Kosova Postuar më 15 Tetor 2025, 15:48

Ursula Von der Leyen, në Prishtinë – Takime me Presidenten Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Kurti

Nga SCAN TV

Ursula Von der Leyen, në Prishtinë –  Takime me Presidenten

Gjatë turit në vendet e Ballkanit Perëndimor presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, u prit në Prishtinë nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit për mediat nga Presidenca e Kosovës, Osmani gjatë takimit, theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës ndaj agjendës së reformave në kuadër të Planit të Rritjes, duke nënvizuar rëndësinë e zbatimit të tyre dhe bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Evropian në këtë proces.

Osmani, ka ritheksuar rëndësinë që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE. Gjithashtu, Kreu i Shtetit i ka theksuar Von der Leyen domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta që BE-ja i ka vendosur Kosovës, për të cilat edhe KE-ja kishte konfirmuar se ato duhet të hiqen.

Më pas, kreu i Komisionit Evropian ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat