Pandemia ul peshën e ndërmarrjeve të huaja/ Të huaja dhë të përbashkëta zënë 3.6% të totalit, nga 4% në 2019-ën
Publikimi i Institutit të Statistikave mbi “Ndërmarrjet e huaja në Shqipëri”, përmes të dhënave tregon se është ulur numri ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta në Shqipëri për vitin 2020, me 6.3% dhe kjo mund të jetë edhe rezultat i ndikimit të pandemisë. Gjatë vitit 2020, ndërmarrjet e huaja të përbashkëta janë 6 035 dhe zënë 3.6% të ndërmarrjeve aktive që operojnë në territorin e Shqipërisë. Gjatë vitit 2019-të ky tregues ishte 6443 duke zënë 4% të ndërmarrjeve gjithsej. Numri i ndërmarrjeve 100% shqiptare ka pësuar rritje, me 2.9%. Nga ana tjetër nëse do të flisnim vetëm për ndërmarrjet 100% të huaja, shohim se të dhënat paraqesin rritje të tyre në numër gjatë vitit 2020 krahasuar me vitin 2019-të. Gjatë vitit 2020 regjistrohen 4 433 ndërmarrje 100% të huaja, ndërkohë që gjatë vitit 2019-të regjistroheshin 4 269 të tilla.
Në vitin 2020 ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Bashkimit Europian zënë mesatarisht 60,7 % të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, ndërkohë shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 8,9 % të këtyre ndërmarrjeve. Po ti analizojmë të dhënat sipas shteteve, gjatë vitit 2020, numrin më të madh të ndërmarrjeve 100% të huaja, nga shtetet e Bahkimit Europian, e rregjistron Italia, me 1 911 të tilla. Ndjek Greqia, me 238 dhe Gjermania, me 117 ndërmarrje. Sa i përket vendeve të rajonit, numrin më të madh të ndërmarrjeve 100% të huaja e regjistron Kosova, me 298 të tilla, ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me 81 ndërmarrje. Serbia dhe Bosnje Herzegovia nuk regjitrojnë ndërmarrje 100% të tyre në territorin e Shqipërisë. Serbia regjistron 7 ndërmarrje të përbashkëta dhe Bosnjë Herzegovina rregjistron 11 ndërmarje të përbashkëta, për vititn 2020. Nga ana tjetër, për vitin 2020, në Shqipëri regjistrohen 277 ndërmarrje 100% turke dhe 73 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërmarrjet 100% të huaja kanë pësuar ulje gati në të gjitha shtetet, por në shtete si Hollanda, Turqia apo dhe Mbretëria e Bashkuar, numri i tyre ka shënuar rritje. Këto janë dhe shetet që kanë kontribuar në rritjen e numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve 100% të huaja gjatë vitit 2020, krahasismisht me vitin 2019-të.
Ndërmarrje të huaja dhe të përbashkëta sipas shteteve, 2018-2020

Ngadalësohet rritja ekonomike/ Zbret në 6.99% në T3. Sezoni veror rriti ekonominë me vetëm 0.73%
Të dhënat më të fundit nga tremujori i tretë i vitit tregojnë se, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) është rritur me 6.99% kundrejt së njëjtës periudhë të......

Pandemia uli rrezikun e varfërisë?! Bie norma për të gjithë treguesit, megjithatë jemi 4.7 pikë larg mesatares së BE-së
Ndërkohë që pandemia në shumë vende të botës ka rritur normën e varfërisë, në Shqipëri duket se ka ndodhur krejt e kundërta. "Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit......

Më shumë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri/ Numri i personave të parregullt në rritje për vitin 2020, shifra më e lartë që nga 2015-ta
Numri i të huajve me leje qëndrimi në vendin tonë është rritur me 0.8% gjatë vitit 2020, po ta krahasojmë me vitin 2019-të. Ky tregues gjatë vitit 2020......

Në “apel” mungojnë 2.2 mln turistë, - Rënie me 20.1% e hyrjeve, krahasuar me 2019-ën. Emigrantët na lënë në “baltë”
Rivendosja e masave kufizuese në kuadër të parandalimit të shpërndarjes së covid-19 dhe mutacioneve të reja, ka dhënë impakt në shifrat e turistëve në vendin......

Më shumë mjete rrugore në 2020-ën/ Rriten me 7.6% mjetet në qarkullim, "Benzi" vijon të mbetet "mbreti" i rrugës në Shqipëri
Instituti i Statistikave ka bërë publik botimin e "karakteristikave të mjeteve rrugore" për vitin 2020. Ajo që bie në sy nga të dhënat e këtij botimi është......

Inflacioni vijon të “mashtrojë” tregtinë e jashtme/ Instat: Import-eksport rriten me 44.4% dhe 36.3%. Por, në peshë, rritja, 5 herë më e ulët
Të dhënat më të fundit nga tregtia e jashtme, për muajin nëntor tregojnë se eksportet arritën në 37 miliardë lekë, në rritje me 36.3% krahasuar me të njëjtën......

Nëntori ul aksidentet rrugore/ Tirana dhe Durrësi qarqet me më shumë viktima
Ka rënë numri i aksidenteve rrugore, me 3.6%, për muajin Nëntor të vitit 2021, krahasuar me po të njejtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Nëntor,......

Prodhimi, me ndryshime pozitive në T3 2021/ Sektori i energjisë elektrike me rritje të shitjeve deri në 70%
Të dhënat e Institutit të Statistikave, tregonin se aktivitetet e shërbimeve kishin pësuar ndryshime pozitive për tremujorin e tretë, gati në të gjithë......