Kur kanë më shumë nevojë për kredi shqiptarët? Në Dhjetor dhe Shkurt. Janari, më pak i preferuari

Për të kuptuar se në cilët muaj, niveli i huave të reja është më i lartë dhe në cilët muaj ky nivel është më i ulët, “Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë për huatë e reja duke marrë në studim periudhën Dhjetor 2016 - Shkurt 2021. Kjo analize bazohet në ndryshimet mujore të huave, për secilin muaj duke filluar nga Dhjetori 2016, për të nxjerrë një mesatare të rritjes mujore për secilin muaj.
Shifrat tregojnë se Dhjetori, Shkurti dhe Maji janë muajt kur shqiptarët kanë nevojë për më shumë mjete financiare dhe marrin kredi. Mesatarja e rritjes mujore përgjatë 4 viteve për Dhjetorin arrin në 20.43%. Dhjetori ndiqet nga Shkurti dhe Maji si muajt kur shqiptarët kanë më shumë nevojë për financim nga sektori bankar, respektivisht 16.9% rritje mesatare në muajin Shkurt dhe 16.38% për muajin Maj. Janari ndërkohë është muaji kur shqiptarët marrin më pak kredi, me një rënie mesatare prej mbi 30% përgjatë 5 viteve të fundit.
Huatë mesatare mujore të shqiptarëve për periudhën Dhjetor 2016-Shkurt 2021 arrijnë në 4.6 mld lekë, që të përkthyera në euro do të thotë 36 milionë. Mesatarja e muajit Dhjetor arrin në 5.6 mld lekë që nëse do t`i konvertonim përsëri në euro do të thotë 45 milion euro.
Muajt që regjistrojnë rritje në nivelin e huave janë edhe muajt Mars, Shtator dhe Tetor por në nivele më të ulta. Muajt e tjerë paraqiten në vlera negative që do të thotë se interesi i shqiptarëve për hua në muajt e mbetur është i papërfillshëm për periudhën e marrë në studim nga “Scan Intelligence Unit”.
Sondazh

Turizmi i kampingjeve, Shqipëria më e goditura mes vendeve të Europës. Bie 62% numri i netëve të kaluara në kampe
Me ardhjen e pandemisë gjatë vitit të kaluar u desh që pushimet të anullohen si pasojë e kufizimeve të lëvizjeve. Agjencia Europiane e Statistikave (EUROSTAT)......

Përkeqësohet barazia gjinore në Shqipëri. Raporti i "WEF", me 5 pozicione të humbura, mbetemi mes 30 të parëve në glob
"Forumi Ekonomik Global" ka publikuar së fundmi Indeksin e Hendekut Gjinor për vitin 2020 të matur në 156 shtete të botës. Shqipëria ka një pozicionim në......

Kur kursejnë më shumë shqiptarët? Në Gusht dhe Dhjetor! Emigrantët “fryjnë” depozitat, Tetori, muaji i vetëm kur “preken” kursimet
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar të dhënat e Bankës së Shqipërisë mbi depozitat në sektorin bankar, që prej vitit 2006, kur edhe ato janë publike, për të......

“Biznesmenët” e listave. “LSI” me 25.5% të kandidatëve, sipërmarrës, PD me 20.3%, PS me “vetëm” 18.9%. Tregtia dhe ndërtimi, “specialiteti” i deputetëve të ardhshëm. Në Vlorë, 35% e kandidatëve kanë një biznes
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar listat e grupimeve kryesore politike në zgjedhjet e 25 prillit për të nxjerrë në pah përfaqësimin e biznesit në to. Në......

Cilat shtete po përdorin "Sputnik" dhe "Sinovac"? Harta globale e shteteve që kanë në përdorim vaksinën ruse dhe atë kineze
Duke marrë shkas nga fakti se në Shqipëri kanë mbërritur 10 mijë doza të vaksinës ruse “Sputnik V” si dhe nga akti më u fundit normativ i qeverisë sonë, ku......

Pandemia ul me 76% numrin e azilkërkuesve shqiptarë, megjithatë vazhdojmë të jemi të parët në rajon. Franca, destinacioni i preferuar
Pandemia ka bërë që numri i shqiptarëve azilantë të ulet ndjeshëm gjatë vitit 2020. Të dhënat e Agjencisë Europiane të Statistikave (Eurostat) sinjalizojnë një......

Mosha mesatare e kandidatëve sipas partive. "PD" dhe "PS", më të plakurat, "Thurje" dhe "LN" vijnë me rekorde, një 17 vjeçar dhe një 80 vjeçar
Veç programeve politike, të cilat duket se këto zgjedhje do të mungojnë nga partitë kryesore në vend, listat e kandidatëve janë “arma” tjetër me të cilën......

37% e klientëve nuk e paguan ujin! Pandemia rrit me 11% debitorët ndaj UKT
Viti i pandemisë ka sjellë një rritje të debitorëve ndaj ujësjellës-kanalizimeve në Tiranë (UKT), tregojnë shifrat zyrtare nga Bashkia Tiranë. Sipas këtyre të......