Të huajt punësojnë 1 në 6 shqiptarë/ Thuajse gjysma e tyre punësohen nga ndërmarrje me pronësi italiane
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar treguesit krysorë ekonomikë të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta. Të dhënat janë marrë nga "Instituti i Statistikave", në publikimin “Ndërmarrjet e huaja në Shqipëri 2018-2020”. Për vitin 2020, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta rezulton se punësojnë 16.4% të totalit në vendin tonë. Krahasuar me vitin 2019, ky tregues është rritur me 0.3 pikë përqindje. Nga ana tjetër, këto ndërmarrje kanë realizuar 22.6% të shitjve neto. Po ashtu, krahasuar me vitin 2019, edhe shitjet neto kanë pësuar rritje për vitin 2020, me 2.1 pikë përqindje.
Le t’i analizojmë të dhënat për punësimin dhe për shitjet neto sipas vendeve. Në vitin 2020, nga vendet e Bashkimit Evropian, Italia zuri pjesën më të madhe, ose 48,0 % të punësimit në ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta dhe 21,2 % të shitjeve neto. Në vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova mbuloi 2,9 % të punësimit dhe 3,5 % të shitjeve neto gjatë të njëjtës periudhë kohore. Sa i përket shteteve të tjera, Turqia zë përqindjen më të madhe të punësimit me 6.9% dhe nga ana tjetër zë 12.1% të shitjeve neto. Nga vendet e rajonit, për vitin 2020, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta nga Serbia regjistrojnë 0.0% të totalit.
Struktura e treguesve kryesorë në ndërmarrjet me pronësi të huaj dhe të përbashkët sipas shteteve, 2018-2020
Sondazh

Tremujori i tretë "ringjall" investimet e huaja/ IHD prekin rekord që nga T4 2019, falë pasurive të paluajtshme
Investimet e huaja direkte në vendin tonë gjatë tremujorit të tretë të këtij viti rezultojnë me vlerën më të lartë që prej tremujorit të katërt të vitit......

Lodrat, rekord importesh/ Muaji nëntor 2021 prek vlerën e 636 mln lekëve, ndjehet rritja e çmimeve
Periudha e festave ndikon në importin e produkteve të ndryshme dhe sidomos në tregun e lodrave dhe produkteve piroteknike. Tregu i tyre pëson një rritje të......

Pandemia ul peshën e ndërmarrjeve të huaja/ Të huaja dhë të përbashkëta zënë 3.6% të totalit, nga 4% në 2019-ën
Publikimi i Institutit të Statistikave mbi “Ndërmarrjet e huaja në Shqipëri”, përmes të dhënave tregon se është ulur numri ndërmarrjeve të huaja e të......

Ngadalësohet rritja ekonomike/ Zbret në 6.99% në T3. Sezoni veror rriti ekonominë me vetëm 0.73%
Të dhënat më të fundit nga tremujori i tretë i vitit tregojnë se, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) është rritur me 6.99% kundrejt së njëjtës periudhë të......

Pandemia uli rrezikun e varfërisë?! Bie norma për të gjithë treguesit, megjithatë jemi 4.7 pikë larg mesatares së BE-së
Ndërkohë që pandemia në shumë vende të botës ka rritur normën e varfërisë, në Shqipëri duket se ka ndodhur krejt e kundërta. "Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit......

Më shumë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri/ Numri i personave të parregullt në rritje për vitin 2020, shifra më e lartë që nga 2015-ta
Numri i të huajve me leje qëndrimi në vendin tonë është rritur me 0.8% gjatë vitit 2020, po ta krahasojmë me vitin 2019-të. Ky tregues gjatë vitit 2020......

Në “apel” mungojnë 2.2 mln turistë, - Rënie me 20.1% e hyrjeve, krahasuar me 2019-ën. Emigrantët na lënë në “baltë”
Rivendosja e masave kufizuese në kuadër të parandalimit të shpërndarjes së covid-19 dhe mutacioneve të reja, ka dhënë impakt në shifrat e turistëve në vendin......

Më shumë mjete rrugore në 2020-ën/ Rriten me 7.6% mjetet në qarkullim, "Benzi" vijon të mbetet "mbreti" i rrugës në Shqipëri
Instituti i Statistikave ka bërë publik botimin e "karakteristikave të mjeteve rrugore" për vitin 2020. Ajo që bie në sy nga të dhënat e këtij botimi është......