Mosha mesatare e kandidatëve sipas partive. "PD" dhe "PS", më të plakurat, "Thurje" dhe "LN" vijnë me rekorde, një 17 vjeçar dhe një 80 vjeçar

Veç programeve politike, të cilat duket se këto zgjedhje do të mungojnë nga partitë kryesore në vend, listat e kandidatëve janë “arma” tjetër me të cilën entitetet politike garojnë. “Scan Intelligence Unit” ka analizuar me imtësi të gjitha listat e kandidatëve të 6 prej formacioneve kryesore politike në garë më 25 prill, për të kuptuar diçka më shumë rreth profilit të tyre. Mosha mesatare dhe shpërndarja e grupmoshave sipas grupimit politik dhe qarkut, do të jetë në fokusin tonë dhe rezultatet e kësaj analize nxjerrin në pah të dhëna mjaft interesante, jo vetëm sa i përket moshës mesatare të “ekipit” të secilës parti, por edhe moshën mesatare për secilin qark, kandidatët më të rinj e ata më të vjetër, peshën më të madhe të nën-30 vjeçarëve, etj, etj. Të dhënat janë analizuar në momentin që partitë kanë bërë depozitimin e listave pranë KQZ, si dhe janë rishikuar në bazë të rregullimeve që i janë bërë më tej, nga partitë, me kërkesë të autoritetit rregullator të zgjedhjeve.
“PD” dhe “PS” me formacionet më të “plakura”, “Thurje” me më të riun
Le të fillojmë nga mosha mesatare sipas grupimeve politike. “Formacioni” më i plakur duket të jetë ai i Partisë Demokratike, me një moshë mesatare prej 45.8 vitesh. Më pas ndjek Partia Socialiste, me një moshë mesatare prej 44.82 vitesh. Lëvizja Socialiste për Integrim ndjek me një moshë mesatare prej 40.4 vitesh, ndërkohë që në vend të katërt kemi Bindjen Demokratike me një moshë në 34.47 vjeç. Dy “formacionet” më të reja të rreshtuara në “fushën” e kësaj gare janë ato të “Lëvizjes për Ndryshim”, me 32.34 vite mbi “supe” mesatarisht dhe “Thurje” që kurorëzohet si grupimi politik me listën më të re në këtë garë, me vetëm 30.12 vite. Kjo do të thotë se, për këtë “ekip”, mosha mesatare sinjalizon një listë kandidatësh të lindur pas rënies së regjimit komunist. Dy partitë më të mëdha në vend, PD dhe PS ndërkohë ofrojnë një panoramë shumë të ngjashme me njëra tjetrën, jo vetëm sa i përket moshës mesatare, por edhe moshës më te re dhe asaj më të vjetër në listë. Të dyja partitë garojnë me moshën 22 vjeçare si më të renë e listës, ndërkohë që ndahen te mosha më madhore, me PD-në në 76 vjeç dhe PS-në në 79 vjeç, respektivisht me Sali Berishën dhe Luljeta Bozon.
Nën 30-vjeçarët, si renditen paritë?
Me 104 të listuar si kandidatë për zgjedhjet e 25 prillit, të cilët nuk janë më shumë se 30 vjeç, “Lëvizja për Ndryshim” është në vend të parë në renditjen e peshës së kësaj grupmoshe mbi totalin, me plot 56.2% përfaqësim në lista. Më pas ndjek “Thurje” me 55.5% dhe “Bindja Demokratike” me 50.6%. LSI përfaqësohet në lista me 27.4% të kandidatëve nën 30 vjeç, Ps me 11.7%, ndërsa PD mban edhe këtu vendin e fundit me vetëm 10.5%.
Një 17 vjeçar në lista, në të njëjtën parti me më të moshuarën e 25 prillit
“Lëvizja për Ndryshim” e drejtuar nga ish kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli mban një rekord disi paradoksal në këto lista, pasi përfaqësohet si me më të riun e listave ashtu edhe me më të moshuarin. Agron Demushi i cili kandidohet në Kukës, është vetëm 17 vjeç, kandidati më i ri në këto zgjedhje. Në rast se zgjidhet, Agroni do të duhet të presë deri më 25 Shtator të këtij viti për t`u pajisur me patentë makine. Edhe kandidati më i vjetër i listës i takon pikërisht partisë në fjalë, dhe ajo është Meri Lalaj, e lindur në fillim të luftës së dytë botërore në Pogradec, më saktësisht më 27 prill të 1940-ës. Meri Lalaj është kandidate në qarkun e Tiranës.
Mosha mesatare sipas qarkut
Po sipas qarqeve ku janë kandidatët më të rinj e më të vjetër në moshë? Qarku i Fierit duket se ka kandidatët më të moshuar, me një mesatare prej 41.1 vite nga të gjitha grupimet politike të analizuara, ndërsa ai i Kukësit ka më të rinjtë, me një moshë mesatare prej 33.6 vitesh. Ndërkohë, ekipi më i “plakur” është ai i Partisë Demokratike në Gjirokastër, me një moshë mesatare në 54.4 vite. Më të rinjtë ndërkohë, janë në Vlorë e Gjirokastër, me rreth 26 vite mbi supe, dhe garojnë nën siglën e “Thurje” dhe “Binda Demokratike”.

