“Blloku” në qetësi, “zien” “Rruga e Elbasanit”. Cilat janë zonat më të zhurmshme të Tiranës?

Ndotja akustike vijon të jetë një problem shqetësues për shumë zona të Tiranës. “Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat e publikuara nga Bashkia e Tiranës mbi ndotjen akustike në disa zona reference, gjate ditës dhë natës për vitin 2019, për të kuptuar se sa është ndotja mbi normën e pranuar dhe se cilat zona janë më të zhurmshme. Ajo që bie në sy nga përpunimi i të dhënave është se zona e Bllokut, e cila pritej të kishte më shumë ndotje akustike se të tjerat, qëndron në fund të renditjes. Zona më e zhurmshme është “Rruga e Elbasanit” me 72.59 decibel dhe zona përreth “Partizanit të Panjohur” me 71.45 decibel, ndërkohë që norma e pranuar gjatë ditës është 55 decibel. Burimi kryesor i zhurmës në këto dy zona mund të jetë qarkullimi i lartë i automjeteve, por edhe fakti që janë zona me shumë kalimtarë, duke marrë në konsideratë se “Rruga e Elbasanit” gjatë ditë është një zonë që frekuentohet nga një numër i madh studentësh. Zonat me nivelin më të ulët të ndotjes akustike gjatë ditës janë zonat pranë Shkollës “Edit Durham” me 60.95 dB, “Shkollës së Bashkuar” me 61.7 dB , “Farmacia 10” me 63.93 dB dhe “Blloku” me 64.22 dB. Edhe pse këto zona kanë ndotjen më të ulët krahasuar me të tjerat, përseri ato janë shumë lart normës së pranuar.
“Lapraka” dhe “Kryqëzimi i 21 Dhjetorit” janë zonat më të zhurmshme gjatë natës, përkatësisht me 62 dB dhe 69.99 dB, ndërkohë që norma e pranuar gjatë natës, sipas të dhënave të Bashkisë së Tiranës, është 45 dB. Sa i përket zonave që kanë regjistuar ndotjen më të ulët akustike gjatë natës janë “Selvia” me 52.27 dhe “Drejtoria e Policisë” me 54.42 dB.
Sondazh

Ekskluzive/Moody`s jep vlerësimet për Shqipërinë. “Nota e borxhit ndikohet negativisht nga emigracioni, plakja e popullsisë, arsimi, shëndetësia, të ardhurat”
“Scan Intelligence Unit” ka siguruar ekskluzivisht raportin më të fundit agjencisë së vlerësimit të kreditit, Moody`s, për Shqipërinë, që nuk përbën një veprim......

“Gjoba” ruse, 1.45 mln euro dëm Shqipërisë! Dyfishimi i taksës së grurit, Rusia, importuesi më i madh i drithërave në vend
Qeveria ruse ka vendosur të dyfishojë taksën e drithërave për eksport. Për grurin, rritja do të jetë nga 25 euro për ton aktualisht, në 50 euro për ton, duke......

Si po ngrohen shqiptarët? Më shumë se gjysma me dru. Tiranasit, Vlonjatët, Durrsakët, më “modernët”
Gjatë ditëve të ftohta të dimrit problemi kryesor për familjet shqiptare është ngrohja. Me se ngrohen shqiptarët? Cilat janë burimet kryesore? “Scan......

Karburantet, rekord importesh gjatë 2020-ës! Shifra justifikohet me “Ballshin” dhe rënien e çmimeve në bursa
Të dhënat më të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sa i përket importit të mallrave të akcizës gjatë vitit të kaluar nxjerrin në pah disa shifra......

Beratasit më pijedashësit, të parët në Republikë, dibranët dhe kuksianët të fundit në renditje
Edhe pse shqiptarët nuk janë konsumuesit më të mëdhenj të alkoolit në krahasim me vendet e tjera, përsëri konsumi mbetet i lartë. Vjetari rajonal statistikor i......

Pandemia redukton veset e shqiptarëve! Shifrat e doganave: Kafja, birra dhe cigaret, rekord minimal importesh gjatë 2020-ës
Pandemia duket se ka reduktuar disa prej “veseve” të shqiptarëve, të cilat lidhen ngushtw edhe me shëndetin. Sipas buletinit të fundit fiskal të Drejtorisë së......

Trafiku ajror, Shqipëria më mirë se Europa. Pandemia, vetëm Norvegjia dhe Luksemburgu janë goditur më pak se ne
Të dhënat më të fundit nga Eurostat sa i përket transportit ajror në Europë gjatë pandemisë, tregojnë impaktin real të krizës së shkaktuar nga covid-19 në këtë......

Inflacioni “rigjen” logjikën, shtrenjtimi i ushqimeve shmang deflacionin
Norma e inflacionit në vendin tonë ka zbritur në 0.4% gjatë muajit të parë të këtij viti. Kjo normë është bindshëm përtej objektivit të bankës qendrore, që......