Sa para` na sjellin emigrantët? 364 euro për frymë, jemi në vend të 5-të në Europë, Kosova është e para

Zyra Europiane e Statistikave ka përditësuar të dhënat në lidhje më dërgesat e emigrantëve sipas vendeve pritëse në Europë për vitin 2020, ku figuron edhe Shqipëria. Për vendin tonë remitancat në vitin 2020 llogariten në rreth 1.03 miliardë euro në total, çka na vendos në vend të 8-të në Europë në terma absolutë, me një shifër ndjeshëm më të madhe se shumë vende të tjera të kontinentit të vjetër, të cilat kanë edhe një popullsi disa herë më të madhe. “Scan Intelligence Unit” i ka përpunuar këto të dhëna në raport me popullsinë, për të kuptuar më mirë se sa dërgesa nga emigrantët marrin shqiptarët, krahasuar me vendet e tjera të Europës dhe rajonit, duke pasur parasysh faktin se Shqipëria ka në mërgatë një numër të konsiderueshëm të popullsisë, të akumuluar ndër vite.
Por, çfarë thonë shifrat? Gjatë vitit 2020, remitancat për frymë në vendin tonë fiksohen në 364 euro. Pra, kaq është shuma mesatare që çdo shqiptar ka marrë nga të afërm apo miq të tyre që jetojnë dhe punojnë jashtë atdheut. Kjo shifër na vendos në vend të 5-të në kontinentin e vjetër, pas Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës. Kosova mban vendin e parë në absolut, me 980 milionë euro remitanca për një popullsi më të vogël se 2 milionë banorë, ose më saktë, 506 euro për frymë. Më pas ndjek Kroacia, me 447 euro për frymë, Mali i Zi, me 417 euro për frymë dhe Bosnje Hercegovina, me 393 euro për frymë. Në rajon, vetëm Serbia me 357 euro për frymë dhe Maqedonia e Veriut, me 135 euro për frymë regjistrojnë shira më të ulta se vendi ynë. Në vend të fundit të tabelës ndër vendet e kontinentit të vjetër ndërkohë gjejmë Gjermaninë, me rreth 0.05 euro për frymë, Turqinë me rreth 1.8 euro për frymë dhe Francën, me vetëm 3.89 euro për frymë.
Vetëm disa ditë më parë, shifrat e Bankës së Shqipërisë tregonin se remitancat në vendin tonë gjatë tremujorit të tretë të vitit prekën nivelin më të lartë që prej vitit 2008, me rreth 200 milionë euro në vetëm 3 muaj. Pandemia ka nxitur një rritje të ndjeshme të flukseve hyrëse të dërgesave nga emigrantët në vendin tonë, duke tejkaluar edhe nivelet e para krizës financiare globale të më shumë se një dekade më parë.
Sondazh

Ulet paga mesatare në tremujorin e tretë 2021/ Shqiptarët u paguan me rreth 300 lekë më pak se në tremujorin e dytë
Paga mesatare bruto në Shqipëri, për tremujorin e tretë të këtij viti, shihet të ketë pësuar rënie krahasuar me tremujorin e dytë. Gjatë tremujorit të dytë të......

Më shumë përdorues të teknologjisë, - Rritet ndjeshëm përqindja e popullsisë me akses në internet gjatë vitit 2021
Pandemia Covid-19 ka sjellë një rikonceptim të teknologjisë së informacionit dhe situata e krijuar prej saj ka sjellë nevojën e pashmangshme për të qenë sa më......

Transporti ajror, Shqipëria me performancën më mirë në Europë / ACI: Rritje me 7.1%, Kosova ndjek në vend të dytë
Organi Tregtar Europian i Aeroportit, “ACI EUROPE”, ka publikuar së fundmi raportin e trafikut ajror për muajin tetor të vitit 2021. Raporti tregon se trafiku......

Remitancat, niveli më i lartë prej 2008-ës/ Shifrat e T3 2021 “flasin” për 199.5 mln euro dërgesa nga emigrantët
Remitancat gjatë tremujorit të tretë të vitit në vendin tonë kanë prekur vlerën e 199.57 milionë eurove, tregojnë shirat më të fundit të bëra publike nga......

Siguria shëndetësore, Shqipëria e 59-ta në botë/ Studimi i "John Hopkins": Asnjë ndryshim pozicioni, por ulje në pikëzim
Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore (GHS) 2021, i publikuar nga "Qendra për Sigurine Shëndetësore", Johns Hopkins, mat në 195 vende të botës sigurinë......

Huatë me probleme zbresin në 6.35%/ Muaji i 9-të me radhë në rënie dhe niveli më i ulët në 13 vite
Treguesi i kredive me probleme është regjistruar në rënie për të 9-tin muaj me radhë gjatë tetorit, duke zbritur kështu pranë 6.35%, nga 6.49%. Ky tregues,......

Inflacioni ngjitet në 3.1%/ Shifra më e lartë që prej vitit 2011. Ushqimet, 5.4% më të “kripura” se vjet
Inflacioni ka kapërcyer nivelin 3% gjatë nëntorit, tregojnë shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave. Kështu, norma e inflacionit gjatë nëntorit ka......

Biznesi i elektroshtëpiakeve/ Shqiptarët shpenzojnë 105 mln euro në vit në 4 kompanitë më të mëdha
“Scan Intelligence Unit” vijon sërish me analizën e tregjeve. Këtë herë në fokus vjen performanca financiare e kompanive të cilat operojnë në fushën e......