37% e klientëve nuk e paguan ujin! Pandemia rrit me 11% debitorët ndaj UKT
Viti i pandemisë ka sjellë një rritje të debitorëve ndaj ujësjellës-kanalizimeve në Tiranë (UKT), tregojnë shifrat zyrtare nga Bashkia Tiranë. Sipas këtyre të......

Pandemia vazhdon të "godasë" lëvizjet e shtetasve. Në muajin shkurt 41.5% më pak hyrje se një vit më parë
Pandemia COVID-19 vazhdon të ketë ndikim negativ në lëvizjet e shtetasve. Këtë tregojnë shifrat më të fundit të Institutit të Statistikave. Hyrjet e......

Shkurti rimëkëmb financat publike! Të ardhurat dhe shpenzimet pranë niveleve të para krizës
Totali i të ardhurave në buxhet gjatë muajit shkurt ka qenë në rret 34.3 mld lekë, tregojnë shifrat më të fundit nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.......

Pandemia ul divorcet në Tiranë. 30% më pak gjatë vitit 2020. "Tirana e Re" me numrin më të lartë, "Vaqarri" zero
Pandemia përtej efekteve negative, duket se përgjatë linjës së saj ka sjellë edhe efekte pozitive. Një nga këto efekte, që mbështetet edhe nga të dhënat më të......

Sa e përgatitur është Shqipëria për të përballuar fake news-in? Renditemi ndër vendet e fundit në Europë
Kriza aktuale globale e shkaktuar nga pandemia COVID-19 ka bërë që nevoja për të marrë sa më shumë informacion të jetë më e lartë. Gjatë kësaj periudhe jemi......

Si i shpenzojnë familjet shqiptare lekët? Për qejf dhe për “vese” 300 mln euro më shumë në vit se arsim dhe shëndet
Një familje shqiptare shpenzon mesatarisht në një vit rreth 1 milionë lekë, ndërsa të gjitha familjet shqiptare shpenzojnë rreth 816 miliardë lek, çka......

Si ka ndikuar pandemia në tregun e punës? Papunësia rritet me 0.6%, paga mesatare bruto shkon në 54.951 lekë
Duket se pandemia ka goditur rëndë tregun e punës, duke ndikuar negativisht në të gjithë treguesit e tij. Këtë tregojnë shifrat më të fundit të forcave të......

Një shqiptar fiton vetëm 302 euro në muaj. Eurostat: 18.6 herë më pak se në Zvicër, gati 10 herë më pak se në Gjermani
Të ardhurat për frymë në vendin tonë, fiksohen në 302 euro, sipas parimit të medianës, thotë publikimi më i fundit i Eurostat, që i referohet vitit 2018. Duke......