Ku ndryshojnë gratë nga burrat në Shqipëri? “Flasin” shifrat

Çështjet gjinore dhe pabarazia ndërmjet grave dhe burrave shihet si problematike dhe si një temë mjaft e diskutueshme në vendin tonë. Po si qëndrojnë këto raporte? Sa të thelluara janë ato? “Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat nga Instituti i Statistikave rreth statistikave gjinore të cilat reflektojë ndryshimet ose pabarazitë e situatës së burrave dhe grave. Këto statistika i referohen vitin 2019 dhe përfshijnë të dhënat rreth hendekut gjinor të pagave, rreth shkallës së papunësisë dhe atë të punësimit, rreth ndërmarrjeve sipas pronarëve, përbërjes së parlamentit dhe përbërjes në strukturat e policisë etj.
Sipas shifrave të INSTAT mbi hendekun e pages për vitin 2019, burrat paguhen mbi 10% më shumë se gratë në rang kombëtar. Ajo që tërheq vëmendjen është se paga më e lartë vihet re në profesionin e “Drejtues administrativë dhe komercialë” dhe në këtë profesion janë femrat ato që kanë pagën më të lartë me një shifër prej 170 083 lekë me një hendek 18.7% dhe gjithashtu në profesionin “Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë” me një hendek po 18.7%. Në profesionet e tjera qëndrojnë burrat në krye me pagën më të lartë. Sipas shifrave të INSTAT-it, hendeku në paga është më i lartë është në industrinë nxjerrëse, aktivitete financiare dhe në fushën e fizikës, matematikës dhe inxhinierisë, pasi gratë kanë dhe akses më të ulët. Në këto kushte mund të themi se diferencat në pagë mund të mos i atribohen gjinisë.
Analiza gjinore mbi shkallën e papunësisë sipas qarqeve tregon se qarku me hendekun më të lartë të papunësisë mes femrave dhe meshkujve është qarku i Vlorës ku shkalla e papunësisë për femrat është 18.8% ndërsa për meshkujt është 12.1%. Qarqet që kanë një raport më të lartë të papunësisë për meshkujt sesa për femrat janë qarqet e Beratit, Dibrës dhe Fierit. Qarku që ka shkallën e njejtë të papunësisë për të dyja gjinitë është qarku i Lezhës me 17.7%.
Sa i përket shkallës së punësimit në kënvështrimin gjinor, siç e tregon dhe grafiku, shihet se burrat kanë një shkallë punësimi më të lartë se gratë, përveç Dibrës që paraqet vlera të njëjta për të dyja gjinitë. Qarku me shkallën më të lartë të punësimit për femrat është qarku i Beratit me 59.8% dhe qarku i Elbasanit me 56.4%. Qarku që paraqet diferencën më të lartë të punësimit mes burrave dhe grave është qarku i Durrësit ku hendeku është 16,8 pp, ndërsa mesatarja në Shqipëri është 15,0 pp.
“Scan Intelligjence Unit” ka përpunuar gjithashtu të dhënat rreth ndërmarrjeve që administrohen nga femrat, sipas qarqeve. Të dhënat tregojnë se ndërmarrjet që kanë administrohen nga burrat janë më të shumta në numër se ato që administrohen nga gratë. Megjithatë numri i ndërmarrjeve me administratiore femra ka ardhur në rritje vitet e fundit. Nga grafiku shohim se kryeqyteti ka përqindjen më të lartë të bizneseve me administratiore femra me 32.4%, e ndjekur nga Lezha me 28.9% dhe nga Durrësi me 27.6%. Qarku që ka përqindjen më të ulët sa i përket bizneseve me pronare është qarku i Beratit me 17.5%.
Në analizën gjinore të depozitave bankare për gra dhe burra, shohim se depozitat dhe huamarrjet zotërohen më shumë nga burrat sesa nga femrat. Të dhënat tregojnë se depozitat në sektorin familjar për burrat në vitin 2019 ka qenë 1,996,850, ndërsa për gratë ka qenë 1,487,724. Po ashtu e njejta diferencë vërehet dhe tek kreditë ku meshkujt zotërojnë më shumë hua në pronësi sesa gratë.
Pavarësisht punës së madhe që po bëhet për të reduktuar hendekun mes burrave dhe grave në përfaqësim, përsëri përfaqësimi i grave në bordet e ndërmarrjeve publike dhe institucionevee agjencive të pavarura është shumë i ulët. Përbërja e parlamentin dominohet nga meshkujt, ndërkohë që femrat kanë një përfaqësim të ulët. Megjithatë shohim një trend në rritje nga viti në vit. Nga 32 gra deputete që ishte në vitin 2015, numri i tyre për vitin 2018 është 41 gra deputete.
“Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat rreth numrit të punonjësve në struktuarat e policisë sipas gjinisë në vitin 2019. Nga grafiku tregohet se burrat dominojnë në këto struktura. Numri i burrave gjithsej është 8922, ndërsa ai i grave 1512. Në strukturat drejtuese vihet re numri më i vogël i pjesëmmarjes së grave, ndërsa raportin më të madh se burrat e gjejmë në sektorin civil ku gratë janë 581 ndërsa burrat 471.
Sondazh

