Inflacioni “rigjen” logjikën, shtrenjtimi i ushqimeve shmang deflacionin

Norma e inflacionit në vendin tonë ka zbritur në 0.4% gjatë muajit të parë të këtij viti. Kjo normë është bindshëm përtej objektivit të bankës qendrore, që “shënjestron” një normë pranë 3%, por nga ana tjetër, është brenda kornizës logjike të situatës. Gjatë vitit të kaluar, pra në kulm të krizës ekonomike të shkaktuar nga pendmia, çmimet e konsumit në vendin tonë rriteshin me hapa të pajustifikueshëm, duke na vendosur ndër vendet e para në Europë në këtë drejtim. Rënia e konsumit nuk e justifikonte aspak këtë trajektore të çuditshme. Por, shifrat e janarit duket se e kanë përmbysur këtë tendencë, duke regjistruar normën më të ulët të rritjes së çmimeve që prej mesit të vitit 2016. Që prej vitit 2007, kur edhe instat ka publike këto të dhëna, kjo është norma e 4-tët më e ulët mujore e inflacionit, në terma vjetorë. Vetëm muaji shkurt, mars dhe prill i vitit 2016 kanë regjistruar vlera më të ulta, por pa kaluar asnjëherë në territor deflacionist.
Sa i përket grupeve të veçanta, zarzavatet, ndryshe nga i gjithë viti i pandemisë, këtë janar janë “zhvlerësuar” ndjeshëm, pasi rezultojnë 8.5% më të lira se janari i vitit të kaluar. Frutat ndërkohë vijojnë të jenë më të “kripura”, pasi janë 3.6% më të shtrenjta. Edhe pijet alkoolike vihen re në shtrenjtim të ndjshëm, 2.9% në terma vjetorë, tregojnë shifrat. Edhe produktet e bulmetit, rezultojnë të jenë 3.5% më të shtrenjta. Por, ndërkohë që çmimet e ushqimeve janë ato që ndihen drejtpërdrejtë nga qytetarët, pikërisht shtrenjtimi i tyre gjatë janarit, ka frenuar deflacionin në vendin tonë, një territor aspak i favorshëm për stabilitetin monetar. Veshjet dhe transporti ndërkohë rezultojnë në rënie të ndjeshme. Një ndër produktet që regjistron rritjen më të madhe të çmimeve gjatë janarit është peshku, me 4.1% rritje. Kjo tendencë ka qenë thuajse konstante gjatë muajve të krizës dhe duket se do të vijojë ende. Kjo trajektore justifikohet edhe me faktin se peshku është gjithmonë e më shumë i preferuar nga konsumatori shqiptar. Shifrat e tregtisë së jashtme për vitin 2020 tregojnë një rekord historik importesh të peshkut dhe produkteve të detit.
Sondazh

36% e pagamarrësve, me pagë minimale. 251 mijë individë paguhen me 30 mijë lekë në muaj, shërbimet dhe tregtia zënë peshën më të madhe
Pak më shumë se 1/3 e pagamarrësve në Shqipëri, paguhen me pagë minimale, tregojnë të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për “Scan......

Në Vlorë “mbretëron” pandëshkueshmëria, Gjirokastra, për t`u marrë shembull, habit Shkodra
Në raportin më të fundit të Institutit të Statistikave gjejmë të dhëna mbi statistikat e krimeve dhe drejtësisë penale, ku pasqyrohen të dhënat për autorët e......

Bankat “shpëtojnë” 2020-ën. Kreditë me probleme në rënie, aktivet prekin rekord
Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë mbi shëndetin financiar të sektorit bankar tregojnë se norma e kredive me probleme ndaj totalit të huasë gjatë......

868 mijë shqiptarë me leje qëndrimi në BE! Shifra në rënie me 4.83% krahasuar me vitin 2014
Janë 868 mijë shqiptarët të cilët kanë leje qëndrimi në një prej veneve të Bashkimit Europian, deri në fund të vitit 2019-ës, tregojnë të dhënat më të fundit......

Pandemia, si ka ndryshuar tregtia e jashtme? Izraeli, Kosova, lindja, Afrika, ushqimet, peshku, ilaçet, rrjedhoja të krizës
Pandemia ka ndryshuar rrënjësisht thuajse çdo segment të ekonomisë. Vëllimet tregtare me jashtë janë një prej këtyre aspekteve që kanë ndryshuar “fytyrë”.......

Profili i shqiptarëve në timon. Nga qytetet me më shumë makina, te kambio e preferuar, marka e preferuar, e deri te muaji i preferuar i blerjeve
“Scan Intelligence Unit” ka përpunuar me imtësi të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) sa i përket mjeteteve në......

Korçarët nën tension. 1 në 6 vuan hipertensionin, 63% mbi mesataren kombëtare
Diagnostikimet me sëmundje kronike, siç janë Hipertensioni Arterial dhe Diabeti, po rriten nga dita në ditë duke shkaktuar kështu një impakt të thellë mbi......

Shqiptarët nuk “ftillohen”! Të “fiksuar” pas pagesave me para fizike
Pavarësisht tendencës që ka nxitur pandemia në shoqërinë globale sot, për të evituar pagesat cash, me paranë fizike si një burim infeksioni, dhe pavarësisht......