Si i shpenzojnë familjet shqiptare lekët? Për qejf dhe për “vese” 300 mln euro më shumë në vit se arsim dhe shëndet

Një familje shqiptare shpenzon mesatarisht në një vit rreth 1 milionë lekë, ndërsa të gjitha familjet shqiptare shpenzojnë rreth 816 miliardë lek, çka përkthehet në rreth 6.6 miliardë euro. Por, si ndahen këto shpenzime? “Scan Intelligence Unit” ka analizuar dhe përpunuar të dhënat e “Institutit të Statistikave” nga Anketa e Buxhetit të Familjes për vitin 2019. Sipas INSTAT, në Shqipëri janë rreth 771.600 familje, me një përbërje mesatare prej 3.7 personash.
Nga këto të dhëna rezulton se për vitin 2019, familjet shqiptarët kanë shpenzuar 314 mld lekë vetëm për grupin e konsumit “Ushqim dhe pije jo-alkoolike”, ose thënë ndryshe rreth 2.6 mld euro. Ky zë, pra ushqimet dhe pijet joalkoolike rezultojnë të jenë shpenzimi më I madh I familjeve shqiptare, si në përqindje, ashtu edhe në vlerë monetare. Në renditje ndjek grupimi I shpenzimeve për banesën, me rreth 76 mld lekë, ose 623 mln euro. Kjo kategori përfshin qiranë e shtëpisë, në rast se ka, si dhe faturat e ndryshme, si ujë apo drita.
Për grupin e konsumit “Veshje dhe Këpucë”, familjet shqiptare kanë shpenzuar 39 mld lekë, që të përkthyera në euro rezultojnë 322 milionë. Rreth 28.4 mld lekë ndërkohë, ose 231 milionë euro janë shpenzimet vjetore të familjeve shqiptare për atë kategori që përfshin ato që mund të konsiderohen edhe si “vese”, pra “pije alkoolike dhe duhan”. Madje, kjo shumë është edhe më e madhe se shpenzimet mesatare vjetore të një familje për arsim, që fiksohen në rreth 190 milionë euro. Pra, shqiptarët shpenzojnë për dy vese të vetme, pije alkoolike dhe duhan, rreth 40 milionë euro në vit më shumë se për arsimim. Ndërkohë po të grupojmë dy kategori “qejfi” atë të shpenzimeve për “restorante dhe hotele” si dhe atë të “argëtim dhe kulturë”, familjet shqiptare shpenzojnë rreth 535 mln euro në vit, ose rreth 345 mln euro më shumë se arsimi. Ky shpenzim është më I lartë se ato për arsim dhe shëndet të marra së bashku, sinjalizojnë shifrat nga Anketa e Buxhetit të Familjes.

Si ka ndikuar pandemia në tregun e punës? Papunësia rritet me 0.6%, paga mesatare bruto shkon në 54.951 lekë
Duket se pandemia ka goditur rëndë tregun e punës, duke ndikuar negativisht në të gjithë treguesit e tij. Këtë tregojnë shifrat më të fundit të forcave të......

Një shqiptar fiton vetëm 302 euro në muaj. Eurostat: 18.6 herë më pak se në Zvicër, gati 10 herë më pak se në Gjermani
Të ardhurat për frymë në vendin tonë, fiksohen në 302 euro, sipas parimit të medianës, thotë publikimi më i fundit i Eurostat, që i referohet vitit 2018. Duke......

Pensionet vullnetare zgjerohen edhe në pandemi. Anëtarët rriten me 9.7%, asetet me 23%, me hap më të ngadaltë se vitet paraardhëse
Numri i anëtarëve në skemat e pensionit privat në vendin tonë është rritur në rreth 31 mijë invidivë gjatë vitit 2020, në rritje me 9.72% krahasuar me 31......

Ku ndryshojnë gratë nga burrat në Shqipëri? “Flasin” shifrat
Çështjet gjinore dhe pabarazia ndërmjet grave dhe burrave shihet si problematike dhe si një temë mjaft e diskutueshme në vendin tonë. Po si qëndrojnë këto......

Elbasani, qarku më “i lodhshëm” për arsimtarët. Raporti nxënës-mësues, “gumëzhijnë” edhe Tirana me Durrësin
Për vitin 2019/20, sistemi arsimor shqiptar numëron 402.940 nxënës dhe 30.668 mësues që i përkasin si arsimit publik ashtu edhe privat. Përkatësisht 294.879......

Shqiptarët, në krye të rajonit si borxhlinj! Banka Qendrore e Austrisë: Të parët për “fajde”, në fund për hua bankare
Në rajonin e gjerë, ku veç vendeve të Ballkanit Perëndimor përfshihen edhe një sërë shtetetsh të tjera nga Europa qendrore dhe lindore, Shqipëria figuron......

Kreditë, më të lira gjatë janarit. Bien normat mesatare të interesit, më me leverdi kredia për shtëpi, shtrenjtohet overdrafti
Muaji janar ka sjellë një rënie në total të normave mesatare të interesit për hua për të gjitha segmentet, dhe për të gjitha afatet e maturimit, si krahasuar......

Masat shtrënguese, ku renditet Shqipëria? Të 36-tët në botë! Mes 2 dhe 11 nëntorit, kemi shijuar “lirinë” maksimale
Universiteti i Oxfordit ka ngritur platformën më gjithpërfshirëse sa i përket masave shtrënguese duke vlerësuar thuajse çdo cep të botës sipas masave......