Tenderat e rinj të AKSHI-t: 523 milionë lekë për fermat dhe kodimin në shkolla!
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur dy tendera me vlerë rreth 523 milionë lekë për Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Arsimit.
Tenderi i parë është me fond limit 190 milionë lekë dhe parashikon përmirësimin e sistemit RUDA për Ministrinë e Bujqësisë.
Sistemi RUDA kryen regjistrimin individual të kafshëve dhe fermave blegtorale dhe i shërben jo vetëm kontrollit të shëndetit të kafshëve por edhe shërben si bazë për zbatimin e programeve kombëtare të mbështetjes së sektorit.
Objektivi përgjithshëm i këtij projekti është përmirësimit i sistemit të menaxhimit të kafshëve dhe fermave “RUDA”, duke rritur nivelin e interaktivitetit digjital dhe duke automatizuar disa procese per transmetimin e informacionit nga fermat drejt konsumatorit.
Tenderi i dytë i shpallur është ai për ndërtimin e laboratorëve të Teknologjisë së Informacionit në shkollat e vendit. Fondi limit për këtë tender është 333 milionë e 333 mijë lekë.
Me anë të këtij projekti synohet që të ndërtohen laboratorë që do i vijnë në ndihmë mësimdhënies së kodimit në shkollat 9 vjeçare, duke filluar që nga klasa e I-rë
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=e8xYTyIq184
Sondazh

Ujërat e zeza, Shqipëria në fund të Europës/ Eurostat: Vetëm 1 në 3 familje ka akses në përpunimin e ujërave!
“Agjencia Europiane e Statistikave” në raport monitorimin mbi progresin e vendeve drejt zhvillimit të qëndrueshëm, paraqet një sërë treguesish statistikorë, ku......

Reduktimi i gjykatave, avokatët reagojnë ashpër: Bojkot gjyqeve për 4 ditë! Haxhia: Kush nuk zbaton urdhrin e Dhomës, heqje licence
Harta e re gjyqësore e sapo miratuar nga KLGJ, e cila parashikon reduktimin drastik të gjykatave në vend është pritur shumë ashpër nga dhoma e avokatëve. ......

“Europa ka momentin për t’u zgjeruar” - Financial Times: Eksperienca e RMV nuk premton mirë për Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski mund të ketë lënë përkohësisht mënjanë objektivin për anëtarësimin e vendit të tij në NATO por jo ambiciet për të hyrë......

Twitter reklamon produktet e reja - Në platformë do të publikohen adresa të kompanive të përzgjedhura nga secili
Tuiter ka bërë të ditur se do të ketë një funksion të ri në gjendje për të dërguar njoftime kur shitësit të hedhin prodhime të reja në treg. Shoqëria e......

Çmimet e naftës, në rënie - Për shkak të njoftimeve të përhapjes së COVID në Pekin dhe shqetësimeve për inflacionin
Çmimet e naftës ranë më shumë se 2 dollarë të hënën pasi një shpërthim i rasteve me COVID-19 në Pekin shuan shpresat për një rritje të shpejtë të kërkesës për......

Energjia dhe lëndët e para - Europa po kalon nga varësia ndaj Rusisë, në atë ndaj Kinës
Të dhënat e pubikuara nga “National Renewable Energy Laboratory” i administratës amerikane, bëjnë të qartë se ka një rrezik për kalimin nga varësia ruse në atë......

Putin: Perëndimi nuk bën dot pa gazin rus - Presidenti i Rusisë u shpreh se do të duhen vite për të zëvendësuar furnizimin
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u shpreh se do të duhen vite para se perëndimi mos të përdorë më naftën dhe gazin rus. Lajmi u raportua nga agjencia ruse e......

Rusia, 93 miliardë euro nga eksportet e karburanteve - Në 100 ditët e para të luftës, Franca është bërë blerësi më i madh i gazit rus në botë
Rusia ka arkëtuar 93 miliardë euro nga eksportet e karburanteve fosile në 100 ditët e para të luftës kundër Ukrainës që nisi më 24 shkurt, me pjesën më të......