Beratasit më pijedashësit, të parët në Republikë, dibranët dhe kuksianët të fundit në renditje

Edhe pse shqiptarët nuk janë konsumuesit më të mëdhenj të alkoolit në krahasim me vendet e tjera, përsëri konsumi mbetet i lartë. Vjetari rajonal statistikor i publikuar nga Instituti i Statistikave paraqet të dhëna mjaft interesante rreth konsumit te alkoolit sipas gjinisë dhe sipas qarqeve. “Scan Intelligence Unit” ka analizuar këto të dhëna duke i paraqitur në grafikët e mëposhtëm ku tregohet në përqindje konsumi i alkoolit për burrat dhe për gratë. Mosha e marrë si studim si për burrat ashtu dhe për gratë është 15-49 vjeç. Siç e tregon dhe grafiku, gratë e qarkut të Beratit, Tiranës dhe të Vlorës kanë përqindjen më të lartë të konsumit të alkoolit, përkatësisht me shifrat: Berati 44.1%, Tirana 40.7% dhe Vlora 36.8%. Ndërkohë gratë më pak pijedashëse, me përqindjen më të ulët vihen re në qarkun e Kukësit 4.0%, Dibrës 5.0% dhe Shkodrës 7.4%. Bazuar në mesataren kombëtare shohim se 1 në 4 gra kanë konsmumuar alkool dhe për qarkun e Beratit prevalenca e konsumit të alkoolit është 64 % mbi mesataren kombëtare për gratë që konsumojnë alkool.
Beratasit qëndrojnë përsëri ndër të parët sa i përket meshkujve që konsumojnë alkool. Sipas të dhënave të paraqitura në grafik përqindja më e lartë e burrave që konsumojnë alkool është në qarkun e Fierit 88.4%. Beratit 87.1% dhe Lezhës me 67.3%. Jo vetëm gratë, por dhe burrat e qarkut të Dibrës dhe Kukësit, konsumojnë më pak alkool. Përqindjen më të ulët siç e tregon dhe grafiku i mëposhtëm pra e gjejmë pikërisht në qarkun e Dibërs me 28.2% dhe të Kukësit me 39.1%. Në qarkun e Fierit, burrat konsumojnë 67% alkool mbi mesataren kombëtare.
Sondazh

Pandemia redukton veset e shqiptarëve! Shifrat e doganave: Kafja, birra dhe cigaret, rekord minimal importesh gjatë 2020-ës
Pandemia duket se ka reduktuar disa prej “veseve” të shqiptarëve, të cilat lidhen ngushtw edhe me shëndetin. Sipas buletinit të fundit fiskal të Drejtorisë së......

Trafiku ajror, Shqipëria më mirë se Europa. Pandemia, vetëm Norvegjia dhe Luksemburgu janë goditur më pak se ne
Të dhënat më të fundit nga Eurostat sa i përket transportit ajror në Europë gjatë pandemisë, tregojnë impaktin real të krizës së shkaktuar nga covid-19 në këtë......

Inflacioni “rigjen” logjikën, shtrenjtimi i ushqimeve shmang deflacionin
Norma e inflacionit në vendin tonë ka zbritur në 0.4% gjatë muajit të parë të këtij viti. Kjo normë është bindshëm përtej objektivit të bankës qendrore, që......

36% e pagamarrësve, me pagë minimale. 251 mijë individë paguhen me 30 mijë lekë në muaj, shërbimet dhe tregtia zënë peshën më të madhe
Pak më shumë se 1/3 e pagamarrësve në Shqipëri, paguhen me pagë minimale, tregojnë të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për “Scan......

Në Vlorë “mbretëron” pandëshkueshmëria, Gjirokastra, për t`u marrë shembull, habit Shkodra
Në raportin më të fundit të Institutit të Statistikave gjejmë të dhëna mbi statistikat e krimeve dhe drejtësisë penale, ku pasqyrohen të dhënat për autorët e......

Bankat “shpëtojnë” 2020-ën. Kreditë me probleme në rënie, aktivet prekin rekord
Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë mbi shëndetin financiar të sektorit bankar tregojnë se norma e kredive me probleme ndaj totalit të huasë gjatë......

868 mijë shqiptarë me leje qëndrimi në BE! Shifra në rënie me 4.83% krahasuar me vitin 2014
Janë 868 mijë shqiptarët të cilët kanë leje qëndrimi në një prej veneve të Bashkimit Europian, deri në fund të vitit 2019-ës, tregojnë të dhënat më të fundit......

Pandemia, si ka ndryshuar tregtia e jashtme? Izraeli, Kosova, lindja, Afrika, ushqimet, peshku, ilaçet, rrjedhoja të krizës
Pandemia ka ndryshuar rrënjësisht thuajse çdo segment të ekonomisë. Vëllimet tregtare me jashtë janë një prej këtyre aspekteve që kanë ndryshuar “fytyrë”.......