Bota Postuar më 1 Janar 2023, 14:12

“T’ia kalojë Apple”: Elon Musk premtoi ta bënte Tesla-n kompaninë më të vlefshme në planet!

Nga SCAN TV
“T’ia kalojë Apple”: Elon Musk premtoi ta bënte

Elon Musk, CEO i Tesla, u dërgoi një email punonjësve në të cilin u përpoq t'i siguronte ata se prodhuesi i automjeteve do të bëhej përfundimisht kompania më e vlefshme në botë.

Letra vjen në mes të një viti sfidues për kompaninë. Në vitin 2022, aksionet e saj ranë me 68%, dhe me 42% vetëm në dhjetor! Vetë sipërmarrësi e shpjegoi pjesërisht këtë rënie me rritjen e normave të interesit.

Por blerja e Twitter nga Musk gjithashtu luajti një rol, thonë ekspertët, dhe marrëveshja besohet të ketë fshirë rreth 675 miliardë dollarë në kapitalizimin e tregut të Tesla-s në vitin 2022.

Në një email, Musk falënderoi punonjësit e Tesla-s për punën e tyre në vitin 2022 dhe i inkurajoi ata të përqendrohen në ndërtimin e sa më shumë makinave që të jetë e mundur për të përmbushur kërkesat e klientëve.

Kujtojmë se sot kompania më e vlefshme në planet është Apple me një kapitalizim prej më shumë se 2 trilion dollarë.

Edel Strazimiri / SCAN

Bota 29 Dhjetor

Students and teachers are emigrating

1/3 of the Albanian academic staff have left Albania during the last 10 years. A study taken by Giz Albania shows that university lecturers have found that......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat