Hotelet humbën 1.6 mln netë qëndrimi gjatë 2020-ës, miliona euro dëm

Instituti i Statistikave ka publikuar së fundmi treguesit statistikorë rreth akomodimit për turizmin shqiptar, tregues të cilët janë përpunuar nga “Scan Intelligence Unit”. Po çfarë tregojnë të dhënat? Ato ndjekin një trend në rënie të ndjeshme për vitin 2020, krahasuar me një vit më parë, kjo padyshim për shkak të pandemisë dhe ndikimit të saj negativ në këtë sektor. Numri i netë qëndrimeve në strukturat akomoduese ka rënë në 1.6 mln. ose me rreth 50.7% nga viti paraardhës, i cili ka regjistruar gati 3.2 mln netë qëndrime. Le të supozojmë se një natë në një nga strukturat e akomodimit ka një çmim mesatar në 30 euro. Nga përllogaritjet del se për strukturat akomoduese humbja ka qenë goxha e madhe, në të paktën 40 mln euro, pa llogaritur këtu kostot e tjera, si restorantet, plazhet, baret, etj. Duhet marrë parasysh se në këtë sektor informaliteti është mjaft i përhapur, çka bën që edhe “fatura” e humbjeve të jetë realisht më e madhe.
Nga të dhënat sipas rajoneve për numrin e netëve në strukturat akomoduese, shohim se rënien më të madhe krahasuar me vitin 2019 e ka patur rajoni i veriut me 49.7%. Zonat jo bregdetare kanë qenë zonat që kanë regjistruar më pak netë qëndrime dhe po ashtu kanë patur rënien më të lartë se zonat bregdetare. Gjatë vitit 2020, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar sipas zonave të afërsisë me bregdetin dhe sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme”.
Sa i përket numrit të vizitorëve, po ashtu ka qenë në rënie me 46.9% nga viti i kaluar, ku rënia më e madhe regjistrohet në rajonin e veriut.
Sondazh

Sipërmarrësit shqiptarë në Itali u rritën gjatë pandemisë, +6%, në total 49,748
“Scan Intelligence Unit” ka siguruar të dhënat e raportit të publikuar së fundmi nga fondacioni “Leone Moressa” sa i përket shifrave të sipërmarrësve të huaj......

Rritja e bizneseve të reja në Tiranë gjatë 2020-ës, në cilat zona dhe sektorë është përqëndruar?
Pavarësisht pandemisë dhë ndikimit të saj në veprimtarinë e bizneseve që operojnë në Shqipëri, të dhënat e Bashkisë së Tiranës, sa i përket bizneseve të reja......

5614 jetë të humbura më shumë në 2020-ën, rritje me 25%, Lezha, Elbasani, Tirana, qarqet më të goditura nga covid-19
Të dhënat më të fundit nga Instituti i statisikave tregojnë se gjatë vitit të kaluar në Shqipëri vdekjet gjithsej kanë qenë 27605, me një rritje të ndjeshme në......

Rekord aksidentesh në janar. Rritje e pazakontë, të rinjtë zënë peshën kryesore
Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave sa i përket aksidenteve rrugore tregojnë një rritje të ndjeshme të tyre gjatë muajit të parë të vitit,......

Vaksinimi, ku renditet Shqipëria? Harta globale, jemi ndër vendet e fundit në botë, me 0.02 të vaksinuar për 100 banorë
Janë rreth 80 shtete në të gjithë botën të cilat kanë nisur procesin e vaksinimit. “Ourworldindata” ka publike bazën më të zgjeruar të të dhënave për të......

“Blloku” në qetësi, “zien” “Rruga e Elbasanit”. Cilat janë zonat më të zhurmshme të Tiranës?
Ndotja akustike vijon të jetë një problem shqetësues për shumë zona të Tiranës. “Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat e publikuara nga Bashkia e......

Ekskluzive/Moody`s jep vlerësimet për Shqipërinë. “Nota e borxhit ndikohet negativisht nga emigracioni, plakja e popullsisë, arsimi, shëndetësia, të ardhurat”
“Scan Intelligence Unit” ka siguruar ekskluzivisht raportin më të fundit agjencisë së vlerësimit të kreditit, Moody`s, për Shqipërinë, që nuk përbën një veprim......

“Gjoba” ruse, 1.45 mln euro dëm Shqipërisë! Dyfishimi i taksës së grurit, Rusia, importuesi më i madh i drithërave në vend
Qeveria ruse ka vendosur të dyfishojë taksën e drithërave për eksport. Për grurin, rritja do të jetë nga 25 euro për ton aktualisht, në 50 euro për ton, duke......