Përkeqësohet barazia gjinore në Shqipëri. Raporti i "WEF", me 5 pozicione të humbura, mbetemi mes 30 të parëve në glob
"Forumi Ekonomik Global" ka publikuar së fundmi Indeksin e Hendekut Gjinor për vitin 2020 të matur në 156 shtete të botës. Shqipëria ka një pozicionim në vendin e 25-të në nivel global. Barazia gjinore në vendin tonë është 77%, ndërkohë që duhet edhe 23% për të mbyllur plotësisht hendekun. Interesant në këtë renditje është fakti se vendi ynë ka hendekun gjinor më të ulët edhe se disa shtete të zhvilluara të Europës siç janë Italia, Danimarka, Spanja, Estonia e shumë vende të tjera. Forumi Ekonomik Global e publikon Indeksin e Hendekut Gjinor në mënyrë periodike. çdo vit. Krahasuar me vitin 2020 vendi ynë ka humbur 5 pozicione në renditjen globale.
Ekzistojnë pabarazi të konsiderueshme brenda gjeografive të ndryshme. Nëse vendin tonë do ta krahasonim me vendet e rajonit shohim se Serbia është në vend të parë me nivelin e mbylljes së hendekut gjinor në 78%, e ndërsa në vend të dytë qëndron vendi ynë. Në rajon, pas Shqipërisë renditen" Mali i Zi me 73.2%, Maqedonia e Veriut me 71.5%, dhe Bosnje Hercegovina me 71.3%. Bosnje Hercegovina është për herë të parë e renditur në këtë listë, ndërkohë që Kosova nuk është e përfshirë ende në këtë renditje.
Gratë shqiptare renditen në vendin e 35-të në botë për pjesëmarrjen ekonomike dhe mundësitë, dhe gjithashtu renditen në vendin e 42-të për arritjet në edukim. Po ashtu vendi ynë ka treguesin më të mirë në fuqizimin politik, ku renditet i 30-ti, e ndërsa një renditje aspak për t`u krenuar kemi për shëndetin dhe mbijetesën, në vend të 147-të.
Në vendet e para në botë për hendek të ulët gjinor mes femrave dhe meshkujve renditen Islanda, Finlanda, Norvegjia, Zelanda e re, të cilat janë dhe ndër vendet më të zhvilluara, dhe gjithashtu duhet përmendur fakti se kanë dhe kryeministre femra. Sa i përket vendeve të fundit në këtë listë, ndër to mund të përmendim vende si Siria, Pakistani, Afganistani dhe Iraku.
Sondazh

Kur kursejnë më shumë shqiptarët? Në Gusht dhe Dhjetor! Emigrantët “fryjnë” depozitat, Tetori, muaji i vetëm kur “preken” kursimet
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar të dhënat e Bankës së Shqipërisë mbi depozitat në sektorin bankar, që prej vitit 2006, kur edhe ato janë publike, për të......

“Biznesmenët” e listave. “LSI” me 25.5% të kandidatëve, sipërmarrës, PD me 20.3%, PS me “vetëm” 18.9%. Tregtia dhe ndërtimi, “specialiteti” i deputetëve të ardhshëm. Në Vlorë, 35% e kandidatëve kanë një biznes
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar listat e grupimeve kryesore politike në zgjedhjet e 25 prillit për të nxjerrë në pah përfaqësimin e biznesit në to. Në......

Cilat shtete po përdorin "Sputnik" dhe "Sinovac"? Harta globale e shteteve që kanë në përdorim vaksinën ruse dhe atë kineze
Duke marrë shkas nga fakti se në Shqipëri kanë mbërritur 10 mijë doza të vaksinës ruse “Sputnik V” si dhe nga akti më u fundit normativ i qeverisë sonë, ku......

Pandemia ul me 76% numrin e azilkërkuesve shqiptarë, megjithatë vazhdojmë të jemi të parët në rajon. Franca, destinacioni i preferuar
Pandemia ka bërë që numri i shqiptarëve azilantë të ulet ndjeshëm gjatë vitit 2020. Të dhënat e Agjencisë Europiane të Statistikave (Eurostat) sinjalizojnë një......

Mosha mesatare e kandidatëve sipas partive. "PD" dhe "PS", më të plakurat, "Thurje" dhe "LN" vijnë me rekorde, një 17 vjeçar dhe një 80 vjeçar
Veç programeve politike, të cilat duket se këto zgjedhje do të mungojnë nga partitë kryesore në vend, listat e kandidatëve janë “arma” tjetër me të cilën......

37% e klientëve nuk e paguan ujin! Pandemia rrit me 11% debitorët ndaj UKT
Viti i pandemisë ka sjellë një rritje të debitorëve ndaj ujësjellës-kanalizimeve në Tiranë (UKT), tregojnë shifrat zyrtare nga Bashkia Tiranë. Sipas këtyre të......

Pandemia vazhdon të "godasë" lëvizjet e shtetasve. Në muajin shkurt 41.5% më pak hyrje se një vit më parë
Pandemia COVID-19 vazhdon të ketë ndikim negativ në lëvizjet e shtetasve. Këtë tregojnë shifrat më të fundit të Institutit të Statistikave. Hyrjet e......

Shkurti rimëkëmb financat publike! Të ardhurat dhe shpenzimet pranë niveleve të para krizës
Totali i të ardhurave në buxhet gjatë muajit shkurt ka qenë në rret 34.3 mld lekë, tregojnë shifrat më të fundit nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.......