''Investime në energji dhe turizëm''/ Balluku në Austri: Projektet e ardhshme, kontribut në qëndrueshmërinë dhe modernizimin e këtyre fushave
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, po zhvillon një vizitë zyrtare në Austri. Ajo është pritur në një takim nga ministri i Ekonomisë, Energjisë dhe Turizmit të Austrisë, Wolfgang Hattmannsdorfer.
Delegacionet e të dy vendeve, diskutuan mbi projektet aktuale dhe potencialet për zgjerim bashkëpunimi në fushën e energjisë dhe turizmit, si dy sektorë kyç për zhvillimin ekonomik, si dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
“Theksuam rëndësinë e investimeve austriake në sektorin energjetik dhe atë turistik, si dhe shkëmbyem ide për projektet e ardhshme që do të kontribuojnë në qëndrueshmërinë dhe modernizimin e këtyre fushave”- u shpreh znj.Balluku.
Në këtë takim u diskutua gjithashtu edhe për finalizimin e një marrëveshjeje ndërqeveritare, e cila pritet të nënshkruhet së shpejti. Ky është një hap i rëndësishëm drejt thellimit të partneritetit mes dy vendeve.

Mbetjet nuk janë fundi. Janë fillimi i një ideje të re!
Më 13 tetor, në TEG u përmbyll me sukses një tjetër edicion frymëzues i “Riciklo – Kreativ”, një nismë që prej disa vitesh vazhdon të rritet dhe të......

Më pak shqiptarë nën kufirin e mbijetesës në vitin 2024/ Pensionet dhe përfitimet sociale, mburoja kryesore kundër varfërisë
Instituti i Statistikave ka publikuar rezultatet e Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës për vitin 2024, që matin standardin e jetesës, varfërinë......

Ursula Von der Leyen, në Prishtinë – Takime me Presidenten Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Kurti
Gjatë turit në vendet e Ballkanit Perëndimor presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, u prit në Prishtinë nga Presidentja e Republikës së......

Riparimi i rrugës Vorë-Ura e Dajlanit - Lirohet trafiku pas vendimit të ARRSH për zhvillimin e punimeve gjatë natës
Stand up - Kjo ishte situata me trafikun ditën e hënë kur nisën punimet për riparimin e disa rrugëve në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa kjo është situata......

Si përdoren rrjetet sociale në Shqipëri? Femrat për marketing dhe argëtim, meshkujt për lajme
Numri i femrave shqiptare që përdorin rrjete sociale është në rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025. Sipas raportit të fundit “Digital 2025: Albania” nga......

232.8 mln lekë për rindërtimin e kanalizimeve në Vlorë - Investimi i ri, synohet shmangia e përmbytjeve
Bashkia Vlorë ka shpallur hapjen e tenderit KUB Vlorë (Kanalizimet e Ujërave të Bardha)- Rindërtimi, ridimensionimi dhe rehabilitimi i kolektorëve kryesorë......

Ndriçues me materiale të ricikluara - Studentët e Arkitekturës krijojnë objekte arti
Studentët e fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës së Universitetit Politeknik të Tiranës, por jo vetëm, edhe studentë nga Kosova dhe Maqedonia e......

Bonot 12-mujore, në “rënie të lirë” - Yield-i mesatar i ponderuar arrin në 2.54%. Interes i lartë nga investitorët
Norma mesatare e interesit të bonove të thesarit me maturim 12-mujor ka regjistruar një rënie. Në ankandin e fundit, yeld-i mesatar i ponderuar zbriti në......