritur normën e varfërisë, në Shqipëri duket se ka ndodhur krejt e kundërta. "Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit......

Më shumë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri/ Numri i personave të parregullt në rritje për vitin 2020, shifra më e lartë që nga 2015-ta
Numri i të huajve me leje qëndrimi në vendin tonë është rritur me 0.8% gjatë vitit 2020, po ta krahasojmë me vitin 2019-të. Ky tregues gjatë vitit 2020......

Në “apel” mungojnë 2.2 mln turistë, - Rënie me 20.1% e hyrjeve, krahasuar me 2019-ën. Emigrantët na lënë në “baltë”
Rivendosja e masave kufizuese në kuadër të parandalimit të shpërndarjes së covid-19 dhe mutacioneve të reja, ka dhënë impakt në shifrat e turistëve në vendin......