Elbasani, qarku më “i lodhshëm” për arsimtarët. Raporti nxënës-mësues, “gumëzhijnë” edhe Tirana me Durrësin
Për vitin 2019/20, sistemi arsimor shqiptar numëron 402.940 nxënës dhe 30.668 mësues që i përkasin si arsimit publik ashtu edhe privat. Përkatësisht 294.879......

Shqiptarët, në krye të rajonit si borxhlinj! Banka Qendrore e Austrisë: Të parët për “fajde”, në fund për hua bankare
Në rajonin e gjerë, ku veç vendeve të Ballkanit Perëndimor përfshihen edhe një sërë shtetetsh të tjera nga Europa qendrore dhe lindore, Shqipëria figuron......

Kreditë, më të lira gjatë janarit. Bien normat mesatare të interesit, më me leverdi kredia për shtëpi, shtrenjtohet overdrafti
Muaji janar ka sjellë një rënie në total të normave mesatare të interesit për hua për të gjitha segmentet, dhe për të gjitha afatet e maturimit, si krahasuar......

Masat shtrënguese, ku renditet Shqipëria? Të 36-tët në botë! Mes 2 dhe 11 nëntorit, kemi shijuar “lirinë” maksimale
Universiteti i Oxfordit ka ngritur platformën më gjithpërfshirëse sa i përket masave shtrënguese duke vlerësuar thuajse çdo cep të botës sipas masave......

Hotelet humbën 1.6 mln netë qëndrimi gjatë 2020-ës, miliona euro dëm
Instituti i Statistikave ka publikuar së fundmi treguesit statistikorë rreth akomodimit për turizmin shqiptar, tregues të cilët janë përpunuar nga “Scan......

Sipërmarrësit shqiptarë në Itali u rritën gjatë pandemisë, +6%, në total 49,748
“Scan Intelligence Unit” ka siguruar të dhënat e raportit të publikuar së fundmi nga fondacioni “Leone Moressa” sa i përket shifrave të sipërmarrësve të huaj......

Rritja e bizneseve të reja në Tiranë gjatë 2020-ës, në cilat zona dhe sektorë është përqëndruar?
Pavarësisht pandemisë dhë ndikimit të saj në veprimtarinë e bizneseve që operojnë në Shqipëri, të dhënat e Bashkisë së Tiranës, sa i përket bizneseve të reja......

5614 jetë të humbura më shumë në 2020-ën, rritje me 25%, Lezha, Elbasani, Tirana, qarqet më të goditura nga covid-19
Të dhënat më të fundit nga Instituti i statisikave tregojnë se gjatë vitit të kaluar në Shqipëri vdekjet gjithsej kanë qenë 27605, me një rritje të ndjeshme në......