Nje deputet shqiptar paguhet 5 herë më shumë se shqiptari mesatar

Gara e 25 prillit, nuk është vetëm një garë ideologjish, programesh, vizionesh, individësh, apo liderësh, pasi po ta "banalizonim" pak, mund ta konsideronim edhe si një garë për një vend pune. Kjo është gjëja e parë që të shkon ndërmend kur sheh edhe përfitimet monetare të të qënit deputet. Përfitimet që merren nga statusi i deputetit janë të shumta, por sa shkon mesatarisht paga e një deputeti në kuvendin shqiptar? “Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat e marra nga pasqyra e publikuar nga vetë faqa zyrtare e Kuvendit, mbi pagën e deputetëve dhe përfitimet e tjera financiare. Këto të dhëna i referohen muajit shkurt të këtij viti. Paga e një deputeti është mesatarisht 158 mijë lekë (bruto), pa llogaritur këtu përfitimet për naftën, faturat e telefonit apo pjesëmarrjet në komisionet parlamentare apo dhe dietat që përfitojnë. Nëse do të flisnim për pagën neto të një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, mesatarisht ajo arrin në 116 mijë lekë. Nga të dhënat, rezulton se bashkë me shpërblimet, ku përfshihen honoraret, karburanti, telefonia, qiraja etj, paga bruto arrin në 276 mijë lekë. Ajo që tërheq vëmendjen janë pagesat që paguan shteti shqiptar për shpenzimet e tjeta financiare për deputetët, shifër që tejkalojn madje edhe pagën neto që merr një deputet.
Po të krahasojmë pagën mesatare bruto të një deputeti, bashkë me shpenzimet e përmendura më lart, me pagën mesatare bruto në Shqipëri, shohim se paga e deputetëve është rreth pesë herë më e lartë se paga mesatare në Shqipëri e cila arrin në 54 951 lekë.
“Scan Intelligence Unit” po ashtu ka llogaritur diferencat mes pagës mesatare që marrin deputetët, me pagën që merr nje mësues apo një mjek. Nga të dhënat e Kuvendit të Shqipërisë, të kryqëzuara me të dhënat e Institutit të Statistikave, shohim se paga e punonjësve të administratës publike; sigurimit social të detyrueshëm; arsimit; shëndetësisë dhe aktivitete të punës sociale, është rreth katër herë më e ulët se paga e një deputeti. 66 435 shkon paga bruto e profesioneve të përmendura më lart.
Le të vijmë të pagesat që paguan shteti shqiptar për deputetët, ose siç quhen ndryshe përfitimet financiare. Rreth 35 mijë lekë të reja janë përfitimet mesatare që përfitojnë deputetët për shpenzimet e karburantit. 17 mijë në muaj shkon për shpenzimet e telefonisë, ndërsa honoraret neto arrijnë mesatarisht në vlerën 10 mijë lekë të reja. Shifrën më të lartë e arrijnë shpenzimet për dieta për udhëtime brenda vendit qe shkon në rreth 48 mijë lekë, ndërkohë që ka edhe deputetë të cilët jetojnë në apartamente me qira dhe shteti shqiptar duhet të paguajë mesatarisht 6 mijë lekë për t`u mbuluar atyre këto shpenzime.
Nga të dhënat e pasqyruara në Kuvendin e Shqipërisë shohim se dy deputetet që marrin dhe pagën më të lartë bruto bashkë me përfitimet financiare i përkasin gjinisë femërore. Paga e tyre mujore arrin deri në 339 mijë lekë.
Sondazh

Bien sërish kreditë me probleme. Në 8.15% gjatë Marsit, 0.06 pikë përqindje nën nivelin e një viti më parë
Një ndër treguesit më të rëndësishëm të shëndetit financiar të sistemit bankar, ai i huave me probleme, vijon të përmirësohet. Të dhënat zyrtare nga Banka e......

Shqiptarët, si europianët. Muajt e preferuar për të sjellë foshnjat në jetë, korriku dhe shtatori
Duket se vera dhe vjeshta janë stinët e preferuara të prindërve për të sjellë në jetë foshnjat e tyre. Këtë tregojnë të dhënat e Agjencisë Europiane të......

Një i burgosur na kushton 142 mijë euro! Shifrat e Këshillit të Europës, dënimi mesatar në Shqipëri zgjat 15.7 vite
Këshilli i Europës ka publikuar statistikat penale për më shumë se 40 vende të kontinentit të vjetër, mes të cilave edhe Shqipëria, të cilat shërbejnë si një......

Si ka ndikuar pandemia në marrëdhënien e shqiptarëve me teknologjinë?
Në mënyrë të pashmangshme pandemia COVID-19 ka përshpejtuar nevojën për një përdorim më të madh të teknologjisë së informacionit. Nevoja për tu informuar rreth......

Pandemia "motivon" të rinjtë, regjistrimet e studentëve në degët e mjekësisë rriten me 4.9%
Pandemia dhe masat parandaluese ndaj saj e kanë ndikuar funksionimin e arsimit të lartë në nivel global. “Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat më të......

Kur kanë më shumë nevojë për kredi shqiptarët? Në Dhjetor dhe Shkurt. Janari, më pak i preferuari
Për të kuptuar se në cilët muaj, niveli i huave të reja është më i lartë dhe në cilët muaj ky nivel është më i ulët, “Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të......

Turizmi i kampingjeve, Shqipëria më e goditura mes vendeve të Europës. Bie 62% numri i netëve të kaluara në kampe
Me ardhjen e pandemisë gjatë vitit të kaluar u desh që pushimet të anullohen si pasojë e kufizimeve të lëvizjeve. Agjencia Europiane e Statistikave (EUROSTAT)......

Përkeqësohet barazia gjinore në Shqipëri. Raporti i "WEF", me 5 pozicione të humbura, mbetemi mes 30 të parëve në glob
"Forumi Ekonomik Global" ka publikuar së fundmi Indeksin e Hendekut Gjinor për vitin 2020 të matur në 156 shtete të botës. Shqipëria ka një pozicionim në......