Shërbimet vijojnë me rritje edhe në T3/ Hotelet dhe agjencitë e udhëtimit me rritjen më të madhe, deri në 123%

Aktiviteti i shërbimeve shihet të ketë pësuar ndryshime pozitive edhe për tremujorin e tretë të vitit 2021, krahasuar më një vit më parë, gati në të gjithë treguesit e tij. Të dhënat e Institutit të Statistikave sinjalizonin se, edhe gjatë tremujoroit të dytë, aktivitetet e shërbimeve paraqiteshin me rritje.Hotelet dhe agjencitë e udhëtimit kanë qenë ndër aktivitetet më të goditura nga pandemia, por indekset e treguesve për këto aktivitete në tremujorin e tretë të vitit 2021, tregojnë rritje. Të dhënat sinjalizojnë se sektori i hoteleve ka rritje të shitjeve neto, me 123.8% dhe kjo është dhe rritja më e lartë nga të gjthë treguesit e tjerë. Indeksi i numrit të të punësuarve ka shënuar rritje, me 36.6%, krahasuar më të njejtën periudhë të një viti më parë. Rritje po ashtu ka pësuar dhe fondi i pagave për këtë sektor, me 61.4%, e cila po ashtu është dhe rritja më e madhe e këtij indeksi për të gjithë sektorët. Agjencitë e udhëtimit, po ashtu, paraqesin një rritje të lartë të shitjeve neto me 109.1%, e cila është dhe shifra e dytë më e lartë për këtë indeks. Rritje paraqesin dhe indeksi i numrit të të punësuarve me 10.9% dhe fondi i pagave me 14.4%
Indekset e treguesve në aktivitetin “Tregti”, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, në tremujorin e tretë 2021 ka pësuar rritje me 11.4% në indeksin e shitjeve neto, me 2.9% në atë të numrit të punësuarve dhe me 19.7% në fondin e pagave. Po ashtu rritje kanë shënuar dhe indekset e “Transport, Magazinim dhe Postë” ku rritjen më të madhe e regjistron indeksi i shitjeve neto me 66.5%. Sa i përket indeksit të numrit të të punësuarve dhe fondit të pagave rritjet janë me 5.2% dhe 19.6% përkatësisht.
Sektori “Bar Restorante” po ashtu ka pësuar rritje në të gjithë indekset e tij. Rritje vihet re në indeksin e shitjeve neto, me 18.7%, në fondin e pagave, me 3.3% dhe në numrit e të punësuarve me 1.8%. Rrije po ashtu kanë shënuar dhe indekset e zërit “Informacion dhe Komunikacion” ku rritja më e madhe vihet re në fondin e pagave, me 55.1%. Kjo është shifra e dytë më e lartë për indeksin e fondit të pagave, në të gjithë sektorët. Aktivitet Arkitekturore dhe Inxhinierike, shihet të kenë pësuar rënie në Indeksin e shitjeve neto, me 37.6%. Parësisht kësaj, të dhënat tregojnë se Indeksi i numrit të ët punësuarve dhe ai i fondit të pagave kanë shënuar rritje, me 7% dhe 25.3% respektivisht.
Sondazh

Sa para` na sjellin emigrantët? 364 euro për frymë, jemi në vend të 5-të në Europë, Kosova është e para
Zyra Europiane e Statistikave ka përditësuar të dhënat në lidhje më dërgesat e emigrantëve sipas vendeve pritëse në Europë për vitin 2020, ku figuron edhe......

Ulet paga mesatare në tremujorin e tretë 2021/ Shqiptarët u paguan me rreth 300 lekë më pak se në tremujorin e dytë
Paga mesatare bruto në Shqipëri, për tremujorin e tretë të këtij viti, shihet të ketë pësuar rënie krahasuar me tremujorin e dytë. Gjatë tremujorit të dytë të......

Më shumë përdorues të teknologjisë, - Rritet ndjeshëm përqindja e popullsisë me akses në internet gjatë vitit 2021
Pandemia Covid-19 ka sjellë një rikonceptim të teknologjisë së informacionit dhe situata e krijuar prej saj ka sjellë nevojën e pashmangshme për të qenë sa më......

Transporti ajror, Shqipëria me performancën më mirë në Europë / ACI: Rritje me 7.1%, Kosova ndjek në vend të dytë
Organi Tregtar Europian i Aeroportit, “ACI EUROPE”, ka publikuar së fundmi raportin e trafikut ajror për muajin tetor të vitit 2021. Raporti tregon se trafiku......

Remitancat, niveli më i lartë prej 2008-ës/ Shifrat e T3 2021 “flasin” për 199.5 mln euro dërgesa nga emigrantët
Remitancat gjatë tremujorit të tretë të vitit në vendin tonë kanë prekur vlerën e 199.57 milionë eurove, tregojnë shirat më të fundit të bëra publike nga......

Siguria shëndetësore, Shqipëria e 59-ta në botë/ Studimi i "John Hopkins": Asnjë ndryshim pozicioni, por ulje në pikëzim
Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore (GHS) 2021, i publikuar nga "Qendra për Sigurine Shëndetësore", Johns Hopkins, mat në 195 vende të botës sigurinë......

Huatë me probleme zbresin në 6.35%/ Muaji i 9-të me radhë në rënie dhe niveli më i ulët në 13 vite
Treguesi i kredive me probleme është regjistruar në rënie për të 9-tin muaj me radhë gjatë tetorit, duke zbritur kështu pranë 6.35%, nga 6.49%. Ky tregues,......

Inflacioni ngjitet në 3.1%/ Shifra më e lartë që prej vitit 2011. Ushqimet, 5.4% më të “kripura” se vjet
Inflacioni ka kapërcyer nivelin 3% gjatë nëntorit, tregojnë shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave. Kështu, norma e inflacionit gjatë nëntorit ka......