Shqipëria Postuar më 15 Gusht 2022, 12:23

Tender 1,035 miliardë lekë për qendrën e fëmijëve - Ministria e Kulturës nis procedurat për ndërtesën e re!

Nga SCAN TV
Tender 1,035 miliardë lekë për qendrën e fëmijëve

Teatri i kukullave dhe Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë do të zhvendosen në një ndërtesë të vetme, të re pranë pranë parkut të Liqenit Artificial. Ministria e Kulturës ka hapur një tender me vlerë një miliard e tridhjetë e pesë milionë lekë. Qëllimi i këtij tenderi sipas Ministrisë së Kulturës është ndërtimi i një qendre të re multifuksionale në funksion të së ardhmes së edukimit artistik të fëmijëve në kryeqytet.

Godina e re e emërtuar “Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave” do të përbëhet nga Qendra Kombëtare e Kulturës dhe Teatri i Kukullave të cilat janë të vetmet institucione të dedikuara tërësisht për fëmijët. Aktualisht ato funksionojnë në dy godina të ndryshme dhe shumë larg njëra tjetrës të pozicionuara në Kinostudio dhe pranë Sheshit Skëndërbej në qendër të qytetit. Projekti i ri parashikon krijimin e një qendre të re, e cila synon zhvillimin e kushteve sipas standarteve europiane për ndërtesa sociale dhe edukative me fokus fëmijët dhe zhvillimin artistik të tyre.

Objekti  do të organizohet në 9 kate dhe 1 kat nëntokë  në një sipërfaqja totale rreth 9660.36m2. Teatri vendoset në katet e poshtme, Qendra e Kulturës në katet më të sipërme dhe ndërmjet tyre vendosen hapësirat e përbashkëta. Objekti ka një kat nëntokë që do të shërbejë për hapësirat teknike, hapësira e brendshme shtrihet në disa kate, tarraca e gjerë dhe hapja e skenës së teatrit në drejtim të parkut duke funksionuar në dy krahë.

Ndërtesat do të përmbajnë në brendësi të tyre hapësirën e biletarisë, auditor, sallë teatri, dhomat përgatitore, hapësira për provat, hapësira për prindërit etj.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=TmngkSHqC9Q

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat