Në “apel” mungojnë 2.2 mln turistë, - Rënie me 20.1% e hyrjeve, krahasuar me 2019-ën. Emigrantët na lënë në “baltë”
Rivendosja e masave kufizuese në kuadër të parandalimit të shpërndarjes së covid-19 dhe mutacioneve të reja, ka dhënë impakt në shifrat e turistëve në vendin tonë gjatë muajit nëntor. Kështu, të dhënat për hyrjet e shtetsave gjatë muajit të kaluar tregojnë se në total në një muaj në vendin tonë hynë 548 mijë shtetas. Krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar kjo shifër është 54.3% më e lartë. Por, një vit më parë pandemia ka qenë prezente dhe po ashtu masat kufizuese. Në rast se këtë shifër do ta krahasonim me nëntorin e vitit 2019, pra periudhën para pandemisë, atëherë do të vëmë re se turistët në vend kanë rënë me 20.9%. Por, kjo rënie e flukseve hyrëse duket se është ndikuar kryesisht nga hyrjet e shtetasve shqiptarë, kryesisht emigrant që rikthehen në atdhe. Këta të fundit gjatë nëntorit të këtij viti kanë qenë 304 mijë, 28.4% më pak se nëntori i vitit 2019. Hyrjet e shtetsave të huaj ndërkohë kanë qenë 244 mijë, ose 8.99% më pak se e njëjta periudhë e dy viteve më parë. Krahasuar me një vit më parë ndërkohë, të huajt që kanë hyrë në vendin tonë janë rritur me rreth 64%, tregojnë shifrat zyrtare nga Instituti i Statistikave.
Përgjatë 11 muajve të këtij viti ndërkohë, hyrjet gjithsej të turistëve në vendin tonë kanë qenë rreth 8.9 milionë, nga 11.1 milionë që ishin në vitin 2019, në rënie me 20.1%. Në “apel” turizmit këtë vit i mungojnë 2.2 milionë turistë krahasuar me periudhën para pandemisë. Edhe këtu, ndikimin më të madh e kanë pasur emigrantët, pasi ndër të huajt, mungojnë vetëm 696 mijë turistë, ndërsa mes shqiptarëve, rreth 1.5 milionë turistë.
Nga ana tjetër, po t`i shohim shifrat sipas sheteve, si gjatë nëtorit të këtij viti, ashtu edhe përgjatë 11-mujorit, vëmë re një rritje të ndjeshme të turistëve nga Kosova. Për 11 muajt e parë të këtij viti, hyrjet e shtetasve nga Kosova në vendin tonë kanë qenë rreth 2.5 milionë, ndërkohë që para pandemisë, në 11-mujorin e 2019-ës, ishin vetëm 2.1 milionë, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Instituti i Statistikave. Sa i përket turistëve nga Maqedonia e Veriut, vihet re një rënie domethënëse e hyrjeve përgjatë këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të dy viteve më parë.
Sondazh

Më shumë mjete rrugore në 2020-ën/ Rriten me 7.6% mjetet në qarkullim, "Benzi" vijon të mbetet "mbreti" i rrugës në Shqipëri
Instituti i Statistikave ka bërë publik botimin e "karakteristikave të mjeteve rrugore" për vitin 2020. Ajo që bie në sy nga të dhënat e këtij botimi është......

Inflacioni vijon të “mashtrojë” tregtinë e jashtme/ Instat: Import-eksport rriten me 44.4% dhe 36.3%. Por, në peshë, rritja, 5 herë më e ulët
Të dhënat më të fundit nga tregtia e jashtme, për muajin nëntor tregojnë se eksportet arritën në 37 miliardë lekë, në rritje me 36.3% krahasuar me të njëjtën......

Nëntori ul aksidentet rrugore/ Tirana dhe Durrësi qarqet me më shumë viktima
Ka rënë numri i aksidenteve rrugore, me 3.6%, për muajin Nëntor të vitit 2021, krahasuar me po të njejtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Nëntor,......

Prodhimi, me ndryshime pozitive në T3 2021/ Sektori i energjisë elektrike me rritje të shitjeve deri në 70%
Të dhënat e Institutit të Statistikave, tregonin se aktivitetet e shërbimeve kishin pësuar ndryshime pozitive për tremujorin e tretë, gati në të gjithë......

Shërbimet vijojnë me rritje edhe në T3/ Hotelet dhe agjencitë e udhëtimit me rritjen më të madhe, deri në 123%
Aktiviteti i shërbimeve shihet të ketë pësuar ndryshime pozitive edhe për tremujorin e tretë të vitit 2021, krahasuar më një vit më parë, gati në të gjithë......

Sa para` na sjellin emigrantët? 364 euro për frymë, jemi në vend të 5-të në Europë, Kosova është e para
Zyra Europiane e Statistikave ka përditësuar të dhënat në lidhje më dërgesat e emigrantëve sipas vendeve pritëse në Europë për vitin 2020, ku figuron edhe......

Ulet paga mesatare në tremujorin e tretë 2021/ Shqiptarët u paguan me rreth 300 lekë më pak se në tremujorin e dytë
Paga mesatare bruto në Shqipëri, për tremujorin e tretë të këtij viti, shihet të ketë pësuar rënie krahasuar me tremujorin e dytë. Gjatë tremujorit të dytë të......

Më shumë përdorues të teknologjisë, - Rritet ndjeshëm përqindja e popullsisë me akses në internet gjatë vitit 2021
Pandemia Covid-19 ka sjellë një rikonceptim të teknologjisë së informacionit dhe situata e krijuar prej saj ka sjellë nevojën e pashmangshme për të qenë sa më......