Riparimi i rrugës Vorë-Ura e Dajlanit - Lirohet trafiku pas vendimit të ARRSH për zhvillimin e punimeve gjatë natës

Stand up - Kjo ishte situata me trafikun ditën e hënë kur nisën punimet për riparimin e disa rrugëve në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa kjo është situata tani, pasi Autoriteti Rrugor Shqiptar vendosi që të ndryshojë planin e menaxhimit të trafikut, me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe garantimin e sigurisë rrugore gjatë fazës së punimeve.
Duke filluar nga mbrëmja e datës 14 tetor, punimet për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit janë zhvilluar gjatë natës, nga ora 23:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit. Gjatë kësaj fashe orare, zbatohet bllokimi i përkohshëm i qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës, në segmentet Vorë – Maminas, Maminas – Sukth, Sukth – Fllakë, Fllakë – Mbikalimi i Shkozetit, Mbikalimi i Shkozetit – Ura e Dajlanit.
Kohëzgjatja e punimeve parashikohet të jetë deri në 2 ditë për çdo segment, në varësi të kushteve atmosferike dhe progresit të punës.
Gjatë orareve të mbylljes së qarkullimit, përdoruesit e rrugës do të duhet të ndjekin rrugën alternative si Vorë – Maminas – Katër rrugët e Shijakut – Durrës.
Pas përfundimit të punimeve në drejtimin Vorë–Durrës, do të vijojë ndërhyrja edhe në kahun tjetër të autostradës, Ura e Dajlanit – Vorë, duke ndjekur të njëjtin plan pune dhe afat kohor për çdo segment.
Ndërhyrjet në këtë aks kanë një vlerë 50.8 mln lekë, pa TVSH.
Në përfundim të ndërhyrjes, autostrada Tiranë–Durrës do të ofrojë një standard më të lartë sigurie dhe komoditeti, duke reduktuar ndjeshëm problematikat aktuale të trafikut dhe amortizimit të shtresave rrugore.
Si përdoren rrjetet sociale në Shqipëri? Femrat për marketing dhe argëtim, meshkujt për lajme
Numri i femrave shqiptare që përdorin rrjete sociale është në rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025. Sipas raportit të fundit “Digital 2025: Albania” nga......
232.8 mln lekë për rindërtimin e kanalizimeve në Vlorë - Investimi i ri, synohet shmangia e përmbytjeve
Bashkia Vlorë ka shpallur hapjen e tenderit KUB Vlorë (Kanalizimet e Ujërave të Bardha)- Rindërtimi, ridimensionimi dhe rehabilitimi i kolektorëve kryesorë......
Ndriçues me materiale të ricikluara - Studentët e Arkitekturës krijojnë objekte arti
Studentët e fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës së Universitetit Politeknik të Tiranës, por jo vetëm, edhe studentë nga Kosova dhe Maqedonia e......
Bonot 12-mujore, në “rënie të lirë” - Yield-i mesatar i ponderuar arrin në 2.54%. Interes i lartë nga investitorët
Norma mesatare e interesit të bonove të thesarit me maturim 12-mujor ka regjistruar një rënie. Në ankandin e fundit, yeld-i mesatar i ponderuar zbriti në......
“Rritje taksash dhe shkurtim shpenzimesh” - Britania paralajmëron masat e reja për të përballuar sfidat ekonomike
Ministrja e Financave në Britaninë e Madhe, Rachel Reeves, pranoi se po shqyrtohen rritje taksash dhe prerje shpenzimesh në buxhetin e ardhshëm. Kjo tregon......
Shqipëria humbet terren në tregun e kriptovalutave/ Raporti i Chainalysis 2025: Renditemi në vend të 111-të, nga 151 shtete në total
Raporti i Chainalysis mbi gjeografinë e kriptovalutave 2025, përmban një indeks, që mat adoptimin e kriptovalutave në 151 shtete të botës. Por, ku renditet......
Çelen mbi 4700 biznese të reja në 3 muaj - 11,461 aplikime online në QKB vetëm në Shtator
1483 biznese të reja janë hapur vetëm gjatë muajit Shtator në të gjithë vendin, duke ndjekur trendin e dy muajve të kulmit të sezonit turistik. Të dhënat......
Rikonstruksion rrjetit elektrik në Tiranë - OSSH hap tenderin 198.9 mln lekë për përmirësimin e cilësisë së energjisë
Drejtoria Rajonale e OSSH Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për rikonstruksionin e kabinave 20 kv të n/stacioneve Kashar, Qendër, Selitë, Farkë. E ndërsa......





