Pandemia uli rrezikun e varfërisë?! Bie norma për të gjithë treguesit, megjithatë jemi 4.7 pikë larg mesatares së BE-së

Ndërkohë që pandemia në shumë vende të botës ka rritur normën e varfërisë, në Shqipëri duket se ka ndodhur krejt e kundërta. "Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës", e publikuar së fundmi nga “Instituti i Statistikave”, tregon se kanë rënë pothuaj të gjithë treguesit kryesorë të rrezikut për të qenë i varfër dhe përjashtimit social gjatë vitit 2020, kundrejt vitit 2019-të. Treguesi i rrezikut për të qenë të varfër në Shqipëri është 21.8% dhe ka pësuar rënie me 1.2 pikë, krahasuar me vitin 2019-të. Kjo rënie nuk regjistrohet vetëm krahasuar me vitin 2019-të, por edhe përgjatë viteve. Të dhënat tregojnë se treguesi i varfërisë ka ardhur duke u ulur që nga viti 2017-të, deri në vitin 2020. Shkalla e thelluar e privimit material gjithashtu ka pësuar rënie, me 2.4 pikë përqindje, për vitin 2020. Po ashtu, ulje shihet të kenë pësuar edhe tregues si rreziku për të qenë të varfër ose përjashtimit social, por edhe numri i familjeve që jetojnë me intensitet të ulët në punësim.
Trendi në rënie i rrezikut për të qenë të qenë të varfër, paraqitet më i ulët vitin 2020 se vitin 2019-të, gati për të gjitha grupmoshat. Megjithatë, grupmosha me rënien më të madhe është, 0-17 vjeç dhe 18-64 vjeç. Nga ana tjetër, rreziku për të qenë i varfër tek individët e papunë ka pësuar një rënie prej 1,4 pikë përqindje, ndërsa tek pensionistët ka pësuar një rënie prej 0,1 pikë përqindje.
Po si paraqitet niveli i rrezikut për të qenë të varfër në Shqipëri, krahsuar me vendet e Europës? Mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues është 17.1%. Niveli i varfërisë në vendin tonë është 4.7 pikë përqindje më i lartë se mesatarja e BE-së. Të dhënat tregojnë se Bullgaria, Rumania dhe Turqia janë vendet me vlerën më të lartë të varfërisë relative, ndërsa vende si Çekia, Sllovakia dhe Danimarka kanë vlerën më të ulët.
Sondazh

Më shumë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri/ Numri i personave të parregullt në rritje për vitin 2020, shifra më e lartë që nga 2015-ta
Numri i të huajve me leje qëndrimi në vendin tonë është rritur me 0.8% gjatë vitit 2020, po ta krahasojmë me vitin 2019-të. Ky tregues gjatë vitit 2020......

Në “apel” mungojnë 2.2 mln turistë, - Rënie me 20.1% e hyrjeve, krahasuar me 2019-ën. Emigrantët na lënë në “baltë”
Rivendosja e masave kufizuese në kuadër të parandalimit të shpërndarjes së covid-19 dhe mutacioneve të reja, ka dhënë impakt në shifrat e turistëve në vendin......

Më shumë mjete rrugore në 2020-ën/ Rriten me 7.6% mjetet në qarkullim, "Benzi" vijon të mbetet "mbreti" i rrugës në Shqipëri
Instituti i Statistikave ka bërë publik botimin e "karakteristikave të mjeteve rrugore" për vitin 2020. Ajo që bie në sy nga të dhënat e këtij botimi është......

Inflacioni vijon të “mashtrojë” tregtinë e jashtme/ Instat: Import-eksport rriten me 44.4% dhe 36.3%. Por, në peshë, rritja, 5 herë më e ulët
Të dhënat më të fundit nga tregtia e jashtme, për muajin nëntor tregojnë se eksportet arritën në 37 miliardë lekë, në rritje me 36.3% krahasuar me të njëjtën......

Nëntori ul aksidentet rrugore/ Tirana dhe Durrësi qarqet me më shumë viktima
Ka rënë numri i aksidenteve rrugore, me 3.6%, për muajin Nëntor të vitit 2021, krahasuar me po të njejtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Nëntor,......

Prodhimi, me ndryshime pozitive në T3 2021/ Sektori i energjisë elektrike me rritje të shitjeve deri në 70%
Të dhënat e Institutit të Statistikave, tregonin se aktivitetet e shërbimeve kishin pësuar ndryshime pozitive për tremujorin e tretë, gati në të gjithë......

Shërbimet vijojnë me rritje edhe në T3/ Hotelet dhe agjencitë e udhëtimit me rritjen më të madhe, deri në 123%
Aktiviteti i shërbimeve shihet të ketë pësuar ndryshime pozitive edhe për tremujorin e tretë të vitit 2021, krahasuar më një vit më parë, gati në të gjithë......

Sa para` na sjellin emigrantët? 364 euro për frymë, jemi në vend të 5-të në Europë, Kosova është e para
Zyra Europiane e Statistikave ka përditësuar të dhënat në lidhje më dërgesat e emigrantëve sipas vendeve pritëse në Europë për vitin 2020, ku figuron edhe......