“Europa ka momentin për t’u zgjeruar” - Financial Times: Eksperienca e RMV nuk premton mirë për Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski mund të ketë lënë përkohësisht mënjanë objektivin për anëtarësimin e vendit të tij në NATO por jo ambiciet për të hyrë në Bashkimin Europian. Në fillim të këtij viti, së bashku me Moldavinë dhe Gjeorgjinë, vendi hodhi hapat e parë duke aplikuar për anëtarësimin në BE. Me gjashtë vende në Ballkan plus tre në Europën lindore që duan t’i bashkohen bllokut – pa llogaritur Turqinë – BE- së i kërkohet që të reagojë si duhet për situatën.
Brukseli rrezikon të fajësohet dhe do të duhet të mbajë përgjegjësi nëse nuk i përgjigjet këtyre kërkesave, por dhe nëse nuk i përgjigjet sërish do të jetë fajtor. Në samitin e rradhës së liderëve europianë pritet dhe reagimi për kërkesat e reja dhe në të njëjtën kohë të vendoset për dy vendet kandidate që presin prej një kohë të gjatë: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të nisin negociatat. Dy nga hapat në rrugën e gjatë për anëtarësim.
Mosrealizimi i momentit historik do të ishte goditje fatale për atë që liderët europianë e kanë paralajmëruar si një zgjim gjeopolitik, pasi vendet e bashkuara kanë ndarë prej kohësh shumicën e gjërave që kanë të bëjnë me Rusinë dhe sigurinë europiane. Lënia jashtë e vendeve më të cenueshme ndaj kërcënimeve nga Rusia e Vladimir Putinit do ta bënte të kotë qëllimin e këtij ndryshimi strategjik.
Por nëse BE-ja ofron perspektivën e pranimit për tre vende të tjera, ajo nuk duhet të lejojë që angazhimi i saj të zvogëlohet gjatë rrugës, siç ka bërë në Ballkanin Perëndimor. Ndikimi përçarës i Rusisë në Ballkan ka pasur një ndikim shumë më të madh sesa investimi i saj material në rajon, dhe Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina janë tashmë pjesërisht të pushtuara nga trupat ruse.
Nga ana tjetër, nëse Brukseli do të privilegjonte Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë mbi Ballkanin, do të dërgonte një sinjal se është konflikti që tërheq vëmendjen e Europës dhe jo reforma politike dhe ekonomike.
Procesi i zgjerimit, dikur i shpallur si arritja më e madhe e Europës, ka ngecur prej vitesh. Sfidat janë të frikshme: Ballkani Perëndimor vuan mosmarrëveshje të jashtëzakonshme të pazgjidhura të trashëguara nga shpërbërja e Jugosllavisë, ashtu si edhe shtetet pasardhëse të Bashkimit Sovjetik në Europën Lindore të pushtuara nga Rusia. Reforma politike dhe ekonomike po mbahet rob i elitave të korruptuara.
Brukseli është kritikuar shpesh e sidomos kohët e fundit për qasjen ndaj Shkupit. E njohur si kandidate për anëtarësim në BE në 2005, statusi i Maqedonisë së veriut u ngri për shkak të një mosmarrëveshjeje dypalëshe me Greqinë. Megjithatë, marrëveshja historike e Prespës e arritur nga të dy vendet në vitin 2018 nuk i zhbllokoi gjërat. Në nëntor 2020, Bullgaria bllokoi Maqedoninë e Veriut nga përparimi drejt anëtarësimit në BE mes mosmarrëveshjeve mbi historinë, identitetin dhe gjuhën. Edhe Shqipëria është përfshirë në këtë mosmarrëveshje, pavarësisht përpjekjeve të saj të rëndësishme për reforma.
Politika e brendshme e vendeve europiane shpeshherë e ngarkuar e ka parë bllokun të humbasë rrugën e tij në politikën e jashtme. Pasoja në vendet fqinje që janë shumë të varura nga BE-ja ka qenë një rreth vicioz korrupsioni, bllokimi dhe kthimi prapa për sa i përket demokracisë.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=E3UcgzypYYI
Sondazh

Twitter reklamon produktet e reja - Në platformë do të publikohen adresa të kompanive të përzgjedhura nga secili
Tuiter ka bërë të ditur se do të ketë një funksion të ri në gjendje për të dërguar njoftime kur shitësit të hedhin prodhime të reja në treg. Shoqëria e......

Çmimet e naftës, në rënie - Për shkak të njoftimeve të përhapjes së COVID në Pekin dhe shqetësimeve për inflacionin
Çmimet e naftës ranë më shumë se 2 dollarë të hënën pasi një shpërthim i rasteve me COVID-19 në Pekin shuan shpresat për një rritje të shpejtë të kërkesës për......

Energjia dhe lëndët e para - Europa po kalon nga varësia ndaj Rusisë, në atë ndaj Kinës
Të dhënat e pubikuara nga “National Renewable Energy Laboratory” i administratës amerikane, bëjnë të qartë se ka një rrezik për kalimin nga varësia ruse në atë......

Putin: Perëndimi nuk bën dot pa gazin rus - Presidenti i Rusisë u shpreh se do të duhen vite për të zëvendësuar furnizimin
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u shpreh se do të duhen vite para se perëndimi mos të përdorë më naftën dhe gazin rus. Lajmi u raportua nga agjencia ruse e......

Rusia, 93 miliardë euro nga eksportet e karburanteve - Në 100 ditët e para të luftës, Franca është bërë blerësi më i madh i gazit rus në botë
Rusia ka arkëtuar 93 miliardë euro nga eksportet e karburanteve fosile në 100 ditët e para të luftës kundër Ukrainës që nisi më 24 shkurt, me pjesën më të......

Infarkti në zemër/ Studimi i ri: Një vizitë tek okulisti mund të parashikojë rreziqet!
Rreziku i një infarkti në zemër mund të parashikohet nga një vizitë okulistike rutinë, jo invazive. Është ky rezultati i studimit më të fundit të Shoqërisë......

Google do paguajë 118 milionë dollarë - Humb gjyqin përballë ish-nënpunëseve femra që e akuzonin për diskriminim gjinor
Google ka pranuar të paguajë 118 milion dollarë për të zgjidhur një padi kolektive për diskriminim gjinor. Padia u ngrit në vitin 2017 nga disa ish-punonjëse......

Vjosa, memorandum për “park kombëtar” - Rama: S’do lejohet asnjë veprimtari ekonomike, ndaluam hidrocentralet në Valbonë
Pas shumë diskutimesh për mbrojtjen e Vjosës, Ministria e turizmit dhe mjedisit u bind për të nënshkruar një memorandum për ta shpallur këtë lum në park......