Si ka ndikuar pandemia në marrëdhënien e shqiptarëve me teknologjinë?

Në mënyrë të pashmangshme pandemia COVID-19 ka përshpejtuar nevojën për një përdorim më të madh të teknologjisë së informacionit. Nevoja për tu informuar rreth rreziqeve të mundshme nga virusi, por edhe procesi i karantinimit kanë bërë që përdorimi i teknologjisë së informacionit të rritet ndjeshëm. Instituti i Statistikave ka publikuar rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit, ku sipas saj gjatë vitit 2020 e kanë përdorur internetin 72,2% e popullsisë, nga grup-mosha 16-74 vjeç.
Përqindja e familjeve shqiptare që kanë akses në internet është 83,3%, krahasuar me 82,2% të një viti më parë. Pra ky tregues ështe rritur me 1.1 pikë përqindje gjatë vitit të pandemisë.
Sipas të dhënave, sa i përket pajisjeve kryesore që janë përdorur për të hyrë në internet, vendin e parë e mban aparati celular, i ndjekur nga laptopi. Krahasuar me vitin 2019, gjatë vitit 2020 përdorimi i aparatëve celularë është rritur me 0.2 pikë përqindje, ndërsa i laptopëve me 0.7 pikë përqindje. Kjo rritje e përdorimit të pajisjeve vjen dhe si pasojë e mbylljes së shkollave gjatë vitit 2020 për shkak të pandemisë. Mësimi i zhvilluar online ka bërë që të rritet përdorimi i pajisjeve dhe rrjedhimisht po ashtu ka bërë që të rritet dhe aksesi në internet.
Mes të tjerash, pas shpërthimit të pandemisë Covid-19 dhe vendosjes së masave kufizuese, shumë detyrime të qytetarëve u desh të kryhen online nëpërmjet internetit me autoritetet publike. Përdorimi i e-qeverisjes është rritur ndjeshëm krahasuar me vititn 2019, ku rritja më e lartë është shënuar për kategorinë “marrjen e informacionit nga faqet ose aplikacionet e internetit” me 13,1 pikë përqindje, nga 15.1% në 28.2%. Gjithashtu një rritje të ndjeshme kanë pësuar dhe shërbimet si “Shkarkimi apo printimi i formularëve zyrtarë” dhe “Dërgimi i formularëve të plotësuar nëpërmjet internetit”.
“Scan Intelligence Unit” po ashtu ka analizuar të dhënat e “INSTAT” mbi blerjet online. Gjatë vitit 2020, 19,5% e popullsisë kanë kryer blerje online, duke u rritur kështu me 9.4 pikë përqindje krahasuar me vitin 2019. Sigurisht që kjo rritje i atribuohet pandemisë dhe kjo mbështetet nga një rritje e ndjeshme në grupin e produkteve “Ilaçe, suplemente dhe vitamina” dhe po ashtu një rritje e lartë është regjistruar dhe në kategorinë “Ushqim dhe pije”. Duhet përmendur se rritja vërehet në të gjitha kategoritë e produkteve.
Po ashtu sa i përket blerjeve nëpërmjet internetit, sipas gjinisë, gjatë vitit 2020, gratë kanë shfaqur preferenca në blerjet për “produkte shtëpiake”, “produkte për kujdes personal, kozmetikë” si dhe “produkte për fëmijë apo lodra për ta”. Ndërkohë burrat kanë kryer blerje online për: “të mira dhe mallra sportive”, “shërbimet e ushqimit nga restorante” si dhe “filma, serial apo DVD etj.”
Sondazh

Pandemia "motivon" të rinjtë, regjistrimet e studentëve në degët e mjekësisë rriten me 4.9%
Pandemia dhe masat parandaluese ndaj saj e kanë ndikuar funksionimin e arsimit të lartë në nivel global. “Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat më të......

Kur kanë më shumë nevojë për kredi shqiptarët? Në Dhjetor dhe Shkurt. Janari, më pak i preferuari
Për të kuptuar se në cilët muaj, niveli i huave të reja është më i lartë dhe në cilët muaj ky nivel është më i ulët, “Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të......

Turizmi i kampingjeve, Shqipëria më e goditura mes vendeve të Europës. Bie 62% numri i netëve të kaluara në kampe
Me ardhjen e pandemisë gjatë vitit të kaluar u desh që pushimet të anullohen si pasojë e kufizimeve të lëvizjeve. Agjencia Europiane e Statistikave (EUROSTAT)......

Përkeqësohet barazia gjinore në Shqipëri. Raporti i "WEF", me 5 pozicione të humbura, mbetemi mes 30 të parëve në glob
"Forumi Ekonomik Global" ka publikuar së fundmi Indeksin e Hendekut Gjinor për vitin 2020 të matur në 156 shtete të botës. Shqipëria ka një pozicionim në......

Kur kursejnë më shumë shqiptarët? Në Gusht dhe Dhjetor! Emigrantët “fryjnë” depozitat, Tetori, muaji i vetëm kur “preken” kursimet
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar të dhënat e Bankës së Shqipërisë mbi depozitat në sektorin bankar, që prej vitit 2006, kur edhe ato janë publike, për të......

“Biznesmenët” e listave. “LSI” me 25.5% të kandidatëve, sipërmarrës, PD me 20.3%, PS me “vetëm” 18.9%. Tregtia dhe ndërtimi, “specialiteti” i deputetëve të ardhshëm. Në Vlorë, 35% e kandidatëve kanë një biznes
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar listat e grupimeve kryesore politike në zgjedhjet e 25 prillit për të nxjerrë në pah përfaqësimin e biznesit në to. Në......

Cilat shtete po përdorin "Sputnik" dhe "Sinovac"? Harta globale e shteteve që kanë në përdorim vaksinën ruse dhe atë kineze
Duke marrë shkas nga fakti se në Shqipëri kanë mbërritur 10 mijë doza të vaksinës ruse “Sputnik V” si dhe nga akti më u fundit normativ i qeverisë sonë, ku......

Pandemia ul me 76% numrin e azilkërkuesve shqiptarë, megjithatë vazhdojmë të jemi të parët në rajon. Franca, destinacioni i preferuar
Pandemia ka bërë që numri i shqiptarëve azilantë të ulet ndjeshëm gjatë vitit 2020. Të dhënat e Agjencisë Europiane të Statistikave (Eurostat) sinjalizojnë një......