Tiranasit nuk martohen pa dasmë! Pandemia ul me 16% celebrimet në kryeqytet, “Selvia”, “Qyteti Studenti” dhe “Tirana e Re” me rënien më të madhe

Numri i martesave, për qarkun Tiranë, për vitin 2020 është ulur me 16.07% në krahasim me vitin 2019, që përkthyer në shifra absolute do të thotë 670 martesa më pak. Po cilat janë njësitë që kanë parë rritje në numrin e martesave? Cilat njësi kanë numrin më të lartë të martesave për 1000 banorë dhe sa akte martesore janë nënshkruar në total për Bashkinë Tiranë?
Viti 2020 ka “vendosur” 12 kurora më shumë se në vitin 2019 në Njësinë Zall Bastar dhe 1 kurorë më shumë në Njësinë Farkë. Këto janë të vetmet njësi të cilat kanë njohur rritje në numrin e martesave krahasuar me 2019. Të gjitha Njësitë e tjera kanë pasur rënie në numrin e martesave gjë që duket të jetë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19. Rregullat parandaluese të pandëmisë, dhe sidomos ato të ndalimit të dasmave duket se kanë pasur një ndikim të madh në këtë tendencë.
Nëse do të shqyrtonim numrin e martesave për njësitë “Dajt”, “Kashar” dhe “Njwsia 5”, e njohur si “Tirana e Re” shohim se numri i akteve martesore ka rënë ndjeshëm ku, vetëm “Tirana e Re” numëron 80 kurora më pak. Njësitë Vaqarr dhe Krrabë po ashtu kanë shënuar rënie me 27 akte martesore më pak në Vaqarr dhe 2 akte martesore më pak në Krrabë. Njësia më e “goditur” për sa i përket numrit të martesave është Njësia nr.2 ose siç njihet ndryshe “Qyteti Studenti” me 98 martesa më pak se në 2019.
Lagjet e Tiranës sipas martesave për 1000 banorë
Për sa i përket njësive që kanë numrin më të lartë të martesave për 1000 banorë, përsëri në vendin e parë renditet Njësia Zall Bastar me 6.38 martesa për 1000 banorë. Pas Zall Bastar-it vijojnë Njësia Kashar dhe Njësia Zall Herr me përkatësisht 6.28 dhe 5.73 martesa për 1000 banorë. Numrin më të ulët për martesa në 1000 banorë e ka Njësia “Shengjergj” me 2.75 martesa dhe Njësia nr.10 që përfshin zonën “Myslym Shyri” me 2.90 martesa . “Myslym Shyri” vazhdon të mbetet “makthi” i çifteve. Njësitë Dajt, dhe “Tirana e Re” për vitin 2020 numërojnë 5.35 dhe 3.38 akte martesore për 1000 banorë.
Gjithsej, Bashkia Tiranë numëron 3498 akte martesore në 24 njësitë administrative të kryeqytetit. Nëse do të llogarisim numrin e martesave për 1000 banorë, Bashkia Tiranë do të kishte 4.11 martesa.
Sondazh

Kriza tkurr lehtë dërgesat e emigrantëve. Rënie me 4.3% në 2020-2n, por rekord i dekadës së fundit në T3 dhe T4
Shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se të ardhurat nga emigrantët gjatë vitit 2020, atë të pandemisë, prekën shifrën e 673 milionë eurove, nga......

Nje deputet shqiptar paguhet 5 herë më shumë se shqiptari mesatar
Gara e 25 prillit, nuk është vetëm një garë ideologjish, programesh, vizionesh, individësh, apo liderësh, pasi po ta "banalizonim" pak, mund ta konsideronim......

Bien sërish kreditë me probleme. Në 8.15% gjatë Marsit, 0.06 pikë përqindje nën nivelin e një viti më parë
Një ndër treguesit më të rëndësishëm të shëndetit financiar të sistemit bankar, ai i huave me probleme, vijon të përmirësohet. Të dhënat zyrtare nga Banka e......

Shqiptarët, si europianët. Muajt e preferuar për të sjellë foshnjat në jetë, korriku dhe shtatori
Duket se vera dhe vjeshta janë stinët e preferuara të prindërve për të sjellë në jetë foshnjat e tyre. Këtë tregojnë të dhënat e Agjencisë Europiane të......

Një i burgosur na kushton 142 mijë euro! Shifrat e Këshillit të Europës, dënimi mesatar në Shqipëri zgjat 15.7 vite
Këshilli i Europës ka publikuar statistikat penale për më shumë se 40 vende të kontinentit të vjetër, mes të cilave edhe Shqipëria, të cilat shërbejnë si një......

Si ka ndikuar pandemia në marrëdhënien e shqiptarëve me teknologjinë?
Në mënyrë të pashmangshme pandemia COVID-19 ka përshpejtuar nevojën për një përdorim më të madh të teknologjisë së informacionit. Nevoja për tu informuar rreth......

Pandemia "motivon" të rinjtë, regjistrimet e studentëve në degët e mjekësisë rriten me 4.9%
Pandemia dhe masat parandaluese ndaj saj e kanë ndikuar funksionimin e arsimit të lartë në nivel global. “Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat më të......

Kur kanë më shumë nevojë për kredi shqiptarët? Në Dhjetor dhe Shkurt. Janari, më pak i preferuari
Për të kuptuar se në cilët muaj, niveli i huave të reja është më i lartë dhe në cilët muaj ky nivel është më i ulët, “Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